LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten sërish shifrat/ Rreth 400 raste të reja në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën sot

15 Gusht 2021, 15:07, Lifestyle CNA
Rriten sërish shifrat/ Rreth 400 raste të reja në 24 orë, ja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer  4,935 testime dhe kanë rezultuar pozitivë  397 qytetarë, ndërsa ështe regjistruar dhe 1 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 146 raste në Tiranë, 28 raste në Durrës, Vlorë, 24 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Fier, 15 raste në Elbasan, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste  në Gjirokastër, 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 54 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve.
Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         397
Të shëruar në 24 orë       39
Të shtruar në spitale       46
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 4,935

Testime totale             957,801
Raste pozitive             135,947
Raste të shëruara       130,673
Raste Aktive                    2,810
Humbje jete                     2,464

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1067
Shkodër          388
Fier                  286
Vlorë               272
Elbasan           177
Lezhë              151
Durrës             163
Berat               84
Gjirokastër       82
Korçë               53
Kukës              53
Dibër                 34

Lajmet e fundit nga