LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dojna Mema këshillon personat që vuajnë nga ankthi/ "Fokusohuni tek gjithçka e mirë që keni në jetë"

15 Gusht 2021, 11:52, Lifestyle CNA
Dojna Mema këshillon personat që vuajnë nga ankthi/

Moderatorja Dojna Mema është shumë aktive në rrjetet sociale, ku dikstuon shpesh për problematika të ndryshme me ndjekësit e saj.

Së fundi në një bisedë virtuale me fansat e saj, moderatorja ka folur për ankthin. Ajo është shprehur se nuk e ka përjetuar ankthin dhe krahas ka përcjellë një mesazh për të gjithë ata që vuajnë.

?Të them të vërtetën ankth në kuptimin klinik, nuk kam përjetuar. Sigurisht pastaj që kam patur edhe unë momentet e mia të krizave nervore e të cilat ndodhin rrallë.

Jam në paqe me veten dhe fatmirësisht kam gjetur një ekuilibër që në moshë të re. Ju e dini që unë flas gjithmonë për problematike të ndryshme, por ankthin duke qenë se nuk e kam përjetuar, nuk e kam prekur si temë me ju. Është krejtësisht normale, të keni uljet dhe ngritjet tuaja.

Bëni paqe me këtë dhe përpiquni të fokusoheni çdo ditë tek gjithçka e mirë që keni në jetën tuaj. Kujtojani vetes gjithmonë! Mund t?iu ndihmojë edhe t?i shkruani diku?, shkruan Dojna Mema./ CNA.al

Lajmet e fundit nga