LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Talibanët u kthyen/ Çfarë do të ndodhë tani?

16 Gusht 2021, 06:39, Kosova & Bota CNA
Talibanët u kthyen/ Çfarë do të ndodhë tani?

Nga Frud Bezhan

Situata në kryeqytetin afgan, Kabul po ndryshon shpejt teksa talibanët kanë hyrë në qytet dhe kanë marrë kontrollin e shumicës së qytetit, përfshirë edhe të Pallatit presidencial. E gjithë kjo ndodhi derisa presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga shteti dhe forcat e sigurisë në qytet u larguan.

Edhe pse shumëçka nuk dihet, janë disa pyetje kyçe për shtetin e shkatërruar nga lufta teksa grupi militant islamik merr kontrollin e të gjithë shtetit.

Qeveria në Kabul, që njihej ndërkombëtarisht, gjerësisht ka kolapsuar.

Presidenti Ashraf Ghani u largua nga Afganistani më 15 gusht, efektivisht duke ua dhënë pushtetin talibanëve, teksa luftëtarët rrethuan Kabulin dhe më vonë hynë në qytet. Ai arriti në Taxhikistan dhe raportohet se ka udhëtuar menjëherë në një shtet të tretë.

Anëtarët kyçë të administratës së Ghanit ? përfshirë zëvendëspresidentin e parë, Amrullah Saleh, një kritik i ashpër i talibanëve; Këshilltarin për siguri kombëtare, Hamdullah Mohib; dhe Fazel Fazly, kreun e zyrës administrative të presidentit ? gjithashtu janë larguar nga shteti.

Disa zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë edhe ministra të kabinetit qeverisës, vazhdojnë të jenë në qytet.

Kush po udhëheq tani?

Forcat e sigurisë afgane duket se pjesërisht kanë nën kontroll qytetin, por mbrëmjen e 15 gushtit u raportua se talibanët me shpejtësi po e marrin kontrollin e kryeqytetit.

Pasi fillimisht u zotuan se nuk do të hynin në qytet, talibanët thanë se kanë dërguar luftëtarët në ?disa zona? të qytetit, për siç thanë, mbajtur rendin, për shkak të pretendimeve se mund të ketë plaçkitje.

Ka pasur raportime për të shtëna sporadike në qytet, por duket se nuk ka pasur ndonjë luftim të madh.

Disa ushtarë afganë dhe zyrtarë policorë janë parë duke u larguar nga postet e tyre, duke hequr uniformat dhe duke ikur, pa dorëzuar armët.

Komandantët talibanë shpejt morën kontrollin e të gjitha ndërtesave qeveritare dhe ata janë parë brenda Pallatit presidencial, që gjendet në qendër të Kabulit. Ata janë parë duke hequr flamurin afgan, që si duket ishte i vendosur në zyrën e Ghanit.

Aeroporti ndërkombëtar i Kabulit ende kontrollohet nga disa mijëra forca amerikane, që po mbajnë të sigurta fluturimet për evakuimin e diplomatëve të huaj, qytetarëve të huaj dhe afganëve që kanë punuar me entitetet e huaja.

Omar Samad, ish-diplomat afgan në Evropë tha se ?ka njësi të sigurisë gjithandej, por nuk ka komandant të përgjithshëm pasi kreu i shtetit u largua nga vendi?.Hamid Karzai, ish-presidenti afgan, më 15 gusht ka njoftuar për krijimin e ?këshillit koordinues?. Ai tha se ky trup do të mbikëqyrte transferimin paqësor të pushtetit.

Në këtë këshill, përveç Karzait bën pjesë edhe Abdullah Abdullah, që është zyrtari i dytë më i lartë i Qeverisë në Kabul dhe Hekmatyar Gulbuddin, një prej ish-komandantëve më famëkeq afganë dhe ish-lider i militantëve.

?Duket se ky këshill është përgjegjës?, tha Ali Adili, hulumtues në Rrjetin e Analizave të Afganistanit, një organizatë e pavarur në Kabul.

?Por, është e paqartë se kush e ka autorizuar këtë këshill?, shtoi ai. ?Formimi i këshillit ende nuk e ka siguruar popullin e Kabulit?.

U bë edhe më e paqartë nëse këshilli do të formohej teksa talibanët nisën të hynin në Kabul më 15 gusht.

Çfarë qeverie pritet të formohet?

Ministri i Brendshëm i Afganistanit, Abdul Sattar Mirzakaëal tha se pushteti do të dorëzohej te një administratë kalimtare.

Por, talibanët duket se kanë refuzuar këto pretendime, duke insistuar se grupi pret që ta marrë pushtetin e plotë.

?Kam frikë se talibanët do ta marrin pushtetin direkt ose do të kenë një qeveri të përkohshme, që praktikisht do të udhëhiqet nga ta?, tha Haroun Rahimi, profesor në Universitetin amerikan të Afganistanit në Kabul.

?Në atë rast, sistemi i ardhshëm politik ka pak gjasa të jetë gjithëpërfshirës duke bërë që shumë afganë ta perceptojnë atë si të imponuar dhe jolegjitim?, shtoi ai.

Zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni nuk do ta njohë një qeveri të talibanëve nëse grupi militant merr pushtetin me forcë.

Talibanët më herët kanë thënë se preferojnë një qeveri kalimtare, nëse Ghani jep dorëheqje. Por, është e paqartë nëse ata do të vazhdojnë ta mbajnë premtimin për formimin e qeverisë kalimtare.

?Tani që Ghani është larguar, ne do ta dimë nesër ose pas dy ditësh nëse do të ketë sistem me bazë të gjerë apo sistem njëpartiak, edhe pse shenjat tregojnë se do të ketë një periudhë me qeverisje kalimtare, që do të jetë më përfshirëse?, tha Samad.

Torek Farhadi, ish-këshilltar i Qeverisë afgane, tha se nëse do të ketë një periudhë kalimtare të qeverisjes, që do të jetë më gjithëpërfshirëse, talibanët me gjasë do ta dominojnë atë, por sipas tij, mund të ketë hapësirë edhe për aktorë të tjerë politikë, edhe pse ai pret që personalitete më pak të njohur dhe hisedarë, në vend të figurave aktuale të elitës politike në Kabul, të jenë pjesë e kësaj qeverie.

?Talibanët me gjasë do të formojnë një qeveri sipas dëshirës së tyre, me përfaqësues nga të gjitha provincat dhe grupet etnike, por jo domosdoshmërish ata do të jenë figura politike që ne i njohim?, tha Farhadi.

Po në periudhë më afatgjatë?

Qeveria e dominuar nga talibanët në Kabul ka gjasa që të formohet, thonë analistët.

Gjatë udhëheqjes së talibanëve, pushteti ishte i centralizuar në duart e “Amir ul-Momineen” ose liderit të besimtarëve. Lideri suprem ishte kreu i shtetit dhe kishte autoritet të plotë. Ai ishte Mullah Omari, lideri shpirtëror i talibanëve dhe themeluesi i këtij grupi.

Talibanët kanë refuzuar demokracinë dhe zgjedhjet, duke i cilësuar këto procese si ?importe të huaja?.

Është ende e paqartë nëse talibanët do të rivendosin regjimin brutal, që kishin në të kaluarën.

Kur kanë udhëhequr nga Afganistanin nga 1996 deri më 2001, fundamentalistët islamikë shtypën gratë, masakruan minoritetet etnike dhe fetare dhe ndaluan muzikën dhe televizionin.

Indikacionet e para sugjerojnë se militantët do të rivendosin shumicën e ligjeve shtypëse dhe të kthejnë mbrapsht politikat e Kabulit ? siç kanë bërë edhe në qytetet e tjera që kanë marrë nën kontroll në mbarë Afganistanin.

Grupi ekstremist kishin ndaluar gratë që të punojnë jashtë shtëpive të tyre, kishin kufizuar edukimin e vajzave dhe nuk lejonin që gratë të dalin nga shtëpia pa u shoqëruar nga një anëtar mashkull i familjes. Ka pasur disa raportime se gratë e reja janë detyruar që të martohen me luftëtarët talibanë.

Përkundër gjithë këtyre, militantët kanë tentuar që të portretizojnë se janë më të moderuar, duke premtuar se do të respektojnë të drejtat e grave dhe do të mbrojnë të huajt dhe afganët.

?Ne i sigurojmë njerëzit, veçanërisht në qytetin e Kabulit, se pronat e tyre dhe jeta e tyre janë të sigurta?, tha më 15 gusht, zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen.

Me çka mund ta kushtëzojnë fuqitë e huaja një qeveri të talibanëve që të sigurohen se militantët respektojnë të drejtat e njeriut?

Fuqitë perëndimore më herët janë zotuar se do të jenë të angazhuara në Afganistan edhe pasi të gjitha trupat ndërkombëtare do të largohen më 31 gusht.

?Është thelbësore, siç kemi premtuar, që komuniteti ndërkombëtar të mos largohet dhe të braktisë Afganistanin siç ka ndodhur nga viti 1989 deri më 2001?, tha Samad.

?Po ashtu, është imperative që talibanët të sillen në atë mënyrë që të kenë vëmendjen dhe mbështetjen ndërkombëtare, veçanërisht sa u përket politikave të tyre për të drejtat e njeriut dhe të drejtat gjinore dhe liritë themelore, siç është liria e shprehjes?, shtoi ai.

Analistët thonë se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera të huaja mund të ndikojnë në sjelljen e talibanëve, duke iu ofruar ndihmë ndërkombëtare për vendin e varfër, por edhe duke e njohur këtë grup.

Vëzhguesit thonë se Uashingtoni po vë bast që talibanët do të ngurojnë të sundojnë si një parti ndërkombëtare, siç bën në vitet e 90-ta.

Por, është e paqartë nëse legjitimiteti ndërkombëtar është ende i rëndësishëm për talibanët, marrë parasysh se ata kanë marrë pothuajse tërë territorin e Afganistanit. Deri më 15 gusht, ky grup ka kontrollin e 27 prej 34 provincave afgane.

?Nëse talibanët tregojnë se nuk janë të interesuar që të fitojnë legjimitetin e brendshëm përmes një qeverive gjithëpërfshirëse, atëherë legjitimiteti ndërkombëtar mund të jetë një prej burimeve që mund të përdoren për t?i kushtëzuar ata?, tha Rahimi./REL

Lajmet e fundit nga