LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lista e “zezë” e Amerikës/ Klodian Tomorri zbulon panikun e politikanëve

16 Gusht 2021, 12:42, Aktualitet CNA
Lista e “zezë” e Amerikës/ Klodian Tomorri zbulon panikun

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar çështjen e sjelljes së afganëve në vendin tonë.

Sipas , tij nuk ka politikan në botë që të ketë guxim t?i thojë popullit të tij që ne jemi pro ardhjes së afganeve, pasi bë çdo vend të Europës e fshijnë nga politika për 20 sekonda.

?Vetëm liderët shqiptarë me servilizmin e tyre të jashtëzakonshëm po luten publikisht aman sillini tek ne.

Tani, këta udhëheqësit tanë kanë hallet e tyre. I servilosen Amerikës se kanë hall mos dalin tek ajo lista, ngaqë janë të gjithë me njolla nga pas. Por, ky nuk është vendim politikanësh, por vendimarrje sovrane. Çojeni në referendum po deshët?, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Sipas Tomorrir, përralla se kemi detyrime ndaj Natos është për të hedhur lumin.

?E para nuk ja u kërkon njeri këtyre tanëve. Këta ofrohen vetë nga servilizimi. E dyta, ka një formulë më të ndershme.

Secili vend i Natos, përfshirë Shqipërinë, të marrë numrin që i takon në raport me numrin e popullsisë.

Edhe per Kosoven e ka larë borxhin Shqipëria. I mori muxhahedinët dhe i strehoi ndërkohe që i refuzonte çdo vend i globit. Daleni pak. Dil muxhahedinët, çoji në Shqipëri. Dil armët kimike, o burra në Shqipëri. Dil afganët prapë në Shqipëri. Është bërë si landfill këtu?, shkruan më tej Tomorri./CNA.al

Lajmet e fundit nga