Connect with Us

E pabesueshme/ Salianji themelon shoqatën VT për ringritjen e PD-së në Korçë

Satire Politike

E pabesueshme/ Salianji themelon shoqatën VT për ringritjen e PD-së në Korçë

Publikuar

-

CNA LAJME, CNA SATIRE

Vërtet e pabesueshme, por ja që ndodh në Korçë, në kulmin e të nxehtit, kur njerzit duan të pushojnë buze detit apo në freskinë e maleve që po digjen nga “patriotët” tanë.

Por ja që ndodh edhe kështu. Kur PD-ja shkërmoqet nga vetë njerzit e Salianjit dhe Bashës, siç është Andrea Mano, apo nga vetë Spaho dhe konfliktet e Ervinit, tani gjendet zgjidhja.

Lulzim Basha, që të shpëtojë nga turpi gjeti zgjidhjen, dhe direkt vërsuli kamikazin e tij, që tani quhet “Lideri i Pusetës”.

Me propozim direkt nga Gaz Bardhi, u gjet një zgjidhje staturore. Të krijohet një organizate e re brenda PD-së në Korçë dhe të quhet “Veteranët Tanë” shkurt Shoqata VT me dy gërma si PD.

Kjo shoqatë duhet të krijohet në degën e Korçës dhe te përfshijë sa më shumë ish-kryetarë, por edhe ish-kryekomunarë apo drejtues të SHISH.

Le të kenë qenë kundër PD-së, Lulit, Berishës, të kenë punuar për PS-në, Fatos Nanon e deri tek Niko Peleshi, rendësi ka të jenë veteranë.

Mundësisht t’iu varin edhe një llamarinkë si qëmoti e tu premtohet se kur të vijë PD në pushtet do kenë benefite të mëdha, që nga rritja e pensionit deri tek uturakët falas.

Disa që kanë memorie apo një fare dinjiteti mund ti gënjehen duke ju theksuar se “armiku” u gjet në gjirin e partisë dhe ai iku, tani PD duhet të drejtohet nga shoqata VT e cila në fakt do sjellë vlerat e tyre në rini, kur këndonin për partinë apo derdhnin lot për shokun Enver. Kështu duhet të mësohen dhe brezat e rinj që nën mësimet e shoqatës do japin kontributin e tyre që PD të qëndrojë në opozitë, por Luli e Salianji të shtojnë pasuritë në bizneset e tyre me Ramën.

LEXO EDHE:  Basha mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar/Braktisje parlamentit, protesta për zgjedhje të lira

Mësohet se vullnetarët e parë të shoqatës në takimin themelues, kanë treguar për betejat e tyre me Berishën, e dinin armik të amerikaneve dhe që do shpallej non – grata që në vitin 96.

Disa kërkuan që të firmosej një kontratë ku të jepnin manualet e tyre të eksperiencës dhe kembëngulën që më ardhjen e PD të rikthehen në detyra të rëndësishmë drejtimi dhe menaxhimi.

Dikush u krahasua edhe me Biden dhe Trump, duke deklaruar se nuk do vdisnin deri sa Luli të bëhej kryeministër në qeverinë që do ja fale Rama shumë shpejt sepse e ka shumë xhan.

Në fund të mbledhjes Ervin Salianji pyeti të pranishmit për hallet e tyre shëndetësore dhe subvecionet e qeverisë në ilaçet e tensionit dhe prostatës. Në këtë fushë nuk pati shqetësime.

Disa ankesa kishte për reformën në drejtësi, por kryesisht u kërkua që shoqata VT e nisur si gur themeli në Korçë të ngrihej në nivel kombëtar, pse jo dhe ndërkombëtar.

Takimi u mbyll me sukses dhe pritet që në ditët në vazhdim shoqata të zgjerohet dhe me antarë të tjerë, kryesisht të mënjanuar nga partia në menyrë të gabuar, por edhe të tjerë vetëranë që duan të bëjnë foto me Liderin e Pusetës.

Vendimi i parë i shoqatës me numër një është: Fillimi i luftës në vjeshtë dhe mos kthimi nga llogoret e betejës deri në fitore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Satire Politike

FOTO-Basha tallet me realitetin/ Rrjeti “shpërthen” në meme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të qeshurat e kreut të PD, Lulzim Basha në parlament me fjalimin e deputetit Sajmir Korreshi, janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Disa prej faqeve më të shikuara dhe njohura në rrjetet sociale, kanë realizuar meme me ndodhinë e fundit në parlament.

Teksa deputeti Korreshi tregonte situata problematike në qytetin e Lushnjes, kryetari i PD, nuk mbante dot të qeshurat.

LEXO EDHE:  PD e 22 Marsit 1992 dhe e 25 Qershorit 2017/ Patozi tregon tre dallimet thelbësore

LEXO EDHE:  PD e 22 Marsit 1992 dhe e 25 Qershorit 2017/ Patozi tregon tre dallimet thelbësore



Ky moment është kthyer në meme dhe Lulzim Basha është bërë edhe një herë tjetër “viral”.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Basha fle gjumë në këmbë/ Gazment Bardhi e sheh me ëmbëlsi

Publikuar

-

Nga

Ëndrrat e Bashës me Kryeministër/ Kreu i PD, i zhdukur që prej një jave

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shfaqur sot duke shkuar në Kuvend, i përgjumur.

Basha është fotografuar teksa ecte me sytë mbyllur, duke dhënë kështu një mesazh se të mbyllur do t’I ketë sytë edhe në Kuvend, ashtu siç ka bërë këto tetë vite kur e la PD në mes të rrugës, në Opozitë, pas asnjë lloj pushteti.

LEXO EDHE:  Betonizimi i liqenit/ PD: Të pyeten qytetarët për referendum

LEXO EDHE:  PD-LSI nuk shkojnë në komision/Nuk shkarkohet drejtoresha e AFM

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi , i cili në foto duket që e sheh me ëmbëlsi dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD, Afred Rushaj që e ndjek nga pas, Basha e ka marrë gjumin me vete në Kuvend.

Më poshtë po sjellim foton e Bashës, ku duke ecur fle edhe gjumë./CNA.al



 

 

 

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

E pabesueshme/ CNA.al letër urgjente Kuvendit të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sot në mesditë, duke parë seriozitetin e situatës në lidhje me Kuvendin dhe atë çfarë presin qytetarët, CNA.al ka vendosur të çojë publikisht këtë letër.

Të nderuar drejtues aktual të Kuvendit, zyrës së Protokollot, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryetarit në detyrë, zotit Gramoz Ruçi.

Pra, të gjithë funksionarëve që po merren me përgatitjen, e nesërme.

Pra, sesionin e 10, në datën 10, në orën 10. Ku parlamenti pret me ankth a do hyjë apo nuk do hyjë Doktori, çfarë do të ndodhë nesër.

Se Luli ka gati nja 10 ditë që nuk flet. Është mbyllur në zyrë dhe rri vetëm me Gaz Bardhin.

Por, CNA.al për të kaluar këtë situatë, ka një kërkesë.

Ju lutemi që nesër himnin në Kuvend të mos e vini me regjistrim, siç bëni zakonisht. Pra, të shtypni një kasetë, të ngriheni në këmbë dhe të betoheni për “mëmëdhenë”.

LEXO EDHE:  PD e 22 Marsit 1992 dhe e 25 Qershorit 2017/ Patozi tregon tre dallimet thelbësore

LEXO EDHE:  Betonizimi i liqenit/ PD: Të pyeten qytetarët për referendum

Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë.



Duke qënë se Luli po kthehet në parlament dhe ka dy vite që ka ikur rrugëve, ka mësuar dhe të këndojë himnin. Ju lutemi, a mundet ta këndojë Luli himnin?

Të vendoset që himni të këndohet nga kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend. Gjithashtu të ndryshohet rregullojra me një pikë shtesë.

Ne jemi të sigurt se këngetari do jetë i njëti edhe për 12 vitet e ardhshme.

Ka për t’iu kënduar një himn, që do ta qajë me lot.

Lërëni Berishën, lërini punët e tjera. Por, ju lutemi a mundet ta këndojë himnin Luli?

Kjo do të ishte një fitore e madhe për të dhe për demokracinë në Shqipëri, pas 30 vitesh tranzicion./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: