LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI “foleja” e korrupsionit/ Zyrtarët e Metës dhe të Kryemadhit në SPAK për zhvatje në miliona euro

16 Gusht 2021, 10:23, Politikë CNA
LSI “foleja” e korrupsionit/ Zyrtarët e Metës dhe të

Lëvizja Socialiste për Integrim që ndër vite është cilësuar si shpk e Ilir Metës, Presidentit të sotëm, falimentoi me sukses në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kjo forcë politike, së cilës qytetarët ia dhanë përgjigjen e merituar me  25 Prill, rrugëtimin e saj e ka bërë bashkangjitur me korrupsionin.

LSI, është e vetmja parti në Shqipëri shumë e akuzuar për korrupsion edhe pse deri më tani nuk janë bërë hetime.

Zyrtarë , por edhe drejtues të saj janë lakuar publikisht, por edhe korridoreve të Kuvendit, korridoreve të Ministrive apo edhe korridoreve të Prokurorive, të cilat kanë heshtur.

Zyrtarë të LSI, janë akuzuar për korrupsion në tendera, për pazare me votat për kthim të institucioneve shtetërore në private, në kohën që kanë udhëhequr si me PD ashtu edhe me PS.

Herë me njërën palë dhe herë me tjetrën, ata e kanë gjetur mundësinë për të zhvatur, nëpërmjet karriges së pushtetit.

Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, kur ndaj tyre ka pasur akuza, ata janë justifikuar se janë gënjeshtra dhe perceptime.

Por, nga dita në ditë, akuzat po faktohen.

Dhe përballja me drejtësisë, por thërret zyrtarët e LSI, të cilëve kryetarja   e ligjshme Monika Kryemadhi prej kohësh u është zhdukur, ndërsa kryetari tjetër që bën edhe Presidentin pritet të përballet me Gjykatën Kushtetuese në Shtator, e cila edhe mund ta shkarkojë.

Dy zyrtarët e parë të LSI, të një rangu të lartë, të cilët do të japin llogari para drejtësisë, duket se do të jenë, as më shumë e as më pak, por Drejtori i Kabinetit të Presidentit Meta apo ish -Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ish- kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, Vojo Bregu.

Ka qenë kreu i LDSH-së  që ka kallëzuar në SPAK, ish-Ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Ministrie, Vojo Bregu.

Dy ish-zyrtarët janë akuzuar nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë për abuzime me tendera në kohën kur drejtonin Ministrinë e Bujqësisë.

Panariti pritet të  dërgojë një dosje me prova në SPAK, dhe pret nga ky institucion që të hetojë seriozisht zyrtarët e LSI-së, pasi faktet nuk mungojnë.

Dhe faktet janë kokëforta, siç ka denoncuar edhe në CNA.al Myslim Murrizi.

Ky i fundit ka thënë se do të dërgojë edhe dokumenta të tjera në SPAK duke filluar nga 53 kontratat e dhënies në përdorim të 24 mijë hektarëve tokë që Qeveria e viteve 2005-2013 i kishte vënë në dispozicion të Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit për ish- pronarët, të cilët ua kanë dhënë klientëve të tyre dhe kujtdo kontigjenti të huaj apo vendas që ju ka  ngrohur xhepin.

?Do të ftoja SPAKUN të hetonte të gjithë tenderat që mbajnë firmën e Vojo Panaritit në vitet 2013-2017 por me pikantet janë medikamentet për mizën e ullirit, motorrat për veterineret ku kostumi dhe dorashkat janë blerë 2 herë më shtrejtë se motorri, kamerat e hidrovureve dhe plot të tillë?, ka thënë Murrizi në një intervistë për CNA.al.

Murrizi denoncon se vetëm nga dy tendera që kanë kushtuar rreth 6 milion euro, zyrtarët e LSI kanë përfituar 5 milion euro.

Bëhet fjalë për tenderin e sistemit të ujitjes në Bashkinë Divjakë me vlerë 4.5 milion euro dhe tenderin për  blerjen e 1912 mëshqerrave. 

Fakte korruptive për zyrtarët e LSI-së Edmond Panariti dhe Vojo Bregu, Murrizi ka edhe për shumë tendera të tjerë, të dhëna përgjatë viteve 2013-2017,  si për medikamentet për mizën e ullirit, motorrat për veterinerët ku kostumi dhe dorashkat janë blerë 2 herë më shtrejtë se motorri, kamerat e hidrovureve dhe të tjera./CNA.al

Ekskluzive-Intervista e plotë/ Murrizi zbulon skandalet miliona euro të Panaritit e Vojo Bregut

Skandali me tenderat e Ministrisë së Bujqësisë/ Murrizi paralajmëron dokumente ?gozhduese?, SPAK të hetojë

“11 milionë euro për blerje lopësh!”/ Murrizi akuza të forta, si përfunduan në xhepat e të ?pangopurve? gjysma e tyre

Lajmet e fundit nga