Connect with Us

Si dhe pse u ndërtua Muri i Berlinit, 60 vjet më parë?

Bota

Si dhe pse u ndërtua Muri i Berlinit, 60 vjet më parë?

Publikuar

-

/
cna news bote

Në fillim të gushtit të vitit 1961 në Moskë u takuan udhëheqësit e atëhershëm të partive komuniste të Bllokut Lindor. Ata vendosën mbylljen e kufirit mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore.

Më 12 gusht 1961, Valter Ulbriht, kryetar i shtetit i RDGJ nënshkroi urdhërat për mbylljen e kufirit. Më 13 gusht, ushtria, policia dhe trupat luftarake nisën të ndërtojnë Murin e Berlinit.

Një mëngjes i mjegullt gushti në Bernauer Strasse. Një tramvaj ecën qetë nëpër shina dhe zhurma e ndërtimit përzihet me tingëllimën e këmbanave të kishës. Dy turistë me çanta të mëdha shpine ecin rrugës përpjetë, në duar kanë një gidë udhëtimi. Më parë, muri kalonte mes për mes Bernauer Strasse, sot atje ndodhet vetëm një pjesë e këtij muri, e madhe dhe ngjyrë gri.

cna news bote

 Si përkujtohet ndërtimi i murit

Vizitorëve nuk u duhet shumë fantazi për ta spostuar përfytyrimin e tyre në kohën e ndarjes: “Mua po më dridhen gjunjët dhe nuk jam në gjendje të flas. Jam i shokuar” Të ngjeshur me njëri-tjetrin qëndrojnë turistët në platformën – verandë të qendrës përkujtimore dhe vështrojnë nga sipër pjesët që kanë mbetur nga sistemi i gjerë i mbrojtjes së kufirit. Më të rinjtë e shohin për herë të parë murin, të vjetrit lidhin me të një pjesë të biografisë: “Më kujtohen mirë pamjet me ushtarin, që kërcen aty mbi telin me gjemba, në kohën e ndërtimit të murit nga Lindja për në Perëndim. Dhe gjithmonë dëgjoje lajmet se atje është vrarë dikush. Ishte e vështirë të pranoje përfytyrimin se këta ishin bashkëatdhetarë, gjermanë, që shtinin kundër njëri-tjetrit.”

cna news bote

Sabrina 16 vjeçare ka zbritur nga kulla e vëzhgimit dhe po shikon ekspozitën-filma, fotografi dhe dokumenta tonikë për ndërtimin e murit. Kur muri u rrëzua, Sabrina ende nuk kishte lindur. Tani nxënësja përpiqet ta përfytyrojë Berlinin si qytet të ndarë dhe kjo i fut frikën: “Po të përpiqeshe të kaloje aty matanë, të vrisnin, njerëzit nuk jetonin dot si donin dhe ishin të detyruar të qëndronin aty.”

LEXO EDHE:  Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për Teatrin/ Veliaj nuk ndalet: Boll humbëm kohë me histeri

Gjurmët e murit sot

Shumica e turistëve çuditen që prej murit ka mbetur kaq pak dhe kërkojnë gjurmë dhe pjesë të mbetura në qytet. Për fat të mirë, thotë historiania Gabriele Camphausen nga “Shoqata Muri i Berlinit”. #bboi#

“Nuk ishin vetëm turistët e huaj, që me pyetjet e tyre këmbëngulëse: ku mund ta shoh Murin? i zgjuan politikanët berlinezë dhe ata federalë. Një gjë duhet thënë: në vitet 90-të, nga ana e politikës interesi ishte tepër i vogël, për të ndërmarrë ndonjë iniciativë për sqarimin e historisë së Murit të Berlinit.”

Kur më 1989 Muri i Berlinit u hap dhe pak më vonë u rrëzua, pasoi një periudhë e distancimit ndaj këtij kapitulli të dhimbshëm të historisë gjermane të pasluftës. Asgjë nuk duhet ta turbullonte gëzimin për ribashkimin e sapofituar. Ky është një shkak se pse në Berlin kanë mbetur në kaq pak vende pjesë të Murit të Berlinit. Në shumë pjesë të qytetit, vendin ku ka kaluar Muri ta tregon vetëm një vijë e shënuar në tokë. Por ajo që ka rëndësi nuk janë vetëm betoni dhe telat me gjemba, thotë Gabriele Camhausen, por perceptimi i historisë së Murit: “Besoj se ne, sa më shumë kohë të kalojë, hapin në mendjet tona dyer të reja, dritare të reja. Krijohen hapësira krejt të reja pyetjesh. Qoftë edhe për hir të faktit, sepse brezat që vijnë nuk preken më drejpërdrejt personalisht. Kjo do të thotë se ata nuk i kanë më pozicionime të caktuara. Ata bëjnë pyetje që neve as na shkojnë në mendje ose të cilat për ne janë edhe pak të tabuizuara.”

cna news bote

Ndarja gjermano- gjermane zgjati 28 vjet. Sipas të dhënave të qendrës për studimet historike në Pocdam, nga viti 1961 deri në vitin 1989, u vranë në Murin e Berlinit 136 vetë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Heshtja, çmimi për të bërë përpara

Publikuar

-

Nga

Vito nuk tregon se është sinti. Frika se mund të humbasë klientët është shumë e madhe. Ai ka përjetuar shpesh diskriminim, sepse i përket grupit të popullsisë sinti dhe rome.

Kur e pyes Viton se pse e fsheh përkatësinë e tij, ai thotë: “Nuk më vjen turp që jam sinti, por kam frikë për biznesin, kam frikë se mos humbas klientët”. Vito është konsulent IT dhe punon në një kompani të vogël. Ashtu si Vito, shumë nga komuniteti sinti dhe rom heshtin në mënyrë që të mund të ngjisin shkallët e karrierës. Sepse racizmi ndaj tyre është ende i përhapur.

Disavantazhe strukturore

Këtë e ka treguar së fundmi edhe raporti i Komisionit të Pavarur për Anticiganizmin, i cili shqyrtoi për dy vjet situatën e këtij minoriteti në Gjermani. Sipas tij diskriminimi është i gjithëpranishëm: në shkollë, në punë, në politikë apo edhe në polici. Diskriminimi varion nga komentet raciste deri te disavantazhet strukturore dhe dhuna fizike.

Vështirësi të vazhdueshme



Pas një fëmijërie të vështirë Vito më në fund gjeti punë në një firmë si konsulent për IT. Ai nuk i kishte treguar njeriu se ishte sinti. Por një ditë një kushëri që kishte ardhur tek firma u tha të tjerëve se ata ishin sinti.

Nga ky moment kolegët filluan ta quanin menjëherë “cigani ynë i vogël” dhe të talleshin me përkatësinë e tij. Edhe shefi që atë moment filloi ta mbante nën vëzhgim. Ai thotë se ka punuar jashtë orarit dhe ka fituar klientë të mëdhenj – por sërish ka pasur telashe për gabime të vogla, p.sh kur ishte dy minuta vonesë në punë. Dikur shefi e pushoi nga puna.

LEXO EDHE:  Reagon Bashkia Sarandë/ E vërteta për denoncimin e dy ndërtuesve

LEXO EDHE:  Denoncimi i Fiks Fare/ Kryeinspektori i ndërtimit kërkon 1 milionë lekë ekzekutimin e vendimit të gjykatës

“Nuk mbaj inat”

Por pas disa muajsh, ish-shefi i tij e kontaktoi përsëri dhe i tha që të kthehej, se nuk gjente njeri tjetër me kualifikimet e tij që mund ta zëvendësonte. Dhe Vito u kthye – si punonjës. “U ktheva sepse nuk mbaj inat. Veç kësaj, nuk doja të filloja një praktikë të re për të disatën herë dhe të jetoja me paga praktikanti.”

Sot Vito dëshiron të mbështesë të rinjtë e tjerë. Ai aktualisht po punon për një projekt pikërisht me këtë qëllim dhe po ashtu kujdeset për IT-në për vetëorganizimin e komunitetit sinti dhe rom./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani: Nuk ndryshojnë masat aktuale ndaj koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Federata dhe landet duan t’i përmbahen kursit aktual të masave ndaj pandemisë së koronavirusit.  “Eshtë e drejtë ta vazhdojmë këtë kurs”, tha kancelari Olaf Scholz pas konsultimeve (24.01) me kryeministrat e landeve. Kësisoj do të vazhdojë të jetë në fuqi kufizimi i kontakteve, „kudo ku grumbullohen shumë njerëz bashkë”. Kancelari shtoi, se: „Ne nuk e dimë se si do të zhvillohen më tej shifrat e infeksioneve”,nëse do të ketë zhvillime dramatike” apo nëse Gjermania do ta kalojë relativisht mirë këtë periudhë. Ndaj është e rëndësishme, “që të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”.

Federata dhe landet kanë arritur gjithashtu „në përfundimin, se në thelb javët e ardhshm gjithçka do të mbetet kështu siç është aktualisht”, tha kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer. “Pra nuk do të ketë ashpërsim të masave, por as zbutje të tyre.” Fakti që dinamika e përhapjes së variantit shumë ngjitës Omikron deri tani në Gjermani ka qenë e ulët krahasuar me vendet e tjera, ka të bëjë me masat mbrojtëse të aplikuara me vendosmëri, thanë Scholz dhe Kretschmer njëzëri. Kryeministri i Saksonisë iu referua së ashtuquajturësrregullorja 2G (i shëruar ose i vaksinuar) për aksesin në mjediset e tregtisë me pakicë (përpos supermerkatove) dhe kufizimeve në gastronomi.

Perspektivë për hapje

Kryeministri i landit të Renanisë Verior-Vestfalisë, Hendrik Wüst pas konsultimeve theksoi angazhimin e dyfishtë për luftimin e pandemisë. “Ne duhet që javët e ardhëshme të orientohemi në dy drejtime”, tha politikani kristiandemokrat. Federata dhe landet do të verifikojnë eventualisht edhe ashpërsimin e masave, por njëkohësisht do të kujdesen edhe për perspektivën e hapjes. Ministria e Shëndetësisë pret që vala omikron të arrijë kulmin në mes të shkurtit.

Sipas të dhënave të kryebashkiakes që qeverisës në Berlin Franziska Giffey federata dhe landet ranë dakord për luftimin e pandemisë në tre drejtime: në sfondin e rritjes së shifrave të infeksioneve synohet mbrojtja e infrastrukturës kritike, rishqyrtimi i sistemit të gjurmimit të kontakteve dhe ndryshimi i strategjisë së testimeve.

LEXO EDHE:  Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Komisioni i Ligjeve i hap rrugën punimeve

LEXO EDHE:  Reagon Bashkia Sarandë/ E vërteta për denoncimin e dy ndërtuesve



Federata dhe landet vendosën gjithashtu ndryshim të dukshëm të strategjisë së ndjekur deri tani me testet. Paraqitja e vërtetimit për testin më të sigurtë PCR ndaj infeksionit me koronavirus do të aplikohet për grupet më të rrezikuara si personeli i klinikave dhe strehimoreve të kujdesit. Të gjithë personat e tjerë në të ardhmen edhe pas një testi pozitiv mund ta verifikojnë atë me një test të dytë të shpejtë. Arsyeja e këtij ndryshimi ka të bëjë me posedimin jo mjaftueshëm të testeteve PCR. Kapacitete aktuale të këtyre testeteve janë rreth 300.000 në ditë, por me rritjen e mundshme të infeksioneve ato do të jenë të pamjaftueshme. Landet i kërkojnë federatës që „sa më shpejt të rrisë kapacitetet me teste PCR”.

Fushatë për forcimin e vaksinimit

Kancelari njëkohësisht prezantoi një fushatë të re për përforcimin e vaksinimit me dozën e tretë. Kjo fushatë sensibilizimi synon t’u drejtohet edhe atyre njerëzve, që deri më sot nuk janë sensibilizuar. Në pllakata, në radio e në rrjetet sociale, sipas të dhënave, përdoret sllogani: “Vaksinimi ndihmon. Edhe të gjithë ata, që ti i do”. Qëllimi është që në ditët e javët e ardhëshme mundësisht sa më shumë njerëz të binden për vaksinimin – kryesisht për vaksinën e parë dhe të tretën përforcuese.

Në Gjermani janë vaksinuar gati 75 përqind e popullsisë me dy dozat e para. „Duhet të jenë shumë më tepër”. Krahasuar me vende të tjera Gjermania është më dobët.

Incidenca shtatë ditore sipas Institutit Robert Koch (RKI) ka arritur vlerën me të lartë me 894,3 (datë 25.01.)0,3 – Qendrat shëndetësore publike njoftuan të martën 126.955 raste të reja në një ditë. Numri i pacientëve në pavionet e trajtimit intensiv ka shërish rritje të lehtë, Sipas të dhënave të hënën (24.01) ishin 2438 pacientë nën kujdes intensiv. Në pikun e valës së katërt në dhjetor kanë qenë rreth 5000 pacientë në trajtim intensiv./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani / I armatosuri hyn në godinën universitare dhe qëllon me armë

Publikuar

-

Nga

Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fakultetit të shkencave të natyrës të Universitetit të Heidelberg, Gjermani. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme.

Personi qëlloi disa të shtëna, duke plagosur katër persona në kampusin universitar të Heidelberg, Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila ka sqaruar gjithashtu se sulmuesi ka vdekur.

Aktualisht nuk ka detaje se sa rëndë janë lënduar 3 nga personat e përfshirë, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra.

Autori i të shtënave mësohet se është student i Fakultetit të shkencave të natyrës. Sipas raportimeve të agjencisë gjermane Dpa, duke cituar burime sigurie, i riu nuk kishte motive politike apo fetare për aktin e tij. Sulmuesi kishte më shumë se një armë me tytë të gjatë dhe më vonë vrau veten në vend.

LEXO EDHE:  Gener 2 i përgjigjet Veliajt/ Investimi në pronë private jo në park. Ja vendimet e firmosura nga Rama

LEXO EDHE:  Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për Teatrin/ Veliaj nuk ndalet: Boll humbëm kohë me histeri



Policia ka përjashtuar që të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur rreth mesditës, brenda një auditori. Autori duhet te kete përdorur një pushkë ose një mitraloz.

Zona e kampusit të Universitetit të Heidelberg – një nga më të njohurit në Gjermani – ndodhet në Neuenheimer Feld, në periferi të qytetit të vjetër dhe aktualisht është blinduar plotësisht nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE