Connect with Us

Klevis Balliu- Një emër që nuk vdes kurrë!

Satire Politike

Klevis Balliu- Një emër që nuk vdes kurrë!

Publikuar

-

cna lajme politike

Po kthehesha nga aeroporti pasi kisha marrë një shok që kishte ardhur nga amerika për të kaluar pushimet në shqipëri. Rrugës, duke kaluar tek “Unaza e re”, shoku im më thotë se e kishte marrë malli për pak mish keci në hell. Perfekt! Ishim në vendin e duhur, ata që jetojnë në Tiranë e dinë mirë se në atë zonë mund të hash mish të mirë dhe të lirë.

Hymë në lokal dhe për fat gjetëm një vend ku të uleshim. Tavolinat ishin të mbushura plot me klientë dhe kudo kundërmonte aroma e mishit. Me vinte për të qeshur me shokun tim të cilit nuk po i durohej të merte pjatën përpara, prandaj i bëj me shenjë kamarjerit që të vinte sa më shpejt. Ky i fundit, një djalë i ri, muskuloz, shërbente me shpejtësi nga një tavolinë tek tjetra, me mëngët e përthyera dhe në krah një tatuazh me ngjyra ku shkruhej “KLEVIS”. Pasi erdhi në tavolinë për të marrë porosinë, pak i hutuar pasi herë pas here kthente kokën nga televisori, i bëra një kompliment edhe për tatunë.

-“Paske goxha tatuazh të bukur”- i them unë.

Ai më përgjigjet:“Klevis!-Po, është emri i çunit që ka pak muaj që ka lindur. I kam vënë këtë emër në nder të heroit të lagjes tonë Klevis Balliut” dhe ndