LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarmante, aksidentet prodhojnë bilanc lufte/ Zbardhen shifrat

19 Gusht 2021, 06:40, Kronika CNA
Alarmante, aksidentet prodhojnë bilanc lufte/ Zbardhen shifrat

INSTAT ka deklaruar se në 7-mujorin e vitit 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 118-të persona nga 88-të persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shënon një rritje me 34%.

Gjithashtu në 7-mujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1 mijë e 50 persona nga 824 persona në 7-mujorin e vitit 2020.

Gjatë muajit korrik 2021 numërohen 114 aksidente rrugore nga 130 aksidente të ndodhura në muajin Korrik 2020, duke u ulur me 12,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shumica e këtyre aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25?34. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 20,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në shtatëmujorin e 2021, aksidentet rrugore, në 15,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 20,6 %, krahasuar me një vit më parë./CNA.al

Lajmet e fundit nga