Connect with Us

Si iu shpëtoi hetimeve, prokurori me X5 dhe Range Rover/ Zbardhet vendimi “ndëshkues” i KPK për Granit Shahun  

Vetingu

Si iu shpëtoi hetimeve, prokurori me X5 dhe Range Rover/ Zbardhet vendimi “ndëshkues” i KPK për Granit Shahun  

Publikuar

-

cna lajme vetting

Në panik nga Vettingu dhjetra prokurorë dhe gjyqtarë kanë dhënë dorëheqje.

Njëri prej tyre është edhe Granit Shahu, i cili në vitin 2017, tentoi të merrte edhe postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Por, pas rënies në Vettingun parlamentar, në vitin 2017, Shahu nuk ka guxuar të përballet me Vettingun e Drejtësisë.

Fillimisht ai depozitoi kërkesën për dorëheqje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte kryer hetimet dhe kishte gati edhe datën e seancës.

Trupi gjykues i KPK-së, i përbërë nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe  Genta Tafa Bungo në muajin Qershor u njoftuar se se Shahu kishte dhënë dorëheqje.

Procedurat e ndjekura nga KPK

cna lajem vetting

Trupi gjykues i shortuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (në vijim Komisioni), me vendimin e datës 19.12.2019 vendosi fillimin e hetimit administrativ të thelluar dhe të gjithanshëm, sipas nenit 45 tё ligjit nr. 84/2016, me qëllim vlerësimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave të nevojshme, për procedurën e rivlerësimit, si dhe të caktojë kryesues të trupit gjykues komisionerin Lulzim Hamitaj. Të gjithë anëtarët deklaruan mosqenien në kushtet e konfliktit të interesit.

Në datën 10.1.2020, subjekti i rivlerësimit, u njoftua nëpërmjet postës elektronike, mbi fillimin e procesit të rivlerësimit kalimtar, si dhe përbërjen e trupit gjykues për të cilën deklaroi se nuk kishte konflikt interesi me asnjë nga anëtarët e tij. 6. Komisioni, me anë të  një shkresë datë  të datës 22.6.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është njohur me vendimin që mban datën 18.6.2021, për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Granit Shahu, për shkak dorëheqjeje.  Komisioni, me shkresën e datës 7.7.20211 ka kërkuar informacion nga Gjykata Administrative e Apelit nëse ndaj vendimi të KLP-së është ushtruar ankim nga subjekti i rivlerësimit Granit Shahu.

Gjykata e Administrative e Apelit Tiranë, me shkresën e datës 7.7.20212, ka konfirmuar se deri më 9.7.2021 nuk është bërë ankim ndaj vendimit të KLP-së, që mban datën 18.6.2021, nga subjekti i rivlerësimit Granit Shahu.

Komisioni, me shkresën e datës 7.7.20213 ka kërkuar nga KLP-ja të konfirmojë nëse nga ana e subjektit të rivlerësimit është bërë ankim ndaj vendimit të datës 18.6.2021 dhe nëse ky vendim ka marrë formë të prerë.

KLP-ja, me shkresën e datës 9.7.20214 ka informuar se vendimi i saj ka hyrë në fuqi menjëherë dhe dorëheqja i fillon efektet më 31.7.2021.

Pas verifikimit të kryer në zyrën e protokollit nuk rezultoi që deri më 9.7.2021, subjekti të kishte paraqitur ankim ndaj këtij vendimi.

Në këto kushte, KPK vendosi që  Granit Shahu  humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar apo prokuror i çdo niveli për një periudhë 15-vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës.

Në këto kushte, trupi gjykues çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji, për dorëheqje nga statusi i magjistratit”, thuhet në vendimin e KPK-së.

