LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë pritet në Shtator nga SPAK dhe SHBA

16 Gusht 2021, 16:53, Aktualitet CNA
Çfarë pritet në Shtator nga SPAK dhe SHBA

Shtatori nuk është larg, vetëm dy javë dhe fillon muaji i cili pritet të sjellë jo pak surpriza të shumëpritura nga shqiptarët në  lidhje me politikën kryesisht dhe kastën që drejton vendin prej 30 vitesh me një tranzicion të tejzgjatur, të lodhshëm, me skandale, korrupsion dhe dështime, fatkeqësisht duke lënë Shqipërinë një nga vendet më të prapambetura të Europës.

Shtatori po afron dhe janë dy institucione që pritet të japin përgjigjet e tyre apo të shpallin surprizat publikisht për shqiptarët.

Së pari është SPAK nga i cili janë disa dhjetra dosje korrupsioni hetimesh të mëdha, të cilat diku kanë përfunduar, diku janë në përfundim, por kryesisht me skandalet dhe bëmat e dëgjuara deri tani maksimumi është shkuar deri tek krybashkiakët, ndërsa shqiptarët kërkojnë më shumë. Kërkojnë ministra, zv.ministra, zyrtarë të tjerë të lartë. Nuk mund të mjaftohen me disa drejtorë të vegjël të Ministrisë së Brendshme të cilët vetëm kanë firmosur urdhërat e sekretarit apo ministrit të tyre.

Priten më shumë. Pritet jo vetëm nga shqiptarët por dhe nga diplomacia një reagim i fortë nga SPAK, pasi do të ishte institucioni që do të nxiste frenimin e korrupsionit. Ka denoncime për aferën e inceneratorëve, për tendera të tjerë në Ministrinë e Brendshme. Skandale korruptive në Ministrinë e Bujqësisë apo të Drejtësisë. Shumë nga insitucionet që drejtoheshin deri dje dhe nga LSI, por edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ministra, ish ministra janë të rrezikuar. Janë disa dhjetra dosje që ditë pas dite zmadhohen dhe ngrenë akuza për kastën politike të korruptuar në Shqipëri.

I dyti është institucioni që në fakt ka sytë i gjithë populli shqiptarë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ku sipas shumë informacioneve në shtator pritet të ketë emra të publikuar nga kjo ambasadë në lidhje me dhjetra zyrtarë dhe politikanë, ashtu siç është bërë publike për disa personazhe të rëndësishëm të jetës politike shqiptare dhe deri tek ish-kryeministri Sali Berisha, të shpallur non-grata në SHBA.

Tashmë në qarqet mediatike, raportohet se ambasada do të shpallë një tjetër listë e cila përfshin politikanë, zyrtarë të lartë, drejtues mediash dhe deri në biznesmenë.

Lista thonë se është e gjatë. Shumë shpresa ka dhe tek ambasada e SHBA. Pra këta janë dy institucionet SPAK dhe SHBA të cilët pritet të godasin. I pari aferat korruptive dhe i dyti nëpërmjet shpalljes së listave emrat që jane revokuar apo hequr vizat për shkak të korrupsionit dhe informacionit që ambasada ka në lidhje me këta përsonazhe.

Nga ana tjetër institucioni i drejtësisë që është SPAK do të ngre akuza të forta dhe na pret një shtator mjaft i nxehtë në politikë përtej përplasjeve që pritetë të fillojnë me Parlamentin. Shpresa është tek ambasada e SHBA dhe SPAK për goditjet që ata pritet të japin./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga