LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emrat-Vettingu i nxori nga dera/ Ish-gjyqtarët dhe prokurorët futen nga dritarja

17 Gusht 2021, 12:54, Vetingu CNA
Emrat-Vettingu i nxori nga dera/ Ish-gjyqtarët dhe prokurorët futen

Të gjithë kanë të drejtën të anikojmë vendimin e shkarkimit, por ka disa prej tyre që asnjë Gjykatë në botë nuk do t?i shpëtonte  dot, dhe jo më t?i rikthente në sistemin e drejtësisë.

Bëmat e tyre janë të mëdha, si në anën profesionale ashtu edhe në atë pasurore.

Përballë kësaj kategorie është edhe pjesa tjetër, që pretendojnë se janë shkarkuar për arsye dhe hakmarrje politike dhe nuk heqin dorë nga drejtësia, por në një tjetër pozicion me atë që kanë pasur më herët.

Avokatia është kthyer në shpresë dhe mundësi punësimi për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar, një pjesë e të cilëve kanë qenë licensuar si avokat para se të ?digjeshin? nga Vettingu.

Por, a janë të denjë të gjithë gjyqtarët  dhe prokurorët e shkarkuar për të kaluar nga ana tjetër e sallës së gjyqit. A kanë integritet, në një kohë një pjesë jo e vogël janë shkarkuar mos justifikim të pasurisë  dhe pastërtinë e figurës.

Kujtojmë  se në vitin 2018, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 55 e për avokatinë.

Misionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkuan me force, në atë kohë që të ndaloheshin me ligj gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vetingu, për t?u kthyer në gjykata, tashmë si avokatë.

Dhoma e Avokatisë u pozicionua kundër këtij propozimi dhe Komisioni i Ligjeve u përfshi në dilemë.

Por, falë presionit në rritje të ndërkombëtarëve, në ligj u vendos që gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vetingu të mos kishin të drejtë të ushtonin profesionin e avokatit.

Nën nenin 13 të Ligjit nr 55/2018 për avokatinël saktësohet se si fitohet titulli i avokatit.

?..nuk është shkarkuar nga ushtrimi i detyrës ose funksionit publik, për arsye të integritetit etik, me vendim të organit kompetent, që ka marrë formë të prerë, me përjashtim të rasteve kur masa disiplinore është shuar sipas legjislacionit të posaçëm?, thuhet në piken 2 (e) të nenit 13, të Ligjit nr 55/2018.

CNA.al ka bërë një vëzhgim për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu dhe që sot bëjnë detyrën e avokatit, të regjistruar sipas Ligjit edhe në QKB.

Pak kohë  më parë ish-prokurori Adriatik Cama, i cili tashmë ushtron profesionin e avokatit, u plagos teksa ishte duke pirë kafe me klientin e tij pranë Gjykatës së Tiranës.(Lexo këtu)

Ai u shkarkua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit pasi hetimi administrativ për të zbuloi probleme me pasurinë dhe akuza për korrupsion. (Lexo këtu)

Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, ish-prokuror i disa dosjeve me rëndësi, mes tyre ?21 Janari? nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale, pra është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Cama provoi  të shpjegojë të gjitha konstatimet e KPK-së për problemet e gjetura në justifikimin e pasurive dhe pastërtinë e figurës.

?Ju nuk keni marrë parasysh lidhjet e mia të forta familjare dhe mbështetjen e tyre ndaj meje, që ka qenë e konsiderueshme. Unë kam qenë prokuror dhe në vitin ?97 dhe kam mbrojtur shtetin edhe atëherë kur ai nuk ekzistonte. Sa i përket ndryshimit të prokurores në Lushnjë, e bëra pas indicieve se ndaj saj ishte ushtruar presion?, deklaroi në KPK prokurori Cama.

Në shkurt të vitit 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit  shkarkoi nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari. Pavarësisht se kaloi shkallën e parë të vettingut dhe u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sevdari nuk do mundet të ushtrojë më detyrën e saj.

Sevdari e ka filluar karrierën si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës në vitin 2002 dhe në vitin 2013 ajo është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka qenë pjesë e task-forcës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Në shtator të vitit 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e procesit të vetingut, shkarkoi nga detyra prokuroren Donika Prela, ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Prela u përball me Apelin për shkak se Komisioneri Publik kundërshtoi vendimin e KPK për konfirmimin e saj në detyrë. (Lexo këtu)

Ajo u ndëshkua me largim nga sistemi i drejtësisë për shkak të problemeve të vërejtura në pasuritë e saj. KPA vlerësoi të drejta pretendimet e Komisionerit Publik, sipas të cilit Prela nuk justifikonte në burime të ligjshme disa nga pasuritë e saj. (Lexo këtu)

Në Shtator 2020, Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavaraur Kualifikimi për shkarkimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës Ferdinand Elezi.

Elezi u shkarkua u shkarkua në prill të vitit 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi pati probleme në deklarimin e pasurisë.

Trupa gjykuese e KPK-së që përbëhej nga Firdes Shuli kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici anëtar, vendosi shkarkimin e Elezit pas hetimit në të tre kriteret.

Gjatë seancës dëgjimore relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj deklaroi se Komisioni nuk i kishte gjetur Elezit probleme në kriterin e profesionalizmit dhe atë të pastërtisë së figurës, por gjeti disa probleme në kriterin e pasurisë.

Në Maj të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Fierit, Roland Jaupaj, ndërkohë që ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë.

Vendimi u shpall nga trupi gjykues i drejtuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirko dhe anëtare Etleda Çiftja.

Ai u shkarkua për  probleme me pasurinë si dhe një rast të dyshuar të konfliktit të interesit. Sipas KPK-së, gjyqtari jetonte në një apartament 170 m2 të blerë nga babai i tij për 3.6 milionë lekë nga një kompani ndërtimi që ishte palë në një proces gjyqësor të drejtuar nga Jaupaj.

Në Shtator të vitit 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA la në fuqi vendimin e shkarkimit të ish-kryetarit të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, por dha një vlerësim të ndryshëm mbi kriterin e figurës dhe profesionalizmit nga shkalla e parë e vetingut.

Trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë  Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari argumentuan se gjyqtari Çela gjendej në kushtet e konfliktit të interesit dhe shkelje serioze të etikës , duke cënuar besimin e publikut te drejtësia.

Në Janar të vitit 2019, trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Roland Ilia relator dhe Etleda Çiftja anëtare, shkarkuan nga detyra gjyqtarin dhe njëkohësisht Kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Arben Zefi. (Lexo këtu)

Komisioni konstatoi probleme me deklarimin e pasurisë dhe ngriti dyshimet për korrupsion e kontakte të papërshtatshme me persona me lidhje me krimin e organizuar.

Në Qershor të vitit 2020,  Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni.

Në njoftimin e KPA thuhej, se trupi gjykues i Kolegjit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore dhe Albana Shtylla, Luan Daci e Rezarta Schuetz anëtarë, gjykuan në dhomë këshillimi ankimin e Gjonit dhe e rrëzuan atë.

Gjoni u shkarkua nga KPK më 14 janar 2019 për shkak të problemeve të konstatuara në kriterin e profesionalizmit dhe atë të pasurisë.

Në Mars të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci.

Vendimi i shkarkimit të tij erdhi pas seancës dëgjimore, ku u konstatuan probleme me të tre kriteret e rivlerësimit. (Lexo këtu)

Procesi i vetingut për Pashk Gjacin u krye nga trupa gjykuese e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Roland Ilian. Komisioni konstatoi se kryetari i Gjykatës së Përmetit, i cili ka pasur më parë një karrierë si avokat, nuk arriti të dokumentonte burimin e ligjshëm të pasurive të tij.

Gjithashtu probleme u konstatuan edhe në pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin e gjyqtarit Gjaci, i cili pranoi se provat që kishte dorëzuar nuk janë në formën e duhur ligjore ndërsa argumentoi se pasurinë e tij e kishte vënë si produkt i investimeve të suksesshme në prona të patundshme.

Në Nëntor të vitit 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të rrëzojë ankimin e kryer nga ish-kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci, kundër vendimit të Komisionit për shkarkimin e tij nga detyra.

Dritan Seci u shkarkua nga detyra një vit më parë, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e gjeti me probleme të pasurisë dhe aftësive profesionale.

Vendimi i KPA-së u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator dhe Ina Rama, Natasha Mulaj e Sokol Çomo anëtarë. Ankimi u shqyrtua në dhomë këshillimi dhe në mënyrë anonime u vendos rrëzimi i tij.

Në Dhjetor të vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi kryetarin e Gjykatës së Pukës Izet Kadana, i cili rezultoi me pasuri të pajustifikuara, me lidhje familjare me persona të dyshuar për aktivitet të krimit të organizuar si dhe me probleme me etikën në punë për rastin e punësimit të bashkëshortes në prokurorinë e Pukës.

Sa i përket kriterit të pasurisë, hetimi administrativ kishte zbuluar disa probleme, përfshirë një diferencë shpenzimesh të pajustifikuara me të ardhura në masën prej afro 1.2 milionë lekë, një kredi të marrë nga bashkëshortja të masën 700 mijë lekë si dhe dy hua që gjyqtari i ka dhënë personave të tjerë me vlerë totale prej 8.4 milionë lekësh, për të cilat, komisioni i vetingut gjykon se i mungojnë burimet financiare.

Në Shkurt të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja  shkarkuan kryetarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj.

Hysni Demiraj u përball në seancën dëgjimore të së mërkurës me probleme të pasurisë, të vendimeve gjyqësore dhe një seri denoncimesh nga një gjyqtar i Apelit, ndërsa replikoi me vëzhguesin e ONM-së për etikën dhe një borxh prej 5 milionë lekësh, marrë nga një biznesmen. Seanca dëgjimore u mbyll me irritimin e tre qytetarëve të pranishëm në sallë, të cilët e akuzuan atë për një vendim të padrejtë.

Në Tetor të vitit 2019,  Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se kishte vendosur rrëzimin e ankimit të  ish-gjyqtarit të Apelit Ervin Metalla dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij për probleme me pasurinë.

Çështja e Metallës u shqyrtua nga një trup gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore dhe Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë.

Metalla u shkarkua në korrik të vitit 2018, pasi KPK i gjeti atij probleme të pasurisë. Vendimi i zbardhur i KPPK tregonte se Metalla kishte nënshkruar kontratat fiktive dhe kishte përfituar një kredi të butë për të cilën nuk përmbushte kushtet ligjore. KPK arsyetoi në vendim se nënshkrimi prej Metallës i një sërë kontratash fiktive ishte sjellje ?jo etike për një gjyqtarë?.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA me 18 nëntor 2019, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr.67, datë 5 dhjetor 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Shkodër, Ahmet Jangulli.

Në njoftim thuhej se trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Albana Shtylla relatore dhe  Ardian Hajdari, Ina Rama e Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen lidhur me ankimin e gjyqtarit Jangulli, kundër vendimit të KPK. Kolegji e shqyrtoi ankimin në dhomë këshillimi dhe në mënyrë unanime ka vendosur të hënën të rrëzojë pretendimet e Jangullit.

KPK vendosi më 5 tetor 2018 shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ahmet Jangulli, pasi gjatë procesit të rivlerësimit të tij u konstatuan probleme në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Në Korrik të vitit 2018, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj u shkarkua nga detyra, pasi hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjeti, se ai nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për pasurinë si dhe kishte bërë deklarim të rremë.

Hetimi i thelluar administrativ arriti në përfundimin se gjyqtari Artan Lazaj kishte burime të pamjaftueshme financiare për blerjen e një apartamenti 120 metra katrorë në Tiranë në vitin 2004; deklarata kontradiktore dhe transaksione jashtë sistemit bankar për blerjen e një apartamenti 128 metra katrorë në Tiranë në vitin 2011, parregullsi në blerjen e një toke prej 1 mijë metrash katrorë në Porto Palermo si dhe mosdeklarim të pjesës takuese të bashkëshortes së gjyqtarit në një apartament në Bulqizë.

Në Tetor të vitit 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokrurorin e Apelit Tiranë, Dritan Peka. (Lexo këtu)

Në korrik 2020 KPA vendosi të hetojë nga e para Pekën në të trija kriteret; pasurinë, figurën dhe profesionalitetin. Ky vendim erdhi pasi

Komisioneri Publik ankimoi vendimin të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmonte Pekën në detyrë.

Komisioneri Publik argumentoi se  vendimi i KPK-së kishte probleme përsa i përket hetimit ndaj prokurorit Peka dhe KPA duhej të vendoste shkarkimin e tij për deklarim të pamjaftueshëm dhe për cënim të besimit të publikut te drejtësia.

Në Dhjetor të vitit 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci dhe Rezarta Schuetz anëtarë, shpallën vendimin për ankimin e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani, kundër vendimit Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për  shkarkimin e tij nga detyra.

Rezultatet e hetimit administrativ zbuluan probleme në të tre kriteret e rivlerësimit për Selmanin ku u evidentua edhe përfshirja e tij në lojërat e fatit, prej nga pretendonte se kishte fituar një vlerë prej 10 mijë dollarësh.

Në Qershor të vitit 2028, Prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova u shkarkua nga detyra, pas gjetjeve të hetimit administrativ që e akuzojnë subjektin për deklarim të rremë të pasurisë si dhe mbyllje të hetimeve për një prokuror të akuzuar për korrupsion dhe një person të përfshirë në trafik droge.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohej në këtë proces nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici u kundërshtua si i padrejtë nga avokati i Trenovës, i cili deklaroi se ?Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë magjistratë të kualifikuar?.

Hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konstatoi një sërë problemesh me deklarimet e pasurisë së Trenovës si dhe me kriterin profesional në lidhje me dy çështje të mbyllura prej tij. Relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi theksoi gjatë seancës dëgjimore se prokurori kishte mbyllur hetimet për një person të përfshirë në trafik droge si dhe një prokuror të akuzuar për korrupsion.

Në Mars të vitit 2028, anëtari  i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo ishte i pari që iu nënshtrua procesit të vetingut dhe gjithashtu i pari që humbi vendin e punës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se pasuria e tij prej qindramijëra eurosh nuk mund të justifikohet me burime të ligjshme. (Lexo këtu)

Lulo, 57 vjeç,  me një karrierë të gjatë si jurist, avokat dhe gjyqtar dhe një pasuri prej 92 milionë lekësh, nga të cilat 75 milionë i ka deklaruar se i ka bërë para periudhës kur filloi të punojë si gjykatës.

Kujtojmë se Lulo është edhe nën hetim nga SPAK dhe dosja tashmë ka kaluar në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Në Dhjetor të vitit 2028, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, duke arsyetuar se ai nuk kishte arritur një nivel të besueshëm në deklarimin e pasurisë. Vendimi për Dedjen u mor të hënën, pas tre seancash.

Dedja ishte konfirmuar më 13 qershor 2018 me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me mendimin në favor të kryesueses Valbona Sanxhaktari dhe anëtarit të trupit gjykues, Roland Ilia, ndërkohë relatorja e çështjes Xhensila Pine votoi kundër konfirmimit të tij në detyrë.

Vendimi i KPK u apelua nga Komisioneri Publik pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, për kriterin e pasurisë, duke arsyetuar se sa i përket kriterit të pasurisë vendimi i KPK-së nuk ka qenë i bazuar në prova.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i udhëhequr nga Ardian Hajrdari si kryesues, Luan Daci relator dhe gjyqtaret Albana Shtylla, Rezarta Schuez dhe Natasha Mulaj, vendosi për herë të parë të prishë një vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke pranuar arsyetimet e Komisionerit Publik ndërsa vendosi shkarkimin e Dedjas. (Lexo këtu)

Edhe Dedja është hetuar nga SPAK-u dhe tashmë pret përballjen me Gjykatën./CNA.al

Lajmet e fundit nga