LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si gënjeu publikisht Ervin Salianji/ Faktet kapin “mat” liderin e pusetës

15 Gusht 2021, 09:24, Politikë CNA

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, treguan se drejtuesit politik të caktuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dështuan.

Basha ka kërkuar rreth 707 000 vota nga të tijët, por në fakt ata nuk mundën t?i sillnin më shumë se 630 000. (Lexo këtu)

Në një nga rastet më flagrante, është qarku i Koçës, ku shifrat e analizuara flasin vetë. Ky qark është u vetmi me dy drejtues politik, Ervin Salianji dhe Edmond Spaho.

Flasin ashtu si në vitin 2017, kur në qarkun e Korçës u siguruan vetëm katër mandate, me 42 mijë vota dhe u shpall fitore.

E njëjta situatë, turpësisht po ndodh dhe tani në vitin 2021, ku Partia Demokratike në qarkun e Korçës ka rreth 50 mijë vota, nga mbi 60 mijë vota, që ishte objektivi.

Por, përtej këtij dështimi spektakolar në zgjedhje, Ervin Salianji, ?lideri i pusetës?, një ditë më parë shpallte ?fitoren?, duke thënë se PD e Korçës ishte rritur me 7 mijë vota.

Shifrat kapin ?mat?  Ervin Salianjin 

Mesa duket ?lideri i pusetës?, është si puna e budallait, që thotë ?ku di unë se çfarë them unë?.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike,Në vitin 2013, PD ka marrë 56 mijë vota. Në atë kohë me më pak aleatë sesa kishte në vitin 2021. Kishte 56 mijë vota me PDIU, LZHK-në, etj.

E cuan 42 mijë në 2017, ndërsa sot në vitin 2021, Partia Demokratike në qarkun e Korçës ka 50 mijë vota, megjithëse aleate i është shtuar PBDNJ, pra Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila ka një efekt elektoral prej të paktën tre mijë votash në qarkun e Korçës.

Pra, në 2021 minimalisht duhet të ishin 59 mijë vota. Por, u arritën vetëm 50 mijë vota, dhe e shpallin si fitore, duke i bërë llogaritë në bazë të shkatërrimit total që bënë vetë.

Por, kush e çoi nga 59 mijë në 42 mijë?

Nga ana tjetër, PS kishte 62 mijë vota në vitin 2017. LSI 19 mijë vota, dhe PD 42 mijë vota.

Tani, PD së bashku me LSI-në, kanë 58 mijë vota, ndërsa PS 60 mijë.

Mirë PD-në e shkriu, po dhe bashke me LSI-në që e mbajnë si flamur fitoreje, janë në ditë të hallit. Shifrat flasin vetë.

Por, le ti lëmë shifrat dhe të ndalemi në një tjetër detaj, zgjedhjet e ardhshme vendore.

Zgjedhjet lokale janë testi i radhës i Ervin Salianjit. Kur beson se e duan kaq shumë korçarët, le të kandidojë në Bashkinë e Korçës dhe ti sjellë fitoren PD-së.

Atëherë askush nuk mund të flasë.

Por duke u bërë deputet me fshehje në listat fituese të kryetarit e bën llogarinë si luli 7×7 = 42.

Le të dalë përballë, në garë direkte, që të shikojë e kuptojë çfarë është vota dhe si e mbledh./CNA.al

Si dështuan Spaho dhe Salianji në Korçë

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

Lideri i pusetës!

Gazetari nxjerr shifrat dhe zbulon skandalin/ Salianji e Mano po punojnë për Ramën e Peleshin

Lajmet e fundit nga