LEXO EDHE:  Patundshmëri në Tiranë, Golem dhe Shëngjin/ Miliarderi i Krimeve të Rënda në Vetting

“Rrëzimi” i parë i Shahut

Prokurori Granit Shahu, me një përvojë pune prej 15 vitesh, u bë objekt në media në vitin 2017, kur konkuroi për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ishte koha e zëvendësimit të Adriatik Llallës. Shahi ishte njeri nga shtatë kandidatët që kaloi pragun e Komisionit të Ligjeve për seancën dëgjimore të komisionit.

Por, Komisioni i Ligjeve e skualifikoi me pretendimin se prokurori Shahu kishte pasur lidhje me sigurimin e shtetit. Shahu e hodhi poshtë këtë pretendim duke argumentuar se në kohën për të cilën flitej ai kishte qenë i mitur. (Lexo këtu)

Pas rrëzimit të këtij pretendimi, Komisioni i Ligjeve, nxori një tjetër pretendim.

cna lajme vetting

                                                                                       Granit Shahu

Në raportin përfundimtar për skualifikimin e prokurorit flitej për punën dhe pasurinë e prokurorit Shahu.

Megjithëse Shahu këmbënguli se këto dy kritere do të vlerësohen nga Vettingu, skualifikimi mori formë përfundimtare.

Pas kësaj procedure, prokurori Shahu ngriti dyshimin se emri për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm ishte i paracaktuar.

“Definicionet në lidhje me emrin tim në këtë raport nuk janë mbështetësit në gjendjen faktike dhe në dokumentet që unë kam dorëzuar, madje mendoj se kjo garë ka një emër të parapërcaktuar se kush do jetë Prokuror i Përgjithshëm”, është shprehur Shahu në vitin 2017.

Shahu karrierën e tij e ka të zhvilluar nga Shkodra ne Tiranë dhe anasjelltas.

CNA.al , më herët ka hedhur dritë mbi pasurinë e tij, sipas të dhënave të depozituara në ILDKPKI. (Lexo këtu)

Në deklaratën fillestare, prokurori Granit Shahu rezulron pronar i një banese me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 3.6 milion lekë. Blerë me kursime familjare dhe kredi 26 600 dollarë.

Përveç të ardhurave nga puna e tij, ka të ardhura dhe nga puna e bashkëshortes në IOM.

Ndërsa si pasuri të luajtshme ai deklaron një automjet BMV X5, me vlerë 990 000 lekë, blerë në vitin 2012.

Në vitin 2016 ka blerë një  Range Rover, me vlerë 2 000 000 lekë, ndërsa ka shitur BMV X5 me vlerë 1 800 000 lekë.

Një vit më vonë ka shitur Range Rover me vlerë 27 000 euro dhe ka blerë një Ford Fiesta me vlerë 13 500 euro, për të cilën ka  paguar cash 5 784 euro. Ndërsa paguan në formë kredie 8 500 euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Gjobiti si shpifëse deputeten e Ramës/ A do të “hakmerret” Vettingu për gjyqtarin e “listës së zezë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Engert Pëllumbi, gjyqtar në Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, do të dalë para Vettingut me datë 5 Tetor 2021.

Javën që vjen Pëllumbi do të njihet me gjetjet e Komisionit të Pavarut të Kualifikimit nga trupi gjykues Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Pas më shumë se një viti e gjysëm hetimet në të tria kriterët, KPK, pritet të thotë fjalën e fundit për gjyqtarin e Fierit.

Kush është gjyqtari Engert Pëllumbi?

Gjyqtari Engert Pëllumbi nuk është emër i panjohur për opinionin publik,  pasi në vitin 2011, gjobiti për shpifje, deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj.
10 milionë lekë ishte vendimi që mori gjyqtari Pëllumbi, si dënim ndaj deputetes socialiste Felaj, më qëllim që të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar për deklaratat e saj në një konferencën për shtyp para selisë së PS-së.

Deputetja Ermonela Felaj në  Janar 2011  lëshoi akuza ndaj ish-ministrit Genc Ruli dhe kësaj kompanie, por që gjykata i cilësoi si shpifje, duke dhënë edhe një leksion politikanëve shqiptarë për deklaratat e tyre, shpeshherë të pafre.

Gjykata çmoi se deklaratat e deputetes së PS-së përbëjnë shkelje të ligjit dhe për këtë ka vendosur ta dënojë atë duke e detyruar të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar.

Gjykata vlerëson se mjeti i përdorur nga pala e paditur paraqet një rrezikshmëri të lartë për dëmin që mund t’i bëhet palës paditëse, duke qenë se mjetet audiovizive e paraqesin mesazhin në mënyrë më të drejtpërdrejtë, më lehtësisht të perceptueshëm dhe ndiqen nga një publik i madh. Në këto kushte, gjykata arrin në përfundimin se deklarata është bërë me dashje dhe ka për qëllim diskreditimin e palës paditëse në sy të opinionit publik. Kjo tregon një rrezikshmëri të lartë dhe njëkohësisht një dëm të madh që mund t’i jetë shkaktuar potencialisht palës paditëse”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës, me gjyqtar Engert Pëllumbi, dhënë në datën 24 maj 2011.

LEXO EDHE:  Faqja e KPP nuk funksionon/ Si e gjeti Bollino kopjen e vendimit të KPP për rastin “Tushe”?

LEXO EDHE:  Faqja e KPP nuk funksionon/ Si e gjeti Bollino kopjen e vendimit të KPP për rastin "Tushe"?

“Pala e paditur është deputete dhe paga e saj është në majën e piramidës shtetërore të pagave”, thotë gjykata në vlerësimin e gjendjes ekonomike të deputetes për të paguar dëmin e shkaktuar. Gjyqtari ka çmuar se e drejta për të mbrojtur dinjitetin qëndron mbi këto aspekte. Gjithashtu, edhe Kushtetuta jonë i jep imunitet deputetëve për fjalën e thënë në sallën e Kuvendit, por edhe këtu, jo në rastin e shpifjes.

Gjyqtari i “ listës së zezë” të Tahirit

Por, i njëjti gjyqtar është kontestuar nga ish- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për shkelje të ligjit, pasi për një person të dyshuar për vrasje e ka lënë me masën « detyrim paraqitje ».



Ngjarja ka lidhje me ndalimin e shtetasit H. Meçanaj, nga Policia e Shtetit me datë 04.03.2013, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, pasi dyshohej se kishte vrarë nga pakujdesia shtetasin M. Lulaj me banim në Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Ndërsa, Gjykata e shkallës së parë Fier me vendim Nr. 256 datë 08.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka vendosur masën e sigurisë, “Detyrim i paraqitjes tek oficeri i policisë gjyqësore”.

Sa i përket pasurisë, ai përfiton të ardhura si gjyqtar apo më vonë edhe ndihmës-magjistrat në Gjykatën e Lartë, si, mësimdhënës pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si lehtësues në programin e trajnimeve nga Shkolla e Magjistraturës apo dhe si ekspert.

Pra, gjithë këto detyra i ushtronte në një kohë që gjykatat po zbrazeshin nga Vettingu.

Gjithashtu të ardhura ka përfituar edhe nga trajnime të ndryshme jashtë vendit.

Në vitin 2017, gjyqtari Pëllumbi ka arritur të depërtojë në Gjykatën e Lartë si ndihmës-mgjistrat./CNA.al

Gjobiti deputeten e Ramës për shpifje/ Gjyqtari që liroi të dyshuarin për vrasje, në Gjykatën e Lartë

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtari që futi në “sherr” Komisionerët Publikë/ Përplasja mes Dariel Sinës dhe Florjan Ballhysës në KPA

Publikuar

-

Nga

Ditën e enjte, më datë 30.09.2021, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.53/2020 datë 24.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genti Shala.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga kryesues Sokol Çomo, relatore Ina Rama dhe anëtarë  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz.

Gjyqtari i Apelit përfundoj në shkallën e dytë të Vettingut, pas rekomandimit të ONM.

Kujtojmë se rekomandimi i ONM ndau edhe Komisionerët publikë.

Komisioneri Publik,   Darjel Sina kundërshtoi si të pambështetur në prova rekomandimin e ONM për apelimin për  gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Genti Shala.

                                    Genti Shala

Në këto rrethana, çështja u ankimua më pas në Kolegj nga kolegu i tij , Florian Ballhysa.

.Në qëndrimin e tij, Ballhysa bazohej tërësisht në rekomandimin e ONM-së dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të rihetojë gjyqtarin Shala, përfshi denoncimin anonim dhe një kontratë huaje të vitit 2015, që rezulton e pahetuar nga KPK.

Në këtë pikë Dariel Sina , shprehej se kishte bindje të brendshme se kontrata e huasë nuk e ndryshonte gjendjen financiare të Shalës dhe se diferencat negative në vite ishin jo serioze, ndërsa Ballhysa ka kërkuar që Kolegji t’i rishqyrtojë ato.



Komisioneri Publik vlerëson se ky denoncim duhet shqyrtuar gjatë procedurës gjyqësore në Kolegj, pasi pretendohet për pasuri të padeklaruar, të fshehur të subjektit të rivlerësimit, që për shkak të momentit të paraqitjes së denoncimit, nuk ka qenë i mundur të hetohej”, shprehej Ballhysa në lidhje me një denoncim që kishte mbërritur në ONM për gjyqtarin Genti Shala.

LEXO EDHE:  Pas shkarkimit të bashkëshortit, prokuror/ Gjyqtarja tentativa për t’i shpëtuar Vettingut

LEXO EDHE:  Mblidhet KLP/ Kandidatët në fazën finale të Vettingut, gati ngritja e SPAK

Sipas Ballhysës kishte disa elemente që ishin të pahetuara në çështjen në fjalë.

Komisioneri Publik vlerëson se nevoja për një hetim të mëtejshëm në drejtim të këtyre elementeve, përkatësisht: (i) një denoncimi të ardhur në adresë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në datën 10.11.2020, në lidhje me pronësinë e subjektit të rivlerësimit në një shoqëri ndërtuese dhe (ii) një kontratë huaje të vitit 2015, pasqyruar në regjistrin noterial, administruar nga Ministria e Drejtësisë, mbetet për t’u paraqitur për shqyrtim, juridiksionit kontrollues/rivlerësues të Kolegjit,” shprehej Ballhysa në ankimin dorëzuar pranë KPA.

Shala liroi “mikun” e Shullazit

Risjellim në vëmendje se gjyqtari i Apelit, Genti Shala ka qenë pjesë e trupës gjykuese, e cila në vitin 2019, liroi nga burgu, anëtarin e bandës së Shullazit, Gjergji Cukali.

Pas katër muajsh hetimesh u desh vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranës për të lënë të lirë Cukalin, i cili ishte arrestuar si personi i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Gjykata e Shkallës së parë, pati dhënë masën “arrest me burg”, por Apeli e zëvendësoi me masën “detyrim paraqitje”.

Lirimi i Cukalit nga Apeli ngriti në atë kohë një sërë dyshimesh, pasi Gjyka e Lartë nuk funksiononte.

Kujtojmë, gjithashtu se Shala, në vitin 2007 është zgjedhur edhe anëtar i Komisionit të Zgjedhjeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kushtetuta ndalon riemërimin e anëtarëve të KPK/ Zgjatja e mandatit është mashtrim

Publikuar

-

Nga

Në fund të vitit 2015, Parlamenti i Shqipërisë, që në atë kohë po shqyrtonte paketën e reformës në drejtësi, ju drejtua Komisionit të Venecias për Opinion mbi draft-ligjin më të rëndësishëm, atë të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Veting). Në Mars 2016, ekspertët e Komisionit të Venecias i përgjigjen Kuvendit.

Venecia  në atë përgjigje shpreh dakordësinë për miratimin e ligjit të Vetingut për gjyqtarët e prokurorët, por e konsideron atë si “një masë e jashtëzakonshme për situatë të jashtëzakonshme” me korrupsionin.

Por, megjithë dakordësinë “Venecia” ishte e qartë, kur analizoi se “masat e jashtëzakonshme nuk mund të vazhdojnë gjatë”. Venecia shprehet e qartë për një mandat të kufizuar i anëtarëve të trupave të Vetingut.

Në pikën 54 të Opinionit të Venecias, ekspertët e Venezias theksojnë: “Sipas Projekt -Amendamenteve të rishikuara, mandati i anëtarëve të Komisioneve të Pavarura të Kualifikimit (KPK) dhe gjyqtarëve të Dhomës së Kualifikimit të Specializuar (KPA), përgjegjës për procesin e verifikimit do të jetë 9 vjet,pa të drejta e riemërimit…

Kjo kohëzgjatje është shumë e gjatë. …

Strukturat e verifikimit nuk duhet të zëvendësojnë organet e zakonshme kushtetuese, të tilla si KLGJ ose KLP; ato mund të bashkëjetojnë me ta për ca kohë, por nuk duhet të kthehen në mekanizma paralel kuazi-permanent”.

Më tej, në pikën 56 të Opinionit të Marsit 2016, Komisioni i Venecias shprehet: “Do të ishte e pranueshme që të vendoset një afat kohor fiks prej 3-5 vite për ekzistencën e KPK-së dhe Komisionerëve Publikë. …



Pas përfundimit të mandatit të organeve të verifikimit, institucionet e zakonshme dhe gjykatat mund të marrin përsipër çdo funksion të mbetur për të vendosur mbi procedurat e verifikimit, të cilat nuk do të jenë përfunduar”.

LEXO EDHE:  Prokurori i dosjes “Tahiri”/ Dritan Prençi ia “hedh” Vettingut

LEXO EDHE:  Vendimi për Donika Prelën/ Skandal, KPK i njohu të ardhurat e pataksuara si të ligjshme

Ky qëndrim riktheksohet edhe në Konkluzionet përfubdimtare të Opinionit të Komisionit të Venecias: “Mandati i organeve të verifikimit (KPK dhe Komisionerët Publikë) duhet të reduktohet ndjeshëm në kohë..”, thuhet në një prej pikave kyçe të Opinionit të miratuar në Mars 2016. Meqë KLGJ dhe KLP janë organe të dala nga e njëjta reformë atëherë është e pakuptueshme se pse Rama-Basha hezitojne që të dorëzojnë procesin e rivlerësimit tek KLGJ dhe KLP.

Në teori këto struktura kanë në përbërje magjistratë që kanë kaluar vetingun, pra janë të përbëra nga profesionistët më të kualifikuar të fushës së drejtësisë, më të kualifikuar sigurisht nga anëtarët e KPK. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në 4 vitet e ekzistencës së tij, ka shqyrtuar më pak se gjysmën e trupës prej 800 gjyqtarë/prokurorë, që ishin në detyrë në fillim të procesit të rivlerësimit.

A mos po na thonë që duhet dyfishuar mandati i anëtarëve aktualë të KPK?

Por nëse Kushtetuta ndalon ripërsëritjen e mandatit, zgjatja çfarë është? Nëse për 4 vjet u vetuan vetëm gjysma, kjo do të thotë që KPK i duhen të paktën edhe 4 vjet të tjera që të përmbyllë procesin.

Kur Kushtetuta ndalon shprehimisht riemërimin, ka ndaluar sigurisht edhe çdo zgjatje mandati. Ndryshe me të njwjtën logjikë mund të zgjatet mandati i çdo trupe afati i të cilës buron nga Kushtetuta. Edhe i Kuvendit. Pyeteni Venecian nëse doni edhe për këtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: