Connect with Us

Nga sekretarja e Llallës tek inspektoret e KLD/ 42 zyrtarë të drejtësisë nën hetim

Vetingu

Nga sekretarja e Llallës tek inspektoret e KLD/ 42 zyrtarë të drejtësisë nën hetim

Publikuar

-

cna lajme vetting

Procesi i  Vettingut do të rinisë në Shtator. Janë 88 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë mbetur pa dalë në Vetting dhe pas tyre vijnë ndihmësit ligjorë, për të cilët tashmë Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka hedhur shortin dhe ka nisur hetimet.

Shtatori në KPK nis me drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjes Arben Dyla, i cili do të dalë në seancë dëgjimore në datën 7 shtator. Po në të njëjtn ditë me Vettingun do të përballet edhe gjyqtarja e Fierit, Adelina Zarka.

Kujtojmë se KPK, përgjatë këtij procesi ka kaluar përmes përplasjesh me Operacionin Ndërkombëtarë të Monitorimit.

ONM në disa raste ka dalë kundër vendimeve të KPK, çka ka çuar në reagimin e kësaj të fundit. Por, pavarësisht të gjithave zyrtarisht KPK, thotë se e vlerësojnë çdo rekomandim të ONM.

Që prej konstituimit të tij në qershor të vitit 2017, ka pasur dhe vazhdon të ketë bashkëpunim të frytshëm me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, për të përmbushur misionin kushtetues të procesit të rivlerësimit në zbatim të ligjit nr. 84/2016 dhe në respektim të plotë të kuadrit procedural dhe kërkesave institucionale.

Për këtë qëllim, Komisioni ka vlerësuar dhe çmuar çdo rekomandim dhe opinion të vëzhguesve ndërkombëtarë, duke e konsideruar të rëndësishëm rolin e tyre kushtetues, në garantimin e një procesi rivlerësimi të drejtë e të pavarur, në funksion të rikthimit të besimit të publikut te organet e reja të drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbetet i angazhuar për të ushtruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe pavarësi detyrat dhe funksionet e ngarkuara me ligj, për të kryer këtë proces të rëndësishëm dhe historik për vendin”, thuhet në deklaratën e KPK-së për mediat, duke zbutur kështu përplasjet me ONM që në prag të pushimeve u bënë kryefjalë në drejtësi.

Nën hetime këshilltarët ligjorë

Vettingu, shkalla e parë, me dy standarte ose jo, deri më tani ka “hedhur në rrugë” 157 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa janë konfirmuar në detyrë 175 subjekte. KPK në 56 raste ka vendosur për ndërprerje të procesit, në 8 raste për pushime të procesit në 25 raste për përfundim procesi dhe tre vendime për pezullim nga detyra.

Në të njëjtin filtër pritet të kalojnë edhe 42 këshilltarë ligjorë në gjykata e prokurori, të cilët në të ardhmen mund të jenë kandidatë potencial për gjyqtarë dhe prokurorë.

Ndër emrat që është futur në listën për t’u hetuar është edhe ish-sekretarja e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Elona Shehu e cila sot rezulton të jetë ndihmëse ligjore në Prokurorinë e Tiranës, do të japë llogari para Vettingut, njësoj si shefi i saj Llalla.

LEXO EDHE:  Shtyhet seanca dëgjimore për gjyqtaren e Apelit/ KPK zbulon arsyen

Të tjera emra që radhiten për t’u hetuar janë Sofia Zhila, Zhaneta Pira, të dyja  isnpektore në ish-KLD, këshilltarë ligjorë të Gjykatës Kushtetuese apo asaj të Apelit.

Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni vendosi shpërndarjen e çështjeve të subjekteve të rivlerësimit sipas nenit 3, pika 6, germa “d” dhe nenit 6 të rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.

Lista e subjekteve të shortuar më 15.6.2021, është si më poshtë:

Dashamir Alsula Nd.ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme

Sofia Zhilla Inspektore Ish-KLD

Aida Mërtiri Këshilltare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Ermal Tauzi Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.

Kaliona Nushi Këshilltare në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.

Zhaneta Pira Inspektor Ish-KLD

Gent Pejo Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.

Donika Pahumi Nd.ligjor në Prokurorinë Tiranë.

Alma Tafani Nd.ligjor në Prokurorinë Tiranë.

Arjana Gaçi Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Jonida Kondili Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.

Jurgen Selimi Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.

Spartak Mitrushi Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Jorida Liko Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Persand Tefa Nd.ligjor në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Eugen Papandile Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.

Anida Bica Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Aulona Bodo Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Flamur Kolleshi Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Ornela Xhembulla Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Besmir Rrapaj Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Nertila Ndregjoni Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Gerti Shani Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Alma Troshani Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Laureta Ahmeti Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.

Majlinda Tosku Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.

Enida Lamçe Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.

Monika Çuhadari Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Selami Zalli Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Laureta Nezaj Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Saimir Nafizi Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Majlinda Misko Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Klement Kajana Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Ornela Troplini Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Durrës.

Marjola Beluli Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Vlorë.

Olta Aliaj Nd.ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.

Elona Shehu Nd.ligjor në Prokurorinë Tiranë.

Roland Agolli Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Durrës.

Ervin Aliu Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Aneta Strakosha Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.

Albana Palaj Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Shkodër.

Ervin Xhihani Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Korçë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Prokurori përleshet me oficerët e gardës/ Vetting me grushta

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Prokurori Dritan Gina është shkarkuar sot nga Vetting me sherr.

Sipas mediave që kanë qenë prezente në sencë, në kohë që  kryesuesja e trupës së KPK kishte filluar seancën duke konstatuar mungesën e subjektit, prokurori Dritan Gina ka shtyrë me forcë oficerët e Gardës dhe u është futur pjesërisht në sallë duke bërtitur: “Ç’a është kjo seancë?!”, por oficerët e e kanë nxjerrë jashtë në pak sekonda.

Përleshjes me oficerët e gardës i ka paraprirë një debat.

Sipas Birn, paraprakisht, Gina ka debatuar me oficerët e Gardës, pasi ishte paraqitur pa kartë ID dhe refuzoi që të kontrollohej.

“Subjektet nuk kontrollohen,”  ka thënë Gina. Por oficerët kanë reaguar duke thënë se zbatonin një rregullore.

Garda vuri në dijeni Komisionin dhe trupa e KPK vendosi të niste seancën pa praninë e Ginës, i cili ndodhej pas derës.



Si ka nisur përplasja

Kur kryesuesja Etleda Çiftja po lexonte rrëzimin e disa kërkesave paraprake të Ginës nga një trupë tjetër gjykuese, sipas Birn, prokurori shtyu oficerin që ndodhej jashtë dhe tentoi të hynte me forcë në sallë.

LEXO EDHE:  Shtyhet seanca dëgjimore për gjyqtaren e Apelit/ KPK zbulon arsyen

LEXO EDHE:  Përballet me komisionerët e Vettingut/ Zbardhet vendimi për prokuroren Memçaj

Garda e ndaloi dhe Çiftja tha me zë se Gina tentoi të hynte me forcë, si shënim për proceverbalin e seancës.

Trupa me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin procedoi me njoftimin e shkarkimit të Ginës, i cili u gjet në probleme të pasurisë dhe figurës.

Ky i fundit jashtë seancës këmbënguli se subjektet nuk kontrolloheshin dhe se seanca pa praninë e tij ishte e padrejtë. “Mezi paskan prit,” tha ai pasi u njoftua për vendimin.

Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit nisi një procedim për fshehje të pasurisë.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina e kontestuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Markut, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Ndërsa procedimi penal u mbyll pa rezultate, bashkëshortja e subjektit, Rovena Gashi u shkarkua nga vetingu për “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Seancë me tensione/ Pasuria i “ha kokën” prokurorit Dritan Gina

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokuroitv të Tiranës, Dritan Gina.

Gina ka pasur të njëjtin fat si të bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, e cila u shkarkua në korrik të 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë USD.

Pas tetë seancash në KPK, Dritan Gina mori sot vendimin përfundimtar nga Komisioni i Vetingut.

Seanca është zhvilluar me tensione pasi Gina ka refuzuar të kontrollohej nga Garda e Republikës dhe u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua. Kështu që vendimi i KPK është marrë në mungesë.

Duke vënë në balancë shpenzimet dhe të ardhurat, Komisioni i Vetingut kishte konstatuar se prokurori Dritan Gina nuk justifikonte rreth 100 mijë USD për vitet 2010-2015.

Komisioni konstatoi si pasuri problematike një apartament me sipërfaqe 121 m2 në Tiranë. Këtë pasuri, Dritan Gina ka deklaruar se ia ka dhuruar vjehrri në vitin 2004. Apartamenti kishte vlerë rreth 34 mijë euro. Por, nga hetimi ka rezultuar se kontrata me shoqërinë ndërtuese ishte nënshkruar nga Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi, duke paguar edhe detyrimin monetar. Sipas KPK-së, çifti nuk kishte burime të të ligjshme të ardhurash për të blerë këtë apartament.



Nga ana e tij, Dritan Gina këmbënguli se këtë pasuri ia kishte dhuruar vjehrri atij dhe bashkëshortes së tij Rovena Gashi. “Vjehrri ka deklaruar kalimin e të drejtës reale të pronës në emër të vajzës dhe emrin tim. Me ç’të drejtë është konkluduar se e kam paguar unë? Si ma faturoni mua?”, tha ia.

Në vitin 2011, prokurori Dritan Gina ka blerë një apartament në Durrës tek “Shkëmbi i Kavajës”, me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 88 mijë USD. Nga ky çmim, Gina tha se shitësi i kishte ulur atij 35 mijë euro pasi e kishte shok. Megjithatë, KPK-ja konstatoi se Gina kishte mungesë të ardhurash të ligjshme në vlerën 19 mijë USD për të përballur blerjen e këtij apartamenti. Gina kundërshtoi këtë konkluzion, duke pohuar se ishte i vetmi nga radhët e prokurorëve që kishte deklaruar trajtimin preferencial në blerjen e kësaj pasurie. Gina akuzoi këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë të KPK-së se kanë krijuar tymnajë rreth pasurisë së tij.

LEXO EDHE:  Komisioni i Vetingut përshpejton proçedurat/ Gati ngritja e KLGJ, KLP dhe SPAK

LEXO EDHE:  Emrat më të përdorur të bebeve në vitin 2016

Komisioni i Vetingut konstatoi se Dritan Gina nuk kishte burime të ligjshme të ardhurash as për të justifikuar blerjen e një makine me vlerë 15 mijë euro në vitin 2016. Për këtë konstatim Gina tha se “Makina është blerë ne emër të subjektit Rovena Gashi dhe nga hetimi i Komisionit për atë subjekt nuk janë gjetur probleme. Ç’punë kam unë tani që më dalin probleme?”.

Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive.

Ky raport prodhoi debate dhe tension dje në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjatë seancës dëgjimore. Ashtu si konkluzionet për pasurinë, Gina e konsideroi raportin prodhuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe DSIK si dashakeqës. Komisioni i Vetingut nuk ka mbajtur ende një qëndrim përfundimtar për raportin e DSIK. Seanca për Dritan Ginën do të vijojë në datën 25 shtator.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Për një apartament i “pritet koka”/ Një tjetër prokuror del jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Procesi i vetingut për prokurorin Çelaj u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjen dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Ndërsa përfaqësuese e ONM ishte Elka Ermenkova.

Sipas KPK prokurori nuk justifikonte një apartament në Selitë, sipas të cilit i ishte dhuruar nga vjehrri.

Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Relatimi i KPK-së për pasurinë u fokusua më së shumti në një apartament në Selitë të Tiranës, i blerë nga subjekti në vitin 2012 kundrejt çmimit 48 mijë euro, pasuri për të cilën Çelaj pretendoi se nuk kishte shpenzuar asnjë “centezë” dhe se i ishte dhuruar nga vjehrri.



Relatorja Çiftja sqaroi se subjekti kishe deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie në vitin 2012 marrëveshjen e vjehrrit të ndjerë më një shoqëri ndërtuese. Nga verifikimi i pronës ka rezultuar se është e regjistruar në dy apartamente të ndryshme, që janë bashkuar në një.

LEXO EDHE:  Komisioni i Vetingut përshpejton proçedurat/ Gati ngritja e KLGJ, KLP dhe SPAK

LEXO EDHE:  Komisioni i Vetingut përshpejton proçedurat/ Gati ngritja e KLGJ, KLP dhe SPAK

Çelaj ka shpjeguar për KPK-në se vjehrri i tij së bashku me ortakun kanë dakordësuar një marrëveshje në vitin 2007 me firmën ndërtuese për të kryer gjithë instalimet elektrike kundrejt vlerës 94 mijë euro ose në këmbim të dy apartamenteve, që përbëjnë banesën e blerë nga subjekti, shkruan Reporter.al.

Komisioni vëren se kontrata e shitblerjes ishte nënshkruar nga prokurori Çelaj dhe se është shënuar se vlera 48 mijë euro është likujduar plotësisht. Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se kontrata ishte nënshkruar vetëm prej tij, pasi bashkëshortja ishte e angazhuar në disa situata familjare.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës prokurorit Erion Çelaj se duket se nuk provohet që apartamenti të jetë përfituar nga vjehrri, pasi në aktin e shit-blerjes nuk përcaktohet marrëveshja e vitit 2007 si burim, si dhe është shënuar se subjekti ka shlyer çmimin 48 mijë euro. Sipas KPK-së, nga hetimi administrativ nuk është provuar marrëdhënia mes ndërtuesit dhe vjehrrit dhe as përfitimi i ndonjë apartamenti nga ortaku i tij./CNA.al

“E kam dhuratë nga vjehrri”/ Si e justifikon pasurinë, në Tiranë prokurori Çelaj?

LEXO TE PLOTE