Connect with Us

Shqipëria, viktimë e rastit të pengesave për anëtarësimin në BE

Aktualitet

Shqipëria, viktimë e rastit të pengesave për anëtarësimin në BE

Publikuar

-

cna lajem aktualitet

Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për antarësim në Bashkimin Evropian ishin bllokuar prej dy dekadash nga mosmarrëveshjet për emrin me Greqinë. Pas një kompromisi jo të lehtë që dha shpresa se mund të hapej rruga, kanë dalë pengesa të tjera, këtë herë nga Bullgaria, e cila ka ngritur kundërshti lidhur me gjuhën dhe trashëgiminë historike.

Shqipëria, fati i së cilës në përpjekjet për antarësim në BE është i lidhur me Maqedoninë e Veriut, është tani viktimë e rastit.

Si Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Shqipëria kishin shpresa të mëdha për këtë vit, por përparimi ngeci në një takim të Këshillit për Çështje të Përgjithshme në BE, ku Bullgaria përdori veton si anëtare e Bashkimit për të bllokuar fillimin e negociatave të antarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Ndër shqetësimet kulturore e historike, Sofja i ka kërkuar Shkupit të pohojë se gjuha që flitet në Maqedoninë e Veriut rrjedh nga bullgarishtja. Për qeverinë e Shkupit, kjo është vështirë të gëlltitet, pas kompromisit që bëri duke i shtuar emrit zyrtar cilësorin “E Veriut” për të qetësuar Greqinë dhe kundërshtitë e saj për emrin, me të cilin identifikohet edhe një krahinë në Greqi.

Qeveria e Shkupit tha se nuk ka në plan të heqë dorë nga synimet për aderim në BE dhe se do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje.

“Nëse ka vullnet politik dhe rol udhëheqës nga pala bullgare, mendoj se mund të gjejmë një zgjidhje që është në të mirë të miqësisë maqedono-bullgare, për premtimin evropian ndaj rajonit dhe për Maqedoninë e Veriut. Ekziston ende një “sikur” sepse ne bëmë të pamundurën,” tha Nikola Dimitrov, zëvendës kryeministër i Maqedonisë së Veriut për marrëdhëniet me Evropën, siç njofton Euronews.

Në një deklaratë më 28 qershor të postuar në faqen elektronike të Ministrisë së Jashtme, Bullgaria thekson se është e angazhuar për të zgjidhur mospajtimet me Maqedoninë e Veriut por kërkon t’u jepet fund atyre që i cilëson si shtypje të të drejtave të banorëve në Maqedoninë e Veriut “të cilët e konsiderojnë veten bullgarë”.

Ekspertë në Shtetet e Bashkuara, të cilët mbështesin procesin e integrimit të tërë Ballkanit në BE, paralajmërojnë se vonesat në hapjen e bisedimeve me këto dy vende mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe Kina për të shtuar ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor.

Eksperti për zhvillimet ballkanike, Edward Joseph e cilëson këtë ngecje si një sfidë shumë serioze për BE-në dhe vizionin e saj.

“Ky është një bllokim i pajustikueshëm, një imponim nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. Dështimi në këtë proces do të destabilizojë Ballkanin dhe përfaqëson një hapje për Rusinë dhe Kinën në rajon,” tha zoti Joseph për shërbimin e VOA-s në gjuhën maqedonase.

LEXO EDHE:  Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ "Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut"

Të gjitha vendet e tjera të BE-së shprehen se Maqedonia e Veriut është gati për antarësim.

“Maqedonia e Veriut ka bërë ato që i janë kërkuar; ka bërë më shumë se ç’u është kërkuar vendeve të tjera. Ne në Shtetet e Bashkuara e respektojmë atë që bëri Maqedonia e Veriut si një kompromis i mirëfilltë me Greqinë,” thotë zoti Joseph.

Ai argumenton se Bullgaria kërkon nga Shkupi “të pranojë një version të historisë, një version mbi identitetin e tyre, por faktikisht ky version që Bullgaria e kërkon me ngulm është kundër vlerave të BE-së” që kërkojnë nga avendet anëtare të mos sjellin mosmarrëveshje dypalëshe në procesin e zgjerimit.

Bullgaria, nga ana e saj, këmbëngul se e konsideron zgjerimin e BE-së me vende të Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se nuk është kundër bisedimeve për antarësimin e Shqipërisë, megjithëse për momentin blloku nuk është i gatshëm të hapë bisedime me asnjërin prej këtyre dy vendeve në mënyrë individuale.

Analisti Joseph shton se nëse vendet anëtare të BE-së nuk janë në gjendje t’i ushtrojnë presion të mjaftueshëm Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të çuar përpara procesin, SHBA duhet të angazhohet në këtë çështje.

“Uashingtoni duhet të bashkojë forcat me Brukselin dhe me aleatët kryesorë në Berlin, Paris etj, dhe të ushtrohet presioni i duhur,” thotë analisti duke shtuar se Presidenti Joe Biden pat thënë vetë në vitet 1990 se administrata e atëhershme Clinton duhet të bënte më shumë për të integruar Ballkanin me Evropën Perëndimore.

Erwan Fouéré, ish-përfaqësues i posaçëm i BE-së në Maqedoninë e Veriut, ofron një analizë të ngjashme:

“Amerikanët duan ta shohin BE-në në rol udhëheqës. Për fat të keq, BE-ja nuk po e luan këtë rol si duhet. Situata me Bullgarinë dhe vetoja që përdori Bullgaria minojnë tërë axhendën e Bashkimit Evropian për zgjerim. Të gjitha ato premtime që i janë bërë Maqedonisë së Veriut janë shkelur; tani shtohet një tjetër premtim i shkelur,” thotë zoti Fouéré për Zërin e Amerikës.

Ish-zyrtari Fouéré, aktualisht studiues në Qendrën për Politika Evropiane në Bruksel, thotë se rruga përpara mund të kërkojë “ndërmjetësim nga një palë e tretë, si Këshilli i Evropës, apo OSBE-ja. Këto janë organizma me përvojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe,” thotë ai./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

I mbijetoi 16 plumbave dhe humbi tetë anëtarë të familjes/ Nënkryetarja e parlamentit rrëfen historinë e jetës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetarja e parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevci i mbijetoi 16 plumbave dhe humbi tetë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit e saj, gjatë goditjes brutale ushtarake të Serbisë ndaj shqiptarëve etnikë në krahinën e saj në atë kohë jugore në 1998-99.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka rrëfyer e emocionuar historinë e saj, nga vrasja e familjarëve deri te momenti kur ka dëshmuar në gjykatë dhe pranë ka pasur vrasësin.

Ne kemi qenë me fat si familje në shumë aspekte. E para kemi pas mundësi të shkojmë në Angli për tu shëruar, se bashku më fëmijët e axhës.

Kam qene 13 vjeçare dhe kam humbur 8 anëtarë të familjes. Me ne ka qenë edhe familja e shokut të babës, i cili ka humb shtatë anëtarë.



Në fakt në atë kohë ishim unë me fëmijët e axhës, unë sapo kisha mbushur 18 vjeçe, ndërsa ata ishin nën moshë dhe e vetmja mënyrë ishte të dëshmonim në gjykatë. Njëri nga të akuzuarit në atë kohë ka qenë në Kanada dhe është njoftuar, teksa dy vite më vonë është ekstraduar. Më kujtohet shumë qartë dita kur kam dëshmuar pasi personi që i ka kryer këto krime familjes sime ka qenë ulur shumë afër dhe nuk jam ndjerë mirë”.

LEXO EDHE:  Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

LEXO EDHE:  Cakaj justifikon dështimin për hapjen e negociatave/ “Fajëson” Bashkimin Europian

Më tej, ajo ka folur edhe fushatën “Fustani i kuq” kundër persekutimit të grave, duke u shprehur shumë e surprizuar për mbështetjen nga të gjithë.

Ka qenë një përvojë e papërshkrueshme të veshësh një fustan i punuar nga gra. Ka qenë një ndjenjë e veçantë. Një pjesë e fustanit ka qenë e punuar nga gratë nga Meksika, kur e kam parë kam pyetur se ka qenë e punuar nga gratë nga vendi jonë. Në të njëjtën kohë, ka qenë nder ta veshi fustanin dhe të jem në parlament”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet Kushtetuese/ PD dorëzon sot draftin në Kuvend, tri nismat e propozuara

Publikuar

-

Nga

cna, lajme politike

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike do të depozitojë sot në Kuvend draftin për ndryshimet kushtetuese.

Në projektligjin e plotë të Ndryshimeve Kushtetuese  PD del me disa propozime.

Ajo kërkon të zhbëjë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan nga maxhoranca pa dakordësinë e PD-së dhe LSI-së.

Po ashtu, amendimi tjetër që kërkon të bëj PD-ja në Kushtetutë është rikthimi i komunave dhe Reforma Territoriale.

Sakaq, Partia Demokratike do të tentojë edhe një herë që të sanksionojë me ligj vetingun e politikanëve, por jo vetëm.



Kujtojmë këtu se nisma u publikua ditën e hënë nga Lulzim Basha përballë Grupit Parlamentar, ndërkohë ditën e djeshme kreu i PD-së mblodhi grupin e punës, deputetët e Komisionit të Ligjeve dhe pas disa diskutimesh, drafti u vendos të depozitohet pa ndryshime, ndonëse pati rezerva nga deputeti Bylykbashi.

Amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin te çmimet, te pamundësia për të përballuar kostot e jetesës, në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër, burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë për kthimin e legjitimitetit: te zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pra, nuk po ndërmarrim këto iniciativa për Partinë Demokratike, por për shqiptarët, që të kenë mundësi të zgjedhin dhe mundësi për të zgjedhur kandidatët që nuk kanë lidhje me krimin, kandidatë që nuk kanë lidhje me korrupsionin. Nga ecja përpara e këtyre iniciativave përfitojnë qytetarët, si në rastin e zgjedhores dhe asaj territoriale, ashtu edhe në rastin e vetingut në politikë, jo një parti apo një tjetër, por çdo qytetar që kërkon ndryshim, që kërkon përfaqësim, që kërkon një politikë të pastër, larg ndikimit të krimit dhe korrupsionit”, tha Basha brenda takimit.

3 amendamente në Kuvend/ Bardhi: Jo në interesin e PD, por të shqiptarëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasada Italiane nuk njeh Lulzim Bashën si kryetar i PD-së

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ambasada Italiane, nuk e njeh Lulzim Bashën, për kryetar të PD. Lulzim Basha, sipas Ambasadës italiane është President i PD.

Kështu shkruan në rrjete sociale, Ambasada Italiane, ndërsa njofton se Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me  ambasadorin Italian Fabrizio Bucci.

“Takim i dobishëm dhe interesant me Presidentin e PD-së, Lulzim Basha. Diskutim i detajuar i axhendës parlamentare të Partisë dhe çështje të tjera të rëndësishme. Theksi u vu në reformën e drejtësisë, e cila duhet të përfundojë dhe sa më shpejt të jetë e mundur: është në interesin e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Italiane,duke iu referuar Bashës si President i PD-së.

E kanë bërë President i PD, pasi ndoshta e kanë projektuar për të tillë, si President në bashkë-qeverisjen Rama-Basha.

LEXO EDHE:  “Shqipëria është detyra e ëndrrave”/ Yuri Kim: Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar

LEXO EDHE:  Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ "Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut"



Rama prej kohësh i ka shtrirë dorën Bashës dhe i kërkon bashkëqeverisje, ndërkohë edhe Ilir Metës, Presidentit aktual, po i afrohet mbarimi i mandatit, megjithëse do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vendosë se çdo të bëhet me Metën si President.

Ndoshta po bëhet gati largimi i tij dhe zëvendësimi me Lulzim Bashën.

Pavarësisht se sot, në gjuhën shqipe, Ambasada Italiane e ka korrigjuar, njoftimin duke shkruajtur që ishte takim me kryetarin e PD-së, në gjuhën italiane e ka lënë President, në vend të Leader, që në italisht quhet udhëheqësi apo kryetari i një partie./CNA.al

LEXO TE PLOTE