LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndanin kokainë në Dhërmi/ E pësojnë keq tre persona

14 Gusht 2021, 14:14, Kronika CNA
Shpërndanin kokainë në Dhërmi/ E pësojnë keq tre

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se shppërndanin lëndë narkotike në Dhërmi. Uniformat njoftojnë se janë prangosur K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis.

?Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga