LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr në Elbasan/ Sulmohen me sende të forta efektivët e policisë

17 Gusht 2021, 17:37, Kronika CNA
Sherr në Elbasan/ Sulmohen me sende të forta efektivët e

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se disa persona, të cilët i përfshinë në një konflikt në një nga rrugët kryesore të qytetit kanë kundërshtuar dhe dhunuar edhe efektivët e policisë, duke i qëlluar me sende të forta.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në afërsi të markatës së qytetit.

Pasi morën njoftimin për një konflikt, efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, por në atë moment u qëlluan me sende të forta.

Pas mbërritjes së përforcimeve janë vënë në pranga disa qytetarë të cilët po shoqërohen drejt komisariatit.

Si pasojë e sulmit, është dëmtuar automjeti i patrullës.  Në vendngjarje është sekuestruar edhe një mjet prerës./CNA.al

Lajmet e fundit nga