Connect with Us

Xhelal Mziu i futet thellë diplomacisë, por ngatërron datat/ “Shqiptarët, duhet të bëhen pak boshnjakë!”

Satire Politike

Xhelal Mziu i futet thellë diplomacisë, por ngatërron datat/ “Shqiptarët, duhet të bëhen pak boshnjakë!”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Profesor Doktor Xhelal Mziu, deputeti më i ri i Partisë Demokratike në Parlamentin e ri, duket se pa nisur punimet ende Kuvendi i ri, e ka shprehur interesin më të ri të tij për politikën e jashtme. Një interes, që edhe mund të konkretizohet në pjesëmarrjen e Dr.Mziut në komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit të ri.

Në një postim në faqen e tij, deputeti i ri i PD-së, fokusohet në politikën rajonale, që natyrisht synon ta përdorë të sulmojë Edi Ramën.

Por ngatërron kohën. Mziu publikon një video nga përkujtimi i masakrës së Srebrenicës në vitin 2015, ku të pranishmit kontestuan Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

LEXO EDHE:  Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga kreu i PD në Kamëz/Debate në mbledhjen e kryesisë

Nuk dihet pse Mziu është kujtuar për Srebrenicën, pasi përvjetori i masakrës së tmerrshme ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë është më 11 korrik, shkruan Tema.

Por ideja e deputetit të PD-së, është solide dhe e shpreh në një koment në postimin e tij ku shprehet: “Dhe Shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë, duhet të bëhen pak boshnjakë”.  Ka shumë gjasa që këto tema, të elaborohen nga shtatori, kur edhe të nisë Kuvendi i ri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Satire Politike

FOTO-Basha tallet me realitetin/ Rrjeti “shpërthen” në meme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të qeshurat e kreut të PD, Lulzim Basha në parlament me fjalimin e deputetit Sajmir Korreshi, janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Disa prej faqeve më të shikuara dhe njohura në rrjetet sociale, kanë realizuar meme me ndodhinë e fundit në parlament.

Teksa deputeti Korreshi tregonte situata problematike në qytetin e Lushnjes, kryetari i PD, nuk mbante dot të qeshurat.

LEXO EDHE:  Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga kreu i PD në Kamëz/Debate në mbledhjen e kryesisë

LEXO EDHE:  Gara për Bashkinë e Tiranës/ Salianji: Nuk kam ambicie për të qenë kandidat i PD-së



Ky moment është kthyer në meme dhe Lulzim Basha është bërë edhe një herë tjetër “viral”.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Basha fle gjumë në këmbë/ Gazment Bardhi e sheh me ëmbëlsi

Publikuar

-

Nga

Ëndrrat e Bashës me Kryeministër/ Kreu i PD, i zhdukur që prej një jave

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shfaqur sot duke shkuar në Kuvend, i përgjumur.

Basha është fotografuar teksa ecte me sytë mbyllur, duke dhënë kështu një mesazh se të mbyllur do t’I ketë sytë edhe në Kuvend, ashtu siç ka bërë këto tetë vite kur e la PD në mes të rrugës, në Opozitë, pas asnjë lloj pushteti.

LEXO EDHE:  4 vite burg për Fran Frrokajn/ Reagon PD: Organet e drejtësisë të qëndrojnë larg ndikimeve politike

LEXO EDHE:  Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga kreu i PD në Kamëz/Debate në mbledhjen e kryesisë

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi , i cili në foto duket që e sheh me ëmbëlsi dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD, Afred Rushaj që e ndjek nga pas, Basha e ka marrë gjumin me vete në Kuvend.

Më poshtë po sjellim foton e Bashës, ku duke ecur fle edhe gjumë./CNA.al



 

 

 

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

E pabesueshme/ CNA.al letër urgjente Kuvendit të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sot në mesditë, duke parë seriozitetin e situatës në lidhje me Kuvendin dhe atë çfarë presin qytetarët, CNA.al ka vendosur të çojë publikisht këtë letër.

Të nderuar drejtues aktual të Kuvendit, zyrës së Protokollot, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryetarit në detyrë, zotit Gramoz Ruçi.

Pra, të gjithë funksionarëve që po merren me përgatitjen, e nesërme.

Pra, sesionin e 10, në datën 10, në orën 10. Ku parlamenti pret me ankth a do hyjë apo nuk do hyjë Doktori, çfarë do të ndodhë nesër.

Se Luli ka gati nja 10 ditë që nuk flet. Është mbyllur në zyrë dhe rri vetëm me Gaz Bardhin.

Por, CNA.al për të kaluar këtë situatë, ka një kërkesë.

Ju lutemi që nesër himnin në Kuvend të mos e vini me regjistrim, siç bëni zakonisht. Pra, të shtypni një kasetë, të ngriheni në këmbë dhe të betoheni për “mëmëdhenë”.

LEXO EDHE:  Ish kreu i ISHP kandidat për deputet/ Tregon sa mandate synon LSI në 25 prill

LEXO EDHE:  Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga kreu i PD në Kamëz/Debate në mbledhjen e kryesisë

Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë.



Duke qënë se Luli po kthehet në parlament dhe ka dy vite që ka ikur rrugëve, ka mësuar dhe të këndojë himnin. Ju lutemi, a mundet ta këndojë Luli himnin?

Të vendoset që himni të këndohet nga kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend. Gjithashtu të ndryshohet rregullojra me një pikë shtesë.

Ne jemi të sigurt se këngetari do jetë i njëti edhe për 12 vitet e ardhshme.

Ka për t’iu kënduar një himn, që do ta qajë me lot.

Lërëni Berishën, lërini punët e tjera. Por, ju lutemi a mundet ta këndojë himnin Luli?

Kjo do të ishte një fitore e madhe për të dhe për demokracinë në Shqipëri, pas 30 vitesh tranzicion./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: