Connect with Us

Plas në PD e Korçës/ Kërkojnë që të ndryshohet emri i shoqatës

Satire Politike

Plas në PD e Korçës/ Kërkojnë që të ndryshohet emri i shoqatës

Publikuar

-

CNA LAJME, CNA SATIRE

Është dukur e pabesueshme, por ka qenë e vërtetë. Disa kanë qeshur me fotot por dhe me faktet, që u dhanë në lidhje me iniciativën, që u propozua nga Gaz Bardhi dhe që u realizua nga lideri i pusetës, Ervin Salianji për ringritjen e PD në Korçë.

Propozimi i Gazit ishte që të mblidheshin ish-kryetarët veteranë të partisë dhe të quhej shoqata VT.

Kjo shoqatë sipas propozimit të bërë nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i partisë do të ishte me termin “Veteranët Tanë”. Por, mesa duket ka pasur pakënaqësi.

Pas fotos së parë të Salianjit me shumë personazhe, disa prej të cilëve me bëma dhe gjëma të plota dhe pas propozimeve të tij për të ardhmen dhe mënyrën se si do të vepronte kjo shoqatë, e cila do të sillte vlerat e tyre në rini, se si  këndohej për partinë dhe shokun Enver dhe  se këto tani do t’i bënin për Lulin, ka pasur revoltë.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike,

Revoltë e papritur në lidhje me emrin e shoqatës. Pretendentët e rinj për t’u bërë pjesë e saj, pasi janë xhelozuar me shpresën se Basha mund të vijë në vjeshtë ose në pranverë, ose pas tetë vitesh në pushtet në qoftë se do të vijë ndonjëherë, kanë kërkuar që shoqata të ndryshojë emrin.

Ka pasur diskutime të forta dhe nga kryesia e shoqatës e drejtuar nga një deputete e re, por edhe nga  grupi i ish-kryetarëve të vjetër.

Pasi kanë diskutuar thelbësisht kanë vendosur që nga shoqata me emrin VT, pra “Veteranët Tanë”, që do të ringrenë Partinë Demokratike në Korçë, ta quajnë shoqatës VK, “Veteranët Konservatorë”.

“Nuk mund të quhemi veteranët tanë, tha njëri prej të pranishmëve në mbledhje, sepse se nuk jemi tanët, ne jemi konservatorë, ne kemi bindje të djathta thelbësore si anglezët.

Kështu do të shprehej një pasardhës i një komunisti persekutor.

LEXO EDHE:  Të gjitha faktet/ Ja humbësit e vjetër që pretendojnë se janë të rinj në PD

Të njëjtin qëndrim do të mbante edhe një ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit i pranishëm në mbedhje, i cili ishte shumë i lumtur që shoqata nga VT, “Veteranët Tanë” do të quhet VK, “Veteranët Konservatorë”.

Kështu mbaroi mbledhja, të lumtur dhe tashmë propozimi ka shkuar në Tiranë për t’u miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Ky i fundit, në parim është shprehur, se është dakort që shoqata nga VT të quhet VK, sepse kjo shoqatë me vlerë konservatore që mbart dhe kapacitetet intelektuale që ka, jep shpresa të vërteta Partisë Demokratike mbi parimet e konservatorizmit, të së djathtës së vërtetë, që tashmë ka pjesë të saj, jo vetëm shoqatën VK në Korçë por edhe vetë Gaz Bardhin si një lider shpirtëror i këtyre shoqatave, që do të krijojnë shumë nga degët,  ku ka pasur probleme me largime nga strukturat pas ‘fitores spektakolare” të Lulzim Bashës në zgjedhjet e fundit.

Tashmë, Gaz Bardhi pritet që me krijimin e shoqatave të ketë më shumë vota edhe për sekretarët e përgjithshëm dhe kështu të jetë një lider i vërtetë, një mbështetës dhe udhëheqës i këtyre shoqatave VK, që në të ardhmen  do t’i shikojmë jo  vetëm në Korçë, por edhe në degë të tjera të rëndësishme si në Elbasan, Kavajë e gjithandej./CNA.al

E pabesueshme/ Salianji themelon shoqatën VT për ringritjen e PD-së në Korçë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Satire Politike

FOTO-Basha tallet me realitetin/ Rrjeti “shpërthen” në meme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të qeshurat e kreut të PD, Lulzim Basha në parlament me fjalimin e deputetit Sajmir Korreshi, janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Disa prej faqeve më të shikuara dhe njohura në rrjetet sociale, kanë realizuar meme me ndodhinë e fundit në parlament.

Teksa deputeti Korreshi tregonte situata problematike në qytetin e Lushnjes, kryetari i PD, nuk mbante dot të qeshurat.

LEXO EDHE:  Tenderi i ushqimeve/ PD dorëzon në SPAK kallëzimin penal: 6 vepra penale në ngarkim të Xhaçkës

LEXO EDHE:  "Po e kthen PD-në në OJQ"/ Edith Harxhi, akuzë të rendë Lulzim Bashës



Ky moment është kthyer në meme dhe Lulzim Basha është bërë edhe një herë tjetër “viral”.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Basha fle gjumë në këmbë/ Gazment Bardhi e sheh me ëmbëlsi

Publikuar

-

Nga

Ëndrrat e Bashës me Kryeministër/ Kreu i PD, i zhdukur që prej një jave

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shfaqur sot duke shkuar në Kuvend, i përgjumur.

Basha është fotografuar teksa ecte me sytë mbyllur, duke dhënë kështu një mesazh se të mbyllur do t’I ketë sytë edhe në Kuvend, ashtu siç ka bërë këto tetë vite kur e la PD në mes të rrugës, në Opozitë, pas asnjë lloj pushteti.

LEXO EDHE:  Vret me plumb në kokë të riun/ Vetëdorëzohet autori

LEXO EDHE:  PD: Pr.ligji për SPAK/ Ekzekutivi mund të ndërhyjë në mënyrë të pakontrolluar në emërime

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi , i cili në foto duket që e sheh me ëmbëlsi dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD, Afred Rushaj që e ndjek nga pas, Basha e ka marrë gjumin me vete në Kuvend.

Më poshtë po sjellim foton e Bashës, ku duke ecur fle edhe gjumë./CNA.al



 

 

 

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

E pabesueshme/ CNA.al letër urgjente Kuvendit të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sot në mesditë, duke parë seriozitetin e situatës në lidhje me Kuvendin dhe atë çfarë presin qytetarët, CNA.al ka vendosur të çojë publikisht këtë letër.

Të nderuar drejtues aktual të Kuvendit, zyrës së Protokollot, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryetarit në detyrë, zotit Gramoz Ruçi.

Pra, të gjithë funksionarëve që po merren me përgatitjen, e nesërme.

Pra, sesionin e 10, në datën 10, në orën 10. Ku parlamenti pret me ankth a do hyjë apo nuk do hyjë Doktori, çfarë do të ndodhë nesër.

Se Luli ka gati nja 10 ditë që nuk flet. Është mbyllur në zyrë dhe rri vetëm me Gaz Bardhin.

Por, CNA.al për të kaluar këtë situatë, ka një kërkesë.

Ju lutemi që nesër himnin në Kuvend të mos e vini me regjistrim, siç bëni zakonisht. Pra, të shtypni një kasetë, të ngriheni në këmbë dhe të betoheni për “mëmëdhenë”.

LEXO EDHE:  PD: Pr.ligji për SPAK/ Ekzekutivi mund të ndërhyjë në mënyrë të pakontrolluar në emërime

LEXO EDHE:  "Po e kthen PD-në në OJQ"/ Edith Harxhi, akuzë të rendë Lulzim Bashës

Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë.



Duke qënë se Luli po kthehet në parlament dhe ka dy vite që ka ikur rrugëve, ka mësuar dhe të këndojë himnin. Ju lutemi, a mundet ta këndojë Luli himnin?

Të vendoset që himni të këndohet nga kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend. Gjithashtu të ndryshohet rregullojra me një pikë shtesë.

Ne jemi të sigurt se këngetari do jetë i njëti edhe për 12 vitet e ardhshme.

Ka për t’iu kënduar një himn, që do ta qajë me lot.

Lërëni Berishën, lërini punët e tjera. Por, ju lutemi a mundet ta këndojë himnin Luli?

Kjo do të ishte një fitore e madhe për të dhe për demokracinë në Shqipëri, pas 30 vitesh tranzicion./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: