Connect with Us

Zai Fundo, intelektuali që e konsideronte Stalinin vrasës që në vitin 1938

Blog

Zai Fundo, intelektuali që e konsideronte Stalinin vrasës që në vitin 1938

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Hasan Bello

Një nga personalitetet më të njohura të Lëvizjes Komuniste shqiptare të viteve 20-30-të mbetet padyshim Llazar Fundo, ose siç njihet ndryshe Zai Fundo. Ai sëbashku me Sejfullah Malëshovën ishin dhe mbetën deri në fund të jetës dy nga pjestarët më të formuar në aspektin teorik dhe intelektual të kësaj lëvizjeje. Kjo bëri që ai të kuptonte shpejt realitetin dhe të distancohej nga komunizmi drejt social-demokracisë.

Zai Fundo ka lindur në Goricë të Korçës në vitin 1899. Pas përfundimit të Liceut Francez në Selanik, ai do të niset drejt Francës për të studiuar drejtësi në Universitetin e Sorbonës. Gjatë kësaj periudhe ai do të bjerë në kontakt me lëvizjen komuniste. Pas kthimit në atdhe Zai Fundo do të punoi për pak kohë si jurist. Ai do të angazhohet në radhët e organizatës “Bashkimi”, kryetar i së cilës do të bëhet pas vrasjes së Avni Rustemit.

Pas rënies që qeverisë së Nolit në dhjetor të 1924, Zai Fundo do të largohet për në Itali, Austri, Gjermani, Francë e Rusi. Në bashkëpunim me figura të tjera antizogiste ai do të angazhohet në gazetën “Liria Kombëtare” dhe organe të tjera të kohës, duke botuar artikuj dhe kritika me theks kritik ndaj politikës së jashtme dhe reformave të presidentit dhe më vonë mbretit Ahmet Zogu. Krahas kësaj, Zai Fundo do të aderoi edhe në Federatën Komuniste Ballkanike.

Për tu thelluar akoma më shumë në aspektin teorik, Zai Fundo do të niset drejt Bashkimit Sovjetik ku do të studioi për filozofi në Moskë, ku pas përfundimit të studimeve do jap leksione në Universitetin e Leningradit. Gjatë kësaj periudhe ai do të anëtarësohet në Komintern dhe do të luaj një rol aktiv në Grupin Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik. Kjo dëshmohet nga dokumentacioni dhe memorialistika e botuar.

Por gjatë qëndrimit në Bashkimin Sovjetik, Z.Fundo do të bëhet dëshmitarë i vrasjeve, internimeve dhe persekutimit të qindra e mijërave njerëzve të pafajshëm, shumë prej të cilëve vinin nga radhët e vetë komunistëve. Ai pa me sytë e tij se si ajo që propagandohej nga Stalini dhe shteti sovjetik në Europë, nuk përputhej aspak me realitetin. Prandaj gradualisht ai do të filloi të moderoi qëndrimet dhe pikëpamjet e tij politike duke kaluar drejt social-demokracisë.

LEXO EDHE:  Klaus Von Stauffenberg, Koloneli gjerman që tentoi të vriste Hitlerin për të shmangur shkatërrimin e Gjermanisë

Kjo, me shumë gjasë do të ketë filluar në vjeshtë të 1937-tës. Për shkak se më 5-6 korrik 1937, në bazë orientimit të ri të Kominternit, Ali Kelmendi dhe Llazar Fundo zhvilluan në qytetin e Lionit një takim me shqiptarët antizogistë. Sipas tyre, një rrugë për të depërtuar në masat e popullsisë dhe për të punuar me to për përhapjen e lëvizjes komuniste me mjete legale, ishte krijimi i shoqërive filantropike. Kjo do të shmangte kontrollin e organeve shtetërore dhe policisë.

Por, distancimi i Fundos nga lëvizja komuniste dhe përfaqësuesit e saj, bëri që të dështonte edhe plani për hartimin e një broshure që, pasi të shtypej, do të shpërndahej në Shqipëri. Sidoqoftë, orientimi i ri që erdhi nga Kominterni, ndikoi që lëvizja komuniste të bashkëpunonte me shtresa të ndryshme të shoqërisë, duke synuar integrimin e saj në hallkat e pushtetit lokal dhe në disa segmente të administratës.

Në një letër tjetër që Koço Tashko i dërgon Kominternit më 8 qershor 1938, ankohet për Llazar Fundon, i cili kishte filluar të fliste hapur kundër simboleve të komunizmit botëror. Kështu, në një drekë të organizuar nga antizogistët e organizatës “Bashkimi Kombëtar”, Fundo kishte folur kundër Stalinit, duke e cilësuar atë si vrasës. Ai e kishte konsideruar Bashkimin Sovjetik, një burg, i cili, nga pikëpamja ushtarake, nuk ishte në gjendje tu jepte ndihmë të dobishme lëvizjeve revolucionare.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga italianët në vitin 1939, Zai Fundo kthehet në atdhe ku për një kohë të shkurtër punon si mësues. Por për shkak të veprimtarisë së tij ai shihej me dyshim dhe pas një viti sëbashku me personalitete të tjera si Isuf Luzaj, Safet Butka etj do të internohet në ishin e Ventotenes. Me kapitullimin e regjimit fashist, ai kthehet në atdhe, ku baashkohet me lëvizjen antifashiste të vëllezërve Kryeziu në Malësinë e Gjakovës.

Kjo lëvizje mbështetej hapur nga oficerët britanikë. Por për shkak të orinetimit të saj anglo-amerikan dhe nacionalist,  si vëllezërit Kryeziu ashtu dhe Zai Fundo shiheshin me armiqësi nga emisarët jugosllavë pranë Enver Hoxhës dhe partizanët e Titos. Kjo del hapur nga orientimet e Enver Hoxhës për kapjen, torturimin dhe vrasjen e Zai Fundos.

Në shtator të 1944 ai kapet nga partizanët jugosllavë në Bytyç të Malësisë së Gjakovës dhe i dorëzohet partizanëve shqiptarë, të cilët sipas orientimit e pushkatuan në Kolesjan./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Ngjarjet dramatike në kufijtë e Evropës/ Më e keqja nuk ka mbërritur ende

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Daniel Trilling “The Guardian”

Është diçka shumë e keqe kur shtetet i thyejnë rregullat e tyre dhe i keqtrajtojnë njerëzit. Por ne duhet të shqetësohemi kur ata fillojnë që t’i ndryshojnë ato. Tre histori të kohëve të fundit, nga 3 zona të ndryshme të Evropës, sugjerojnë se qeveritë po kalojnë në një prag të ri të dhunës sa i përket mënyrës se si i kontrollojnë kufijtë e tyre.

Këto zhvillime janë të dëmshme në vetvete, por ato vendosin gjithashtu një precedent shqetësues në lidhje me mënyrën sesi vendet në pjesët e pasura të botës mund të përballen me zhvendosjet e ardhshme të njerëzve, jo vetëm nga lufta dhe persekutimi, por edhe nga kriza klimatike.

Në Britaninë e Madhe, Ministria e Brendshme është përpjekur në heshtje që ta ndryshojë ligjin e saj drakonian të kombësisë dhe kufijve, aktualisht në fazën e komisioneve parlamentare, duke miratuar një dispozitë që i jep stafit të Forcave Kufitare imunitet nga ndjekja penale edhe nëse nuk arrijnë që të shpëtojnë jetën e emigrantëve në det.

Ministrja Priti Patel, pretendon se kjo është një masë në thelb dashamirëse:nëse gomonet me refugjatë në Kanal përmbysen, kjo tragjedi do t’i ndalojë njerëzit e tjerë që të tentojnë udhëtimin e rrezikshëm. Në fakt, kjo qasje minon një parim kyç të së drejtës ndërkombëtare detare, që e bën të detyrueshëm shpëtimin e njerëzve në gjendje kritike për jetën.

Në Poloni, qeveria sapo ka miratuar një ligj të emergjencës, që i lejon autoritetet të kthejnë mbrapsht refugjatët që hyjnë “ilegalisht” në këtë vend. Ky është zhvillimi i fundit në një krizë të fortë diplomatike të Polonisë me Bjellorusinë, e cila ka inkurajuar me cinizëm refugjatë nga Iraku, Irani dhe pjesë të Afrikës që të kalojnë në BE, si një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Brukseli që në fillim të këtij viti.

Reagimi i ashpër i Polonisë ka lënë shumë njerëz të bllokuar në tokën e askujt midis dy vendeve. Me fillimin e dimrit organizatat humanitare paralajmërojnë për një krizë humanitare të afërt. Të paktën 8 persona kanë vdekur ditët e fundit, kryesisht nga hipotermia.

Në Evropën Juglindore, një ekip ndërkombëtar gazetarësh investigativë kanë zbuluar se Kroacia dhe Greqia po përdorin një “ushtri hije”, pra njësi që mbajnë veshur rroba civile por që janë të lidhura me forcat e rregullta të sigurisë të atyre vendeve, për t’i detyruar emigrantët të rikthehen mbrapsht.

Në Kroaci, këto njësi janë filmuar duke rrahur njerëz me shkopinj në kufi me Bosnjën.

Në Greqi, ato akuzohen për përgjimin e varkave që udhëtojnë nëpër Detin Egje dhe për  tërheqjen e gomones me refugjatë deri në ujërat turke. (Kroacia ka premtuar të hetojë raportet mbi këto abuzime, ndërsa Greqia e mohon këtë praktikë).

Po aq tronditës sa vetë pretendimet është fakti se zbulimet janë pritur kryesisht me një lloj indiferentizmi nga zyrtarët e BE-së, financimi i të cilëve ndihmon mbrojtjen kufitare në të dyja këto vende anëtare të unionit. 12 shtete anëtare po kërkojnë madje që BE-ja të rishikojë rregullat e saj në mënyrë që të mund të financojë “masa të mëtejshme parandaluese”, duke përfshirë muret dhe gardhet, në kufijtë e saj të jashtëm.

Të gjitha këto histori të marra së bashku tregojnë se largimi me forcë i emigrantëve nga territori i një vendi, edhe nëse i vendos këta të fundit në rrezik apo e shkel të drejtën e tyre për azil, po bëhet një praktikë e rrënjosur. Dikur diçka që ndodhte kryesisht në hije, po bëhet një praktikë gjithnjë e më hapur, me disa qeveri që përpiqen të gjejnë mënyrat për ta bërë të ligjshme këtë praktikë.



Propozimi i Mbretërisë së Bashkuar është kritikuar ashpër nga agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR, përfaqësuesi i së cilës tha se ai do të rrezikonte “në mënyrë të pashmangshme “jetët e emigrantëve”.

Dhe ky nuk është vetëm një problem sot për sot: është një provë e qartë e qasjes mizore se si qeveritë tona ka të ngjarë të përballen me efektet e krizës klimatike në vitet në vijim. Parashikimet mbi shtimin e migrimit për shkak të ndryshimeve të klimës, janë shumë të paqarta dhe të prirura për hiperbola.

LEXO EDHE:  Dezinformimi nga establishmenti politik, po e “vret” demokracinë perëndimore

LEXO EDHE:  Pse Beethoveni? Njëmbëdhjetë përgjigje nga dirigjenti Kent Nagano

Por një raport i ri nga Banka Botërore,thotë se 216 milionë njerëz mund të zhvendosen brenda vendeve të tyre për shkak të mungesës së ujit, shkatërrimit të të korrave dhe rritjes së nivelit të detit deri në vitin 2050. Edhe më shumë të tjerë mund t`u shtohen atyre,nëse do të përballen me perspektiva të dobëta ekonomike apo konflikte dhe paqëndrueshmëri në vendet e tyre.

Mjerisht, shumë nga politikanët tanë janë të prirur që ta shohin zhvendosjen si një kërcënim ndaj civilizimit të tyre. Kjo ishte edhe logjika e komenteve të Boris Johnson përpara nisjes së samiti të klimës në Gllasgou, kur ai pretendoi në mënyrë të gabuar se “emigrimi i pakontrolluar”, ishte përgjegjës për rënien e Perandorisë Romake, dhe se një fat i ngjashëm e pret sot botën.

Sipas kësaj narrative, një fatkeqësi mjedisore që na prek të gjithëve, shndërrohet në një çështje se si të pasurit dhe të fuqishmit mund të ruajnë privilegjet e tyre. Pjesët më të pasura të botës, kanë nisur tashmë që t’i militarizojnë kufijtë e tyre, një proces që është përshpejtuar në përgjigje të lëvizjeve të refugjatëve gjatë dekadës së fundit.

Në këtë fushatë, ato po mbështeten nga një industri në rritje e sigurisë kufitare. Një raport i fundit nga Instituti Transnacional, paralajmëron mbi atë që ai e quan “kompleksi kufitar-industrial”, një industri shumë miliarda dollarëshe në rritje, që varion nga infrastruktura e sigurisë deri te biometria dhe Inteligjenca Artificiale.

Vetëm tregu global i mureve me tela me gjemba dhe i mbikëqyrjes, parashikohet të ketë një kosto 65-68 miliardë dollarë deri në vitin 2025. Por kjo është një lloj sigurie false. Kontrolli kufitar kufizues dhe i dhunshëm, vetëm sa i bën më autoritare shoqëritë që i përdorin ato. Por nga ana tjetër ai nuk ndalon tërësisht lëvizjen e njerëzve.

Kjo qasje vetëm sa i detyron njerëzit të bëjnë udhëtime më të rrezikshme, duke i bërë ata akoma më shpesh objekt të reagimeve ksenofobike. Vendet ose rajonet që shihen si të dëshpëruara për t’i mbajtur jashtë emigrantët, shndërrohen në objektiva për fqinjët e paskrupullt që duan ta përdorin këtë çështje për të ushtruar presion politik.

Dhe rezultati përfundimtar, siç po vazhdojmë ta shohim në kufijtë e Evropës, është një shpërfillje e pashpirt ndaj jetës së njeriut. Në vend të kësaj ajo që kërkohet,përtej veprimeve për të reduktuar emetimet në atmosferë, është një plan për t’i ndihmuar njerëzit të përshtaten me rrethanat në ndryshim të mënyrës së jetesës, reduktim të pabarazisë globale, së bashku me politikat e migracionit që njohin realitetin e situatës së këtyre njerëzve.

Vitin e kaluar, komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut, vendosi që qeveritë nuk duhet t’i kthejnë mbrapsht njerëzit që vijnë nga vendet ku siguria e tyre do të kërcënohej direkt nga emergjenca e klimës. E megjithatë aktualisht nuk ka një kornizë të duhur ligjore për mbrojtjen e njerëzve të zhvendosur për arsye mjedisore.

Një studim i ri në SHBA i porositur nga administrata Bajden, rekomandon ligje të reja për të mbrojtur emigrantët e klimës, por ai është i kursyer në detaje. Vitet e ardhshme ka të ngjarë të shënojnë një pikë kthese sa i përket mënyrës se si qeveritë tona do të reagojnë ndaj zhvendosjes së njerëzve.

Ose ata duhet të punojnë bashkë për të ndërtuar një sistem që mbron jetën dhe dinjitetin e njerëzve, dhe që mund t’i përshtatet realitetit në ndryshim të shekullit XXI-të, ose kufijtë e tyre do të vazhdojnë të forcohen, me një kosto njerëzore shumë të madhe. Në rast se duam të shmangim këtë të fundit, atëherë tani është koha e duhur për të sfiduar logjikën e dhunshme të dëbimit, përpara se ajo të shkruhet në ligjet tona./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pesë shpikjet që ndryshuan botën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ndonëse është e pamundur që të listohen të gjitha shpikjet që ndryshuan historinë e botës tonë, disa spikasin si më transformuese se të tjerat. Lista e shpikjeve që e kanë ndryshuar dhe ndryshojnë jetën e njeriut është praktikisht e pafundme, por ja cilat janë 5 prej tyre që e revolucionarizuan njerëzimin:

Rrota

Disa njerëz e konsiderojnë rrotën si shpikjen më të madhe të të gjitha kohërave. Koncepti i një cilindri rrotullues nuk ishte i pamundur që të imagjinohej nga njeriu i lashtë, por ishte sfidues për t’u prodhuar. Që ai të funksiononte, nevojitej një bosht fiks.

Dhe për të prodhuar një bosht fiks me një rrotë që rrotullohej, vrimat në rrotë dhe skajet e boshtit duhej të ishin të lëmuara dhe të rrumbullakëta. Për të siguruar rrotullim të mirë, boshteve u nevojitej vetëm shtrëngimi i duhur për t’u përshtatur saktë në vrimat e rrotave.

Në kohën kur rrota u krijua nga populli sumerian në Mesopotami, ishin shpikur tashmë thurja e shportave, gjilpërat për qepje, pëlhura e endur dhe varkat për lundrim në ujë. Shpikja e rrotës çoi në risi të tjera, përfshirë ndërtimin e karrocave të para, të cilat e ndryshuan mënyrën se si jetonin, punonin dhe udhëtonin njerëzit. Përparime të tjera të rëndësishme si mullinjtë me ujë dhe erë, dhe anijet me motor me avull, i detyrohen po ashtu ndërtimit të rrotës.

Ashensori

Mekanizmat për transportin vertikal të objekteve datojnë mijëra vjet më parë. Në vitin 236 Para Krishtit, matematikani grek Arkimedi krijoi një ashensor rudimentar, që funksiononte me përdorimin e litarëve, rrotullave dhe një kapëse.

Në Romën e lashtë, kafshët e egra që mbaheshin nën arenën e famshme të Koloseut, dërgoheshin në arenë përmes një serie prej deri 28 ashensorësh, ku secili mund të mbante një peshë prej 270 kg, dhe kërkonte angazhimin e 8 burrave për të funksionuar.

Ashensori siç e njohim sot u krijua në vitin 1854, kur Elisha Otis prodhoi një ashensor me një pajisje sigurie. Shpikja e tij parandaloi rrëzimin e ashensorëve, nëse këputej ndonjë nga zinxhirët apo kavot mbajtëse. Projektet e kompanisë së tij ishin novatore për kohën, dhe kompania Otis vazhdon edhe sot të jetë lidere në industrinë e ashensorëve.

Shtypshkronja

Megjithëse Johanes Gutenberg është sinonimi i shtypshkronjës, ai nuk ishte i pari që e përdori një pajisje të tillë për të krijuar materiale të shtypura. Teksti më i vjetër i njohur i shtypur ishte një rrotull budiste e prodhuar në Kinë, duke përdorur metodën e shtypjes në bllok.



Por në vitin 1436, Gutenbergu e rafinoi procesin në mënyrë të tillë që ndryshoi përgjithmonë historinë. Shtypshkronja e Gutenberg përdorte blloqe metalike, ku secila shkronjë kishte bllokun e vet, dhe u krijuan kallëpe për të prodhuar shumë blloqe të secilës shkronjë.

LEXO EDHE:  Dezinformimi nga establishmenti politik, po e “vret” demokracinë perëndimore

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Gjermani, do të diktojnë ritmin e ecjes përpara të Evropës

Arritja e tij më e madhe ishte përdorimi i shtypshkronjës së tij për të prodhuar 200 kopje të Biblës brenda 3 viteve, gjë që ishte jashtëzakonisht e shpejtë për kohën. Shpikja e Gutenberg nuk u vlerësua plotësisht gjatë jetës së tij, dhe ai vdiq i varfër, teksa kreditorët e

tij ia morën pajisjet. Por pas vdekjes së tij, shtypshkronja u fut gjerësisht në përdorim, librat, broshurat dhe letrat u bënë më të arritshme dhe të përballueshme, dhe alfabetizimi i evropianëve u zgjerua përtej elitave të shoqërisë.

Vaksina

Koncepti i vaksinimit është një ide e vjetër. Ajo shkon prapa në kohë tek murgjit budistë, që pinin helmin e gjarpërinjve. Ndërkohë njerëzit në Kinën e shekullit XVII-të, e ekspozonin qëllimisht veten ndaj lisë së lopës në përpjekje për t`u mbrojtur kundër lisë, një sëmundje e ngjashme me të parën, por shumë më vdekjeprurëse.

Por ishte doktori britanik Eduard Xhener, një pionier në fushën e vaksinologjisë, ai që zhvilloi vaksinën e tij kundër lisë në vitin 1796. Pak më vonë, mikrobiologu francez Lui Pastër arriti përparime të tjera në këtë fushë, duke zhvilluar vaksinat kundër kolerës, antraksit dhe tërbimit.

Deri në vitin 1970, kishte vaksina të veçanta për të trajtuar fruthin vdekjeprurës, shytat dhe rubeolën. Në vitin 1971, mikrobiologu amerikan Moris Hilman i kombinoi ato në një vaksine të vetme (MMR). Hilman zhvilloi më shumë se 40 vaksina gjatë karrierës së tij, përfshirë ato për hepatitin A dhe B, meningjitin, pneumoninë etj. Shpikja dhe evolucioni i vaksinave kanë shpëtuar jetë të panumërta në mbarë botën.

Kompjuteri

Është e vështirë të mendosh për një aspekt të shoqërisë moderne, që nuk është ndikuar nga kompjuteri. Edhe pse shumë njerëz kontribuuan në atë që ne e quajmë kompjuter, disa mendje të shkëlqyera janë veçanërisht të rëndësishme. Ideja e një kompjuteri dixhital automatik daton që nga mrekullia matematikore e Çarls Babeixh.

Ai parashikoi një pajisje që mund të ekzekutonte operacione matematikore dhe që do të përfshinte një njësi memorie. Ideja e tij, e quajtur motori analitik, përfshinte elementë të kompjuterëve aktualë. Një hap i madh përpara ndodhi në vitin 1946, falë Xhon Moshli dhe Xh.Presper Ekert.

Këta dy shkencëtarë të Universitetittë Pensilvanisë krijuan kompjuterin e parë për përdorim të përgjithshëm – Integratorin dhe Kompjuterin Elektronik Numerik (ENIAC). Moshli dhe Ekert u larguan nga universiteti për shkak të një mosmarrëveshje mbi patentën e shpikjes dhe krijuan kompaninë e tyre. Është e rëndësishme të theksohet se megjithëse ato nuk janë aq të njohura, kontributet e 6 programueseve femra ishin thelbësore për suksesin e ENIAC./ discovermagazine.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Viti i zymtë 1672: Kur holandezët vranë dhe hëngrën kryeministrin e tyre

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u vranë brutalisht dhe madje u hëngrën nga bashkëkombasit e tyre holandezët. Kjo vrasje e dyfishtë, është një nga krimet më të paharrueshme në historinë e këtij vendi.

Po si mundi të ndodhte një ngjarje kaq brutale, në një vend tradicionalisht të qetë të Holandës?

Në vitin 1667, provinca e Holandës vendosi të shfuqizojë postin e ‘stadholder’ (kryeministrit), që në atë kohë mbahej nga Johan de Vit, në mënyrë që Princi Vilem van Oranzh (Vilemi III) , që ishte djali i vetëm legjitim i Vilemit II, të mos e pasonte në fron babanë e tij.

Provincat e tjera nuk kishin dëshirë të bënin të njëjtën gjë. Edhe vëllezërit De Vit e kundërshtuan këtë vendim, ndaj në fund u arrit një kompromis, sipas të cilit ata mund ta bënin Vilemin III gjeneral vetëm për një betejë.

Më 24 shkurt 1672, princi 21-vjeçar u emërua kapiten i përgjithshëm për një fushatë, me kushtin që ky pozicion të mbetej i papajtueshëm me atë të ‘stadholder’. Por 1672-ta, do të shënohej si viti i fatkeqësive në Holandë.

Ai vit nisi me një incident ushtarak në Kanalin e La Manshit, dhe pikërisht më 23 mars 1672. Pavarësisht nga një aleancë ushtarake me Anglinë, e lidhur që në vitin 1668 kundër Francës, anglezët ndaluan një skuadron, Flotën Smirna, me 70 anije holandeze dhe e bombarduan atë.

Më 27 mars, mbreti i Anglisë, Çarlsi II, i shpalli luftë Holandës. Presioni ndaj Johanit u rrit edhe më shumë pas 6 prillit 1672, kur të njëjtën gjë bëri mbreti Luigji XIV i Francës, i pasuar pak më vonë nga ai i peshkopit të Mynsterit dhe i kryepeshkopit të Këlnit.

Republika e Holandës ishte e rrethuar nga të gjitha anët, por ajo nuk zotëronte një flotë luftarake cilësore, dhe nuk ishte në gjendje të sprapste një sulm të kombinuar detar nga Anglia dhe Franca. Ndërkohë edhe ushtria tokësore ishte tërësisht e lënë pas dore, dhe nuk mund të kishte asnjë shans përballë dy fuqive të mëdha.

Ndaj shumë qytete dhe rajone në lindje të Holandës ishin dorëzuar. Johan De Vit e pa këtë dorëzim si një përpjekje për tradhti, duke dërguar ushtrinë. Shumë shpejt, popullsia lokale e pa këtë sulm, si një tradhti nga ana e qeverisë ndaj tyre. Kundër dëshirës së De Vit, parlamenti holandez hyri në negociata paqeje me Francën.

Por populli e pa edhe këtë lëvizje si një tradhti, dhe fajësoi sërish De Vit. Tentativa e parë për vrasjen e tij ndodhi më 21 qershor 1672. Kryeministri ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij pas punës. Shërbëtori i tij ishte duke ecur përpara, kur rreth orës 23 të mbrëmjes, ata u sulmuan nga disa të panjohur.

De Vit dhe shërbëtori i tij rezistuan fort.

Kryeministri u plagos në qafë, u rrëzua nga kali duke plagosur kokën. Kur ishte përtokë, atentatorët e goditën dy herë me thikë. Rreth të njëjtës orë, pati një atentat të pasuksesshëm ndaj vëllait të tij në një qytet tjetër (Dordreht).



Johan i mbijetoi goditjeve me thikë, por nuk ishte jashtë rrezikut për jetën deri më 12 korrik, teksa u detyrua të qëndronte në shtrat deri më 1 gusht për t’u shëruar nga plagët.

LEXO EDHE:  Covid-19 ka nxjerrë në pah sesa i dobët është në fakt Bashkimi Evropian

LEXO EDHE:  Pse Beethoveni? Njëmbëdhjetë përgjigje nga dirigjenti Kent Nagano

Një nga atentatorët u zbulua dhe më pas u arrestua.

Më pas ai deklaroi se plani i vrasjes ishte hartuar po atë ditë, dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me atentatin ndaj të vëllait, Kornelis De Vit. Por të gjithëve iu duket e pabesueshme ky pretendim. I riu, me një prejardhje nga shtresa e lartë, u ekzekutua pas një gjyqi të shpejtë, vetëm një javë pas sulmit ndaj kreut të qeverisë.

Por më 23 korrik, Vilem Tishelar, një kirurg në profesioni tha gjykatës se Kornelis de Vit i kishte ofruar atij 30.000 gulden më 8 korrik për të vrarë princin Vilemi III. Por tani që ky i fundit ishte anëtar i kabinetit, Johan e cilësoi të pavlerë qëndrimin e tij në detyrë, ndaj dha dorëheqjen më 4 gusht.

Me atë akt ai nuk kishte më pushtet politik, duk u bërë një qytetar i zakonshëm. Por më 15 gusht, qarkulluan zëra se Cornelis kishte dashur të arratisej apo se ishte liruar. Një turmë e zemëruar u mblodh para portës së burgut. Të frikësuar nga ndonjë trazirë, gjyqtarët urdhëruan nxjerrjen e Kornelis pranë dritares së qelisë së tij, për t’u treguar njerëzve se ai ishte ende atje.

Ndërkohë mbrojtja e Kornelis në gjyq filloi të shfaqte dobësi, kur u bë e qartë se ai ishte takuar më herët me Tishelar. Në fakt, gjykatësit donin ta shpallnin fajtor Kornelis – të paktën 3 prej tyre donin dënimin e tij me vdekje – por duke qenë se ata s’mund të provonin planin e tij për vrasjen e monarkut, nuk ishin ligjërisht në gjendje që ta bënin këtë.

Ai u shpall fajtor dhe u dënua më 20 gusht. Meqë dënimi me vdekje nuk ishte i mundur, Kornelis u dëbua përgjithmonë nga provinca e Holandës. Ai humbi të gjitha funksionet e tij zyrtare dhe pagoi shpenzimet e gjyqit. Mëngjesin e ditës tjetër në të gjithë qytetin e Hagës u vendosën shumë postera dhe pamflete, të cilat bënin thirrje për vrasjen e vëllezërve De Vit.

Më pas Johan De Vit u josh në një kurth, me njoftimin se donte ta takonte vëllai i tij në qeli.

Gjysmë ore më vonë, Johani donte të dilte nga burgu, por u pengua nga një turmë e madhe.

Në fundin e pasdites, disa pushkatarë hynë në burg, dhe i nxorën zvarrë vëllezërit. Kornelis u godit disa herë me thikë, ndërsa vëllai i tij u plagos në kokë. Më pas ai u qëllua nga prapa me pistoletë. Ekzekutimi mbaroi me thika kasapi.

Pas vdekjes së tyre, kufomat më pas u zhveshën plotësisht, dhe u varën me kokë poshtë. Më pas trupat e pajetë u shqyen. Iu prenë gishtat, veshët, hundët, buzët, gjuhët dhe duart. Trupat e tyre goditeshin nga njerëzit që kalonin, teksa zorrët u nxorën jashtë dhe u dhanë qenve, madje një pjesë u hëngrën nga njerëzit. Po ashtu zemrat e tyre u shkëputen nga trupi dhe u ekspozuan për vite me radhë në 2 kavanoza me vaj terpentine./ CNA.al

LEXO TE PLOTE