Connect with Us

VIDEO/ Spektakël, gola e drithërima në “Parc des Princes”: PSG feston me “poker

Satire Politike

VIDEO/ Spektakël, gola e drithërima në “Parc des Princes”: PSG feston me “poker

Publikuar

-

PSG mori sot fitoren e dytë në Ligue 1 pët këtë sezon, pas suksesit 1-2 në javën e parë në fushën e Troyes. Ekipi i Mauricio Pochettinos triumfoi 4-2 në “Parc des Princes” kundër Strasbourg.

Përpara fillimit të ndeshjes, pesë afrimet e klubit francez: Leo Messi, Sergio Ramos, Gigio Donnarumma, Achraf Hakimi dhe Georgino Wijnaldum u prezantuan me tifozët e rinj.

 

Atmosferë e shkëlqyer në shkallë dhe nisje perfekt e PSG, që kaloi në avantazh shumë shpejt falë golit me kokë të Mauro Icardit (3′).

Kylian Mbappe (25′) dyfishoi falë asistit të Draxler, teksa gjermani realizoi golin e tretë të PSG-së në fundin e pjesës së parë.

Vendasit e ulën disi ritmin në fraksionin e dytë të takimit dhe Strasbourg përfitoi duke shënuar dy gola me anë të Kevin Gameiro dhe Ludovic Ajorque.

Në momentin më të mirë të ekipit mik, Aleksander Djiku u largua me karton të kuq (81′) dhe PSG vulosi fitoren pesë minuta më vone me golin e Pablo Sarabia.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Satire Politike

FOTO-Basha tallet me realitetin/ Rrjeti “shpërthen” në meme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të qeshurat e kreut të PD, Lulzim Basha në parlament me fjalimin e deputetit Sajmir Korreshi, janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Disa prej faqeve më të shikuara dhe njohura në rrjetet sociale, kanë realizuar meme me ndodhinë e fundit në parlament.

Teksa deputeti Korreshi tregonte situata problematike në qytetin e Lushnjes, kryetari i PD, nuk mbante dot të qeshurat.



Ky moment është kthyer në meme dhe Lulzim Basha është bërë edhe një herë tjetër “viral”.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Basha fle gjumë në këmbë/ Gazment Bardhi e sheh me ëmbëlsi

Publikuar

-

Nga

Ëndrrat e Bashës me Kryeministër/ Kreu i PD, i zhdukur që prej një jave

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shfaqur sot duke shkuar në Kuvend, i përgjumur.

Basha është fotografuar teksa ecte me sytë mbyllur, duke dhënë kështu një mesazh se të mbyllur do t’I ketë sytë edhe në Kuvend, ashtu siç ka bërë këto tetë vite kur e la PD në mes të rrugës, në Opozitë, pas asnjë lloj pushteti.

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi , i cili në foto duket që e sheh me ëmbëlsi dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD, Afred Rushaj që e ndjek nga pas, Basha e ka marrë gjumin me vete në Kuvend.

Më poshtë po sjellim foton e Bashës, ku duke ecur fle edhe gjumë./CNA.al



 

 

 

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

E pabesueshme/ CNA.al letër urgjente Kuvendit të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sot në mesditë, duke parë seriozitetin e situatës në lidhje me Kuvendin dhe atë çfarë presin qytetarët, CNA.al ka vendosur të çojë publikisht këtë letër.

Të nderuar drejtues aktual të Kuvendit, zyrës së Protokollot, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryetarit në detyrë, zotit Gramoz Ruçi.

Pra, të gjithë funksionarëve që po merren me përgatitjen, e nesërme.

Pra, sesionin e 10, në datën 10, në orën 10. Ku parlamenti pret me ankth a do hyjë apo nuk do hyjë Doktori, çfarë do të ndodhë nesër.

Se Luli ka gati nja 10 ditë që nuk flet. Është mbyllur në zyrë dhe rri vetëm me Gaz Bardhin.

Por, CNA.al për të kaluar këtë situatë, ka një kërkesë.

Ju lutemi që nesër himnin në Kuvend të mos e vini me regjistrim, siç bëni zakonisht. Pra, të shtypni një kasetë, të ngriheni në këmbë dhe të betoheni për “mëmëdhenë”.

Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë.



Duke qënë se Luli po kthehet në parlament dhe ka dy vite që ka ikur rrugëve, ka mësuar dhe të këndojë himnin. Ju lutemi, a mundet ta këndojë Luli himnin?

Të vendoset që himni të këndohet nga kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend. Gjithashtu të ndryshohet rregullojra me një pikë shtesë.

Ne jemi të sigurt se këngetari do jetë i njëti edhe për 12 vitet e ardhshme.

Ka për t’iu kënduar një himn, që do ta qajë me lot.

Lërëni Berishën, lërini punët e tjera. Por, ju lutemi a mundet ta këndojë himnin Luli?

Kjo do të ishte një fitore e madhe për të dhe për demokracinë në Shqipëri, pas 30 vitesh tranzicion./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: