Connect with Us

Pandemia shumëfishoi milionat e Zotos, biznesi i plehrave lulëzoi gjatë ‘bllokimit’

Aktualitet

Pandemia shumëfishoi milionat e Zotos, biznesi i plehrave lulëzoi gjatë ‘bllokimit’

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pandemia e Covid-19 zhyti në krizë ekonominë shqiptare, por në mënyrë paradoksale biznesi i plehrave shënoi gjatë të njëjtës periudhë një rritje galoponte të fitimeve. Rrjeti i kompanive koncensionare, me personazh qendror Klodian Zoton, kanë shumëfishuar të ardhurat gjatë vitit 2020, krahasuar me një vit më parë.

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 përfshiu në një krizë të thellë ekonominë shqiptare, duke u shoqëruar me mbylljen ose reduktimin e aktivitetit ekonomik të mijëra bizneseve.

Ndërsa biznesi i plehrave shënoi gjatë të njëjtës periudhë një rritje galoponte të fitimeve.

Rrjeti i kompanive koncensionare, me personash qendror të dukshëm Klodian Zoton, kanë shumëfishuar të ardhurat gjatë vitit 2020, krahasuar me një vit më parë.

SYRI TV konsultoi të dhënat e bilanceve tregtare për dy vitet e fundit të shoqërive që zotërojnë kontratat koncensionare të landfilleve në Tiranë e Elbasan, si edhe të atyre që janë angazhuar në ngritjen e vend-depozitimit të mbetjeve në Sheristë të Vlorë dhe në ndërtimin e Eko-Parkut në Porto Romano.

Shifrat tregojnë se kriza jo vetëm që nuk është ndjerë për ato, por, përkundrazi, ka qenë një periudhë lulëzimi.

Landfilli i Sharrës në Tiranë është marrë me koncension nga ‘Integrated Energy BV’, një kompani e regjistruar në vitin 2016, me administrator të parë Klodian Zoton.

Në vitin 2019, kompania ‘IEBV’ deklaroi një fitim prej 176.4 milionë lekë të reja.

Në vitin 2020, kur shqiptarët qëndruan të mbyllur për disa muaj dhe nuk kishin mundësi të punonin, koncensionari i Sharrës deklaroi fitim në vlerë rreth 612 milionë lekë të reja, ose rreth 4 herë më shumë se një vit më parë.

LEXO EDHE:  Shtohen infektimet në Gjermani/ Testim me detyrim për pushuesit e kthyer?

Një tjetër kompani, ‘Integrated Technology Service’, në pronësi të Klodian Zotos, e cila po ndërton landfillin e Sheristës në Vlorë, deklaron gjithashtu rritje të ndjeshme të fitimit gjatë vitit 2020.

Në vitin 2019, ‘ITS’ ka deklaruar një fitim prej 102 milionë lekë të reja.

Ndërsa për vitin pandemik 2020, kompania e Zotos ka fituar 233 milionë lekë, ose më shumë se dyfishin e një viti më parë.

Një tjetër shoqëri e rrjetit Zoto, ‘Albtek Energy’, e cila ka koncensionin e impiantit të mbetjeve në Elbasan, ka pasur fitime të mira gjatë pandemisë.

Në vitin 2019, kompania që është në pronësi zyrtare të Stela Gugallja, deklaroi fitimin në vlerë 29 milionë lekë të reja.

Një vit më pas, ‘Albtek Energy’ deklaron fitim në shumën 40 milionë lekë të reja, ose rreth 150 përqind më shumë krahasuar me një vit më parë.

Kompania ‘De Mare Albania’, e lidhur në mënyrë indirekte me shoqëritë e plehrave, gjithashtu ka shumëfishuar të ardhurat e saj gjatë periudhës së pandemisë globale.

Për vitin 2019, ‘De Mare deklaroi një fitim minimal prej 283 mijë lekë të reja.

Pasi kompania fitoi në mënyrë të dyshimtë tenderin për mbylljen e landfillit të Porto Romanos dhe ngritjen e një Eko-Parku, ‘De Mare’ dhjetra-fishoi fitimet.

Për vitin 2020, kompania me pronësi italiane, deklaron se ka fituar 47 milionë lekë, ose rreth 150 herë më shumë se një vit më parë.

Në këtë analizë mungojnë të dhënat për koncensionarin e Fierit, ‘Integrated Technology Treatment Waste’, pasi ende nuk rezulton të ketë dorëzuar bilancin tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit./syri.net

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Skandali grek/ Si u pajis me pasaportë false vrasësi i oficerit në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Vrasësi i oficerit të policisë në Shqipëri është një nga klientët e bandës së falsifikimit të dokumnetave në Greqi.

Shqiptari, i akuzuar për vrasjen e oficerit, Artan Cuku, është pajisur me dokument identifikimi grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminelave shqiptarë që të mos binin në gjurmët e drejtësisë.

Porositësi i vrasjes së Artan Cukut, Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.

Për ndryshimin e identitetit, ai ka paguar shumën 35 mijë euro.  Rrjeti i falsifikatorëve u zbërthye falë një identiteti të rremë të zbuluar rastësisht dhe raportohet se kishte struktura të ngritura me detyra të ndara specifike.

Ky grup i mundësonte kriminelëve kryesisht shqiptarë që të “pagëzoheshin” si grekë të ish Bashkimit Sovjetik.

LEXO EDHE:  Pandemia e Covid-19 anulon edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel

LEXO EDHE:  Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Rama, një mal me para, për një mal me plehra



Sipas Abc news rrjeti me identitete të rreme dhe helenizime të paligjshme vepronte kryesisht në Atikë. Deri më tani janë arrestuar dy drejtuesit, nëntë oficerë policie, një nëpunës civil, një avokat, një sekretar dhe pesë anëtarë të tjerë të unazës falsifikuese.

Një klient u arrestua edhe për ryshfet punonjësi, certifikatë false dhe përdorim certifikate false. Në dosje janë përfshirë edhe 195 persona, ku 21 janë policë, 2 pensionistë, një nëpunës civil dhe 171 persona të tjerë.

Gjithsej 200 persona janë përfshirë në “klientelën” e këtij qarku që u shiste kriminelëve të huaj, kryesisht shqiptarë, karta identiteti dhe pasaporta false.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Papa Françesku kritikon Evropën për krizën e emigrantëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Papa Françesku vizitoi të dielën një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos për të shprehur mbështetjen për ta. Ai kritikoi ashpër indiferencën e treguar nga Evropa, e cila ka përdorur fondet e përgjithshme për të ndërtuar mure për bllokimin e emigrantëve.

Gjatë vizitës në një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos, Papa Françesku dënoi shfrytëzimin e çështjes së refugjatëve për propagandë politike. Ai u përshëndet nga dhjetra njerëz, përfshirë fëmijë, në kampin Manvrovouni, ku ndodhen rreth 2,300 refugjatë.

“Unë erdha këtu përsëri, për t’ju takuar dhe për t’ju siguruar që jam pranë jush. E them këtë me gjithë zemër”, tha Papa Françesku në një fjalim para një grupi refugjatësh.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër indiferencën dhe interesin vetjak të treguar nga Evropa në qasjen ndaj krizës së emigrantëve.

“Është shqetësuese të dëgjosh për propozime që fondet e përbashkëta të përdoren për të ndërtuar mure dhe për të vendosur tela me gjemba si zgjidhje për këtë çështje. Kjo është epoka e mureve dhe telave me gjemba”, tha Papa Françesku.



Ai bëri thirrje që të ndalet “fundosja e qytetërimit”, gjatë fjalimit në kampin Mavrovouni, pranë një grupi kontejnerësh të bardhë të OKB-së në buzë të detit të rrethuar me tela me gjemba.

LEXO EDHE:  Deklarata e kreut të OKB/ Fundi i pandemisë nuk po duket

LEXO EDHE:  Qeveria parashikon të jap 500 milionë lekë për inceneratorët/ Depozitohet kërkesa në Kuvend

Kjo është vizita e dytë e Papa Françeskut në Lesbos në pesë vjet dhe ai u ankua se kishte ndryshuar pak që nga viti 2016, kur Lesbos ishte pika kryesore e një vale masive migrimi në Evropë dhe ai solli me vete 12 refugjatë myslimanë sirianë gjatë kthimit në Vatikan.

Ky gjest konkret solidariteti kishte ngjallur shpresa tek refugjatët e kampit të Lesbos, shumë prej të cilëve kanë lindur fëmijë këtu ndërsa prisnin shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil dhe e panë vizitën e Papa Françeskut si një mundësi për t’u larguar përfundimisht nga ishulli.

Vizita pesë-ditore i Papa Françeskut në Qipro dhe Greqi është mbizotëruar nga çështja e emigrantëve.Ai tha se Deti Mesdhe, “djepi i kaq shumë qytetërimeve”, ishte kthyer në një varrezë të madhe ku mbyten anijet kontrabandë të mbushura me njerëz të dëshpëruar.

Në fjalimin e Papa Françeskut para një grupi refugjatësh në Lesbos ishin të pranishëm edhe Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe zëvendëspresidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian Margaritis Schinas./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Degët e PD së qarkut Berat/ 63% e delegatëve firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pesë degët e Partisë Demokratike të qarkut Berat kanë publikuar sot listat me emrat e delegatëve të cilët kanë firmosur pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në 5 degët e PD-së kanë firmosur 260 nga 413 delegatë, duke e çuar në 63 % numrin e delegatëve që i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Nga dega e Beratit kanë firmosur, 125 nga 198 delegatë, pra 63% e anëtarësisë e kësaj dege. Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë. Nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë.

Nga dega e PD-së Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD-së Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë.



Në momentin që drejtuesit e degëve kanë lexuar listën, i pranishëm ka qenë edhe kreu i FRPD , Belind Këlliçi.

LEXO EDHE:  Shtohen infektimet në Gjermani/ Testim me detyrim për pushuesit e kthyer?

LEXO EDHE:  Turizmi dhe shpresa tek vaksina

Sekretarja funksionale e degës së PD Berat, Desantila Orizaj ka theksuar se,  më shumë se 60% e delegatëve i janë bashkuar Sali Berishës pasi kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz.

Kryetari i degës së PD-së Kuçovë ka deklaruar se 80% e delegatëve të degës së PD-së Kuçovë i janë bashkuar liderit Sali Berisha pasi e shohin si të vetmen shpresë për rikthimin e PD-në pushtet.

Qemal Braho, i cili është përfaqësuesi i PD-së Skrapar, është shprehur se, ata që nuk kanë firmosur formularët për Kuvendin e 11 Dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune./ CNA.al

LEXO TE PLOTE