LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpallur në kërkim për vjedhje me armë/ Arrestohet 40-vjeçari

18 Gusht 2021, 12:06, Aktualitet CNA
I shpallur në kërkim për vjedhje me armë/ Arrestohet

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Lezhë nga Forcat e Policisë. Mësohet se ky i fundit akuzohej për veprën penale ?Vjedhje me armë “, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Specializuara në e Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Elton Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë( me precedentë kriminal).

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me armë” , e kryer në bashkëpunim, ku nga ky dënim ka dhe 6 muaj pa kryer, ngjarje e ndodhur me 12.03.2009, ku kanë vjedhur me armë një sasi parash që trasportoheshin nga një bankë në postë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga