LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kundërshtuan punonjësit e forcave “Shqiponja”/ Arrestohen 3 persona

19 Gusht 2021, 12:55, Aktualitet CNA
Kundërshtuan punonjësit e forcave “Shqiponja”/ Arrestohen

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre shtetas dhe një person të shpallur në kërkim. Shtetasit Z.M, N.Z dhe K.D janë arrestuar pasi gjatë një aktiviteti festiv kanë kundërshtuar punonjësit e forcave Shqiponja.

Gjatë kontrollit për kapjen e këtyre personave, policia ka ndaluar dhe shtetasin E.K, 30 vjeç për veprat penale, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, ” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Shkatërimi i pronës”.

?Më datë 16.07.2020, Forca e Posaçme “Shqiponja”, e  DVP Elbasan,  në lagjen “28  Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Edison Kaçaniku  dhe pasagjer shtetasin J. Xh.( i cili është arrestuar më parë). Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t?u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga