LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në Kabul/ SHBA dërgon 1000 trupa të tjera për sigurinë e aeroportit

16 Gusht 2021, 07:29, Kosova & Bota CNA
Situata në Kabul/ SHBA dërgon 1000 trupa të tjera për

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka miratuar dërgimin edhe të 1000 trupave ushtarake në Afganistan. Lajmin e bën të ditur CNN.

Me këto trupa, numri total i ushtarakëve amerikanë në Kabul do të shkojë së shpejti në 6000. Misioni i tyre kryesor do të jetë siguria e aeroportit të Kabulit, që shërben si pikë hyrëse për trupat dhe pikë dalëse për stafin e Ambasadës amerikane në këtë vend dhe të afganëve që po largohen.

Aktualisht, në Afganistan janë rreth 3000 trupa amerikane. Pranë aeroportit ka pasur incidente, por në asnjë prej tyre nuk kanë qenë të përfshirë trupat amerikane./CNA.al

Lajmet e fundit nga