LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosjet e 'nxehta' në SPAK/ Anduena Llabani: Në Shtator do të ketë arrestime për emra konkretë

14 Gusht 2021, 13:10, Kronika CNA
Dosjet e 'nxehta' në SPAK/ Anduena Llabani: Në

Gushti është muaji kur edhe drejtësia e re, pushon. Shumë institucione të drejtësisë kanë mbyllur dyert për shkak të pushimeve për të rinisur në shtator, muaj ku pritet që SPAK të konkludoi me arrestime të bujshme të zyrtarëve të kapur në shkelje me ligjin.

E ftuar në studion e MCN TV, gazetarja Anduena Llabani bëri me dije disa prej dosjeve të cilat SPAK i ka nën hetim.

Llabani tha se në shtator pritet që të shohim arrestime për emra konkretë, ndërsa shtoi se dhe prokurorë të SPAK do të vihen nën akuzë.

Ka të dhëna se çfarë dosjesh pritet të hapen dhe çfarë niveli zyrtarësh do të përballen me akuzat?

Paralajmërimi është për politikanë, ish ministra, ministra, gjyqtarë, prokurorë, madje dhe gazetarë në listën e SPAK. Që në ngritje të SPAK janë vënë në përgjim të gjithë këta dhe ajo që është më e rëndësishme është krimi institucional, fondet publike.

Nuk kemi hasur më parë kryebashkiak të arrestuar. Në shtator do të shohim arrestime për emra konkretë, pse jo dhe prokurorë të SPAK që do të vihen në akuzë.

Cilat janë disa në dosjet më të nxehta që janë në duar te prokurorëve?

Krimi Zgjedhor që pritet të konkludohet, nuk kemi një emër konkret dhe dosje konkrete. Jemi njohur vetëm me shifra, por jo me subjekte.

Inceneratorët ku luhen miliona para, dhe hetimi ka kërkuar më shumë kohë dhe prokurorët janë treguar të rezervuar.

Çështja e Teatrit është një çështje që ka vënë në lëvizje SPAK. Presim që dhe kryetari i bashkisë të dëshmojë për këtë çështje.

Hetimet për krimin mjedisor (shoqëria Salillari), banorë të qyteteve të ndryshme kanë ngritur padi për kryebashkiakët që kanë ngritur padi për lejet që kanë dhënë.

A ka nepotizëm sot në sistemin e ri të drejtësisë?

Ka qenë fakti i provuar që ILD- ka ngritur verifikimin për trupën e KLP.  Është zyrtare nisja e verifikimit të ILD-ës është bazuar në denoncimin e ardhur nga ONM (Operacioni Ndërkombëtare i Monitorimit)

Në denoncim thuhet se tre nga anëtarët e KPL-ës kanë familjarë të tyre të punësuar në prokurorinë e Tiranës ndaj rasti duhet verifikuar mese kemi të bëjmë me një konflikt interesi.

Në rast konstatimi s?ka pezullim por shkarkim. Ligji për ushtrimin e detyrës për funksionimin e organeve gjyqësore dhe të prokurorisë e detyron anëtarin të deklarojë konfliktin e interesat. Ligji 115/2016 për organet qeverisëse të sistemit.

Pak ditë më parë në një intervistë dhënë për tv, drejtori burgjeve pranoi se siguria në burgje është absolute, ndërkohë që sistemi i paraburgimit një javë më parë tregoi pikën më të dobët. Tentativa për arratisje nga qelit e 313 e tre të paraburgosurve rezulton një krim i përbashkët me policinë e burgjeve, ka të dhëna?

Për tentativën e arratisjes nga burgu ?313? në Tiranë, janë marr në hetim edhe 3 të burgosur të tjerë për mos kallëzim krimi. Mësohet se 3 të burgosurit kanë pasur dijeni për planin e arratisjes, por nuk kanë treguar më parë, por ka dhe gardianë të përfshirë të cilët me reagimet dhe mosreagimet e tyre kanë ?ndihmuar?. Besoj në shtator do të ketë emra konkretë.

Arbër Çekaj tha se plani për tu arratisur nga burgu 313 në Tiranë ishte ideuar nga Fatmir Pjetri, e më pas ky i fundit pranoi se e gjitha ishte plani i tij. Lulzim Çepele u pa në Gjykatë me dorën e fashuar pasi preu damarët. Ai tha se prerja e damarëve nuk kishte lidhje me tentativën e arratisjes por me vetëvrasjen./CNA.al

Lajmet e fundit nga