Connect with Us

77 vjetori i ish-Presidentit Mejdani/ Meta:”Model frymëzimi i shtetarit dhe politikanit të përgjegjshëm”

Politikë

77 vjetori i ish-Presidentit Mejdani/ Meta:”Model frymëzimi i shtetarit dhe politikanit të përgjegjshëm”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka ururar ish presidentin Rexhep Meidani në 77 vjetoin e tij të lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta e quan Meidanin një model frymëzimi si shtetar po ashtu edhe politikan.

Urimet më të ngrohta dhe përzemërta në 77-vjetorin e lindjes për Prof. Dr. Rexhep Meidanin: Gëzuar, me jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe energji të pashtershme! 💐

Model frymëzues i shtetarit dhe i politikanit të përgjegjshëm dhe atdhetar, mbrojtës i interesit kombëtar dhe respektimit të institucioneve, personalitet i jashtëzakonshëm i shkencës dhe shembull i shkëlqyer i moralit, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, kontributet Tuaja pozitive dhe të gjithanshme, veçanërisht për demokratizimin e Shqipërisë, do të mbeten përherë të vlerësuara! 🇦🇱”, shkruan presidenti në urimin e tij për ish presidentin Rexhep Mejdani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha: Jam shpallur ‘non-grata’ sepse kam kërkuar shpalljen ‘non-grata’ të George Soros

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i demokratëve, ish Kryeministri Sali Berisha ishte dje në Korçë ku ka mbajtur foltoren e radhës.

Berisha ka ndarë dhe disa video nga ky takim, ku ai shpjegon arsyen se pse është shpallur nongrata.



“Jam shpallur nongrata sepse kam kërkuar shpalljen nongrata të George Soros, i cili është një armik i betuar i forcave konservatore në Shqipëri dhe në botë”, shkruan Berisha në tekstin që shoqëron videon./CNA.al

LEXO EDHE:  Dalin prapaskenat e negociatave të djeshme/Pse dështoi pakti edhe kur Rama lëshoi 4 ministra

LEXO EDHE:  Nuk e mbajtën nervat ndaj Çim Pekës/ Pendohet Meta: Kërkoj falje

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi në forumin rinor të CDU-së/ “Krenar për bashkëpunimin midis FRPD dhe Junge Union!”

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD Belind Këlliçi, ndodhet në Gjermani ku forumi rinor i CDU-së, po mban kongresin e përvitshëm, këtë herë me temë: “Plani ynë për një parti moderne dhe për qytetarët”.

Këlliçi është një nga 35 të rinjtë që përfaqësojnë forumet rinore partnere me Junge Union.

Ai ka ndarë dhe disa foto nga ky takim, ku shprehet krenar dhe mirënjohës për bashkëpunimin midis FRPD dhe Junge Union

“Pas 1 viti shkëputje për shkak të pandemisë, sërish koha për Deutschlandtag. Sot në Münster, aty ku Junge Union, forumi rinor i CDU-së, po mban kongresin e përvitshëm, këtë herë me temë: “Plani ynë për një parti moderne dhe për qytetarët”.



LEXO EDHE:  “Virgjërinë ia bëra dhuratë për ditëlindje!” Rrëfehet balerina shqiptare

LEXO EDHE:  Meta drejton gishtin/ Kush po e bllokon integrimin e Shqipërisë në BE

Më nderon pjesëmarrja me ftesë si një nga 35 të rinjtë që përfaqësojnë forumet rinore partnere me Junge Union.

Me kënaqësi dëgjova fjalën e Z. Armin Laschet, kryetari në detyrë i CDU, kandidati për kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe të personaliteteve të larta e drejtuesëve kryesorë të CDU.

Krenar dhe mirënjohës për bashkëpunimin midis FRPD dhe Junge Union!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja” e Korçës/ Balliu: Bashkim i demokratëve kundër armikut numër një, Edi Rama

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ditën e djeshme, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur “Foltoren” e radhës në Korçë.

I pranishëm ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili gjatë fjalës së tij pas takimit, ka theksuar se kjo ‘foltore’ po rikthen energjinë dhe entuziazmin për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës.

Sipas Balliut, qëllimi themelor i saj, është përballja me armikun numër një, i cili e ka emrin Edi Rama.



“Është një moment i cili po rikthen entuziazmin dhe energjinë për t’u përballur me regjimin dhe për t’u përballur me gjithë krimet që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë.

Në këtë aspekt ajo që vlen për t’u vlerësuar është që ‘Foltorja’ ka për qëllim bashkimin e gjithë demokratëve në gjithë Shqipërinë.

PD me anë të kësaj ‘foltoreje’ dhe me Kuvendin që do të bëhet së shpejti do të bashkohet dhe do të jetë gati për të përmbysur një herë e mirë regjimin e Ramës. Qëllimi themelor i kësaj ‘foltoreje’ është bashkimi i demokratëve për t’u përballur me armikun numër një që e ka emrin Edvin Kristaq Rama”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE