LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmet e Panaritit dhe Vojo Bregut/ Murrizi u nxjerr të palarat, ku ndryshojnë të dy nga skandalet e Ministrisë së Bujqësisë

15 Gusht 2021, 18:44, Politikë CNA

Myslim Murrizi është vënë në ?shënjestër? të dy eksponetëve të LSI-së, Edmond Panariti dhe Vojo Bregu, që pas padisë në SPAK për abuzimet me paratë publike.

Në një intervistë për CNA.al, Murrizi ka zbuluar dhe se ku ndryshojnë këta të fundit nga skandalet e Ministrisë së Brendshme.

Teksa listoi disa nga skandalet, Murrizi tha se nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes tyre veç dorës dhe dorovitjes ndaj padrinos.

?Nga Panariti hajde de por nga ky Vojo që nuk ja njoh as surratin veç firmën tek lidhja e mbi 130 tenderave si sekretar i përgjithshëm nuk e di se çfarë mendon ky lider se mund të më impresionoj me postime fb.

Ndoshta ka hallin e tenderave të kamerave të hidrovureve se nga infot që kam e ka fituar një kompani qe ka dyqanin mbi farmacinq greke tek buzq e Lanës e ndoshta është o firmë e tij o e ndonjë miku të tij.

Ose ka hallin e Karimit të famsheëm Bangladeshas që mori 1140 hektarë tokë, mori shtetesi Shqiptare për 67 orë qëndrim edhe pse ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash dhe sot është në burg në vendin e tij e ka hedhur në gjyq Shqipërinë e i kërkon 1 milion euro. Sepse të gjitha letrat e këtij Karimit i ka bërë studio ligjore e vjehrrit të Vojos. Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh mes tyre veç dorës dhe dorovitjes ndaj padrinos së tyre?, tha ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga