Connect with Us

Evropa në “luftë” me flakët dhe përmbytjet e mëdha

Bota

Evropa në “luftë” me flakët dhe përmbytjet e mëdha

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Evropa është përfshirë nga vala e nxehtësisë, zjarret dhe stuhitë që po shkaktojnë jo vetëm shkatërrime por kanë marrë edhe jetë njerëzish.

Franca

Në jug të Francës, një person ka ndërruar jetë dhe 22 të tjerë janë plagosur lehtë ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të shuar zjarrin më të keq të vendit këtë verë.

Zjarri ka djegur rreth 7 mijë hektarë në rajonin Var, i njohur për pyjet, vreshtat dhe faunën e tij. Temperaturat e larta dhe erërat e forta detyruan autoritetet lokale të evakuojnë rreth 7 mijë njerëz nga shtëpitë dhe kampet.

Greqia

Ndërkohë në Greqi, qindra zjarrfikës po përpiqen të shuajnë një zjarr në veriperëndim të Athinës për dy ditë me radhë.

Zjarri në zonën e Vilia-s ka detyruar evakuimin e një azili pleqsh dhe disa fshatrave, ndërkohë që dy persona janë vënë në pranga ndryshimin e zjarrvënies së qëllimshme. Qindra zjarre kanë shpërthyer në të gjithë Greqinë këtë muaj, të nxitur nga vala më e rëndë e nxehtësisë e vendit në dekada.

Gjermania

Në anën tjetër Gjermania po përballet sërish nga përmbytjet dhe ditën e sotme ekipet gjermane të shpëtimit kanë gjetur trupin e një gruaje, e cila rrëshqiti nga ura nga përmbytjet në Bavari. Shirat e dendur dhe të papritur të hënën pasdite, shkaktuan përmbytje të shumta.

LEXO EDHE:  Shkodra “noton” në ujë/ Bashkia jep informacione për situatën

Austria

Në Austri, rajoni Pinzgau i Salzburgut, i cili kishte vuajtur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet fundjavën e kaluar, u prek veçanërisht nga shirat e dendur të martën në mbrëmje. Në Wald në Pinzgau, rrugët dhe hekurudha janë shkatërruar dhe disa zona janë izoluar totalisht, sipas CNN.

Italia

Italia në anën tjetër po përballet me të dy ekstremet e motit, në veri vendi është përballur me përmbytje të shumta ndërsa jugu ka temperatura ekstreme, të shkaktuara nga i ashtuquajturi anticiklon “Lucifer”.

Një mot i tillë ekstrem pritet të ndodh më shpesh pasi planeti po ngrohet. Shkencëtarët e klimës thonë se ka pak dyshime se ndryshimet klimaterike nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror po nxit ngjarjet ekstreme, të tilla si valët e nxehtësisë, thatësira, zjarret, përmbytjet dhe stuhitë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Nga lidhja me të dashurën e bardhë tek afera me profesorin/ Dalin në dritë sekretet e errëta të ish presidentit Obama

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një biografi mbi ish-presidenti amerikan Barack Obama, zbulon disa sekrete nga jeta e këtij të fundit, sidomos lidhur me marrëdhëniet e tij seksuale.

Libri ëshë shkruar nga fituesi i çmimit Pulitzer, David Garrow. Ai ka dalë për shitje disa kohë më parë.

Në librin e tij Garrow flet me një ish-të dashurën e Obamës, e cila pretendon se kanë fjetur së bashku në takimin e tyre të parë,  dhe se ish presidenti përdorte kokainë dhe ‘konsideronte’ të kishte një marrëdhënie homoseksuale me profesorin e tij.

Cook u takua me Obamën në vitin 1983 gjatë një feste për Vitin e Ri, ndërkohë që ai si ishte 22 vjeç dhe sapo ishte diplomuar nga Columbia University.Në atë kohë Obama punonte si analist financiar.



“Q është për të gjitha q… që kemi bërë”, thuhet në një poemë që Cook bëri pas seksit me Obamën, dy javë pasi ata ishin takuar.“Seksualisht ai nuk ishte shumë imagjinues, por ishte shumë i rehatshëm. Nuk ishte tip i turpshëm”, thotë ajo në libër.

LEXO EDHE:  Reshjet intensive të shiut/ Berati nën ujë, rritet frikshëm edhe niveli i Osumit

LEXO EDHE:  Meta në Berat: Osumi ka lënë pasoja serioze

Ajo vijon më tej, duke thënë se tymosnin marijuanë, ndërkohë që sipas Cook, Obama merrte edhe kokainë me miqtë e tij.Në libër flitet edhe për marrëdhënien e Obamas me profesorin e tij homoseksual, Laërence Goldyn.

“Obama i shkroi të parës të dashur intime që kishte, se e kishte shqyrtuar mundësinë që të bëhej gej, por më pas vendosi që marrëdhëniet mes të njëjtit seks janë më pak sfiduese”, thuhet në libër.Sipas autorit të librit, profesori homoseksual ka pasur një ndikim të fortë tek Obama.

Në libër tregohet edhe historia e lidhjes së ish-presidentit me Sheila Jagër. Kjo e fundit pretendon se dilte me Obaman, edhe pasi ky i fundit ishte lidhur me bashkëshorten e tij, Michelle./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Aksidenti në minierë vret 14 persona/ Ekipi i shpëtimit zhduket

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të paktën 14 persona u vranë në një minierë ruse të qymyrit në Siberi të enjten, duke përfshirë tre anëtarë të ekipit të shpëtimit që u dërguan në përpjekje për të nxjerrë dhjetëra minatorë ende të zhdukur.

Të paktën 11 minatorë vdiqën në aksidentin fillestar, kur pluhuri i qymyrit mori flakë në një bosht ventilimi në minierën Listvyazhnaya në rajonin e mbuluar me dëborë të Kemerovës, duke e mbushur minierën me tym, citoi agjencia e lajmeve TASS të ketë thënë shërbimet lokale të urgjencës.

“Mundësia e një shpërthimi është shumë e lartë. Ne kemi vendosur të pezullojmë operacionin e kërkim-shpëtimit derisa të ulet përqendrimi i gazit,” tha guvernatori rajonal Sergei Tsivilev. Nivelet e metanit ishin jashtëzakonisht të larta, tha ai.

Dhjetëra punonjës po trajtoheshin në spital, të paktën disa prej tyre të helmuar nga tymi. Katër ishin në gjendje kritike.

Rajoni i Kemerovës që prodhon qymyr afërsisht 3500 kilometra në lindje të Moskës është goditur prej vitesh nga aksidente fatale në miniera.

Miniera është pjesë e SDS-Holding, në pronësi të Unionit të Biznesit Siberian. Sindikata nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm. Përpara se operacioni i shpëtimit të ndalohej, guvernatori tha se ende kishte energji elektrike dhe ventilim në minierë, por ata kishin humbur kontaktin me disa njerëz thellë nën tokë.

“Për momentin, nuk ka tym të rëndë, kështu që shpresojmë që të mos ketë zjarr”, tha guvernatori Tsivilev. “Ne nuk kemi linja komunikimi me këta persona, sistemi i komunikimit nëntokësor nuk funksionon”.

LEXO EDHE:  Rrebeshi nuk kursen as Beratin/ Përmbyten rrugët dhe rrëzohen pemët

LEXO EDHE:  SHBA i ngjajnë gjithmonë e më shumë Europës



Rreth 285 persona ishin brenda në minierë kur tymi u përhap përmes boshtit të ventilimit, tha Ministria e Emergjencave. Të paktën 239 minatorë dolën mbi tokë, thanë autoritetet. Ata nuk thanë se çfarë e kishte shkaktuar tymin.

‘Fatkeqësi e madhe’

Presidenti Vladimir Putin tha se kishte folur me guvernatorin dhe zyrtarët e urgjencës, duke e përshkruar aksidentin si një “fatkeqësi të madhe”.

“Fatkeqësisht, situata nuk po bëhet më e lehtë. Dhe ka rrezik për jetën e ekipit të shpëtimit… Ne do të shpresojmë që ata të mund të shpëtojnë sa më shumë njerëz që të munden,” tha ai. Kremlini tha se Putini kishte urdhëruar ministrin e emergjencave të shkonte në rajon për të ndihmuar.

Kemerova shpalli tre ditë zie.

Në vitin 2007, Kemerova ishte vendi i aksidentit më të rëndë të minierave që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, kur një shpërthim në minierën Ulyanovskaya mori jetën e më shumë se 100 njerëzve. Në vitin 2010, shpërthimet në minierën Raspadskaya të rajonit vranë më shumë se 90 minatorë.

Dega rajonale e agjencisë së zbatimit të ligjit të Komitetit Hetimor tha se kishte hapur një çështje penale për pakujdesi që kishte shkaktuar humbje jete./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Të vaksinuarit udhëtojnë lirshëm në BE nga 2022

Publikuar

-

Nga

Të gjithë qytetarët e vaksinuar mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa kufizime, duke filluar nga viti 2022.

Kështu informoi Komisionerja Evropiane për Punë të Brendshme Ylva Jonhansson, gjatë një konferencë për shtyp.

Kushti i vetëm për të udhëtuar lirisht është që vaksinat e bëra të jenë të njohura nga BE. Ndërsa ata që kanë bërë vaksina që nuk janë të njohura nga BE, por i njeh OBSH, duhet të bëjnë edhe një test PCR.

LEXO EDHE:  Shkodra “noton” në ujë/ Bashkia jep informacione për situatën

LEXO EDHE:  Dyfishohen shkarkimet në Vaun e Dejës, Ilir Bejtja: Situata nën kontroll, kaskada e Drinit në monitorim



Gjithashtu, test PCR nevojitet edhe për personat që e kanë kaluar virusin.

Deri më tani, ishte në dorën e vetë shteteve të unionit për të përcaktuar politikat e tyre në lidhje me hyrjet nga vende të tjera që janë apo nuk janë pjesë e BE-së./euronews

LEXO TE PLOTE