LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kapën me mallra kontrabandë/ Arrestohet 61 vjeçari, procedohet penalisht gruaja e tij

19 Gusht 2021, 09:58, Aktualitet CNA
U kapën me mallra kontrabandë/ Arrestohet 61 vjeçari,

Policia e Tiranës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Shtetasi Vladimir Hoxha, 61 vjeç është arrestuar ndërsa bashkëshortja e tij është proceduar penalisht.

Gjatë kontrollit nga shërbimet policore janë sekuestruar 115 kilogramë kafe, e cila dyhsohej se ishte kontrabandë.

Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht për veprën penale ?Fshehje e të ardhurave? edhe shtetasja me iniciale A. G., pasi gjatë kontrollit në subjektin e saj në afërsi të Tregut Ushqimor, nuk lëshonte kupon tatimor për mallrat që tregtonte.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale ?Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë?, ?Fshehje të ardhurash?, ?Mospagimi i taksave dhe tatimeve? dhe ?Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga