LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarmante, shifrat nga Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orë janë shënuar mbi 2 mijë raste të reja

20 Gusht 2021, 13:33, Kosova & Bota CNA
Alarmante, shifrat nga Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHKP) në Kosovë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë humbur jetën si pasojë  e Covid-19, ndërkohë që janë shënuar 2 mijë e 250 raste të reja.

IKSHKP- ja njofton se janë kryer  11 mijë e 814 testime, nga të cilat 2 mijë e 250 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 mijë  e 700.

Në total numri i rasteve aktive është 16 mijë e 341. Në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 245 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666 mijë e 476 doza të vaksinës.

Deri më sot 227 mijë e 581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës./CNA.al

Lajmet e fundit nga