LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhaçka në Rinas/ “Afganëve do t’iu bëhet tamponi, rastet pozitive do të karantinohen”

18 Gusht 2021, 09:53, Politikë CNA
Xhaçka në Rinas/ “Afganëve do t’iu bëhet

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndodhet në Rinas ku dhe po inspekton situatën para mbërritjes së afganëve në Shqipëri.

Mësohet se në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake si dhe staf mjekësor për të pritur rreth 300 afganë.

Stafi mjekësor do të kujdeset për ta dhe do të kontrollojë gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike.

Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t’u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS.

Sipas Report Tv mëson se afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës.

Gjithashtu, mësohet se nisur nga fakti që jemi në një periudhë pandemikë, afganëve do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar.

Në momentin që do të ketë persona që do të rezultojnë pozitiv me COVID, ato do të karantinohen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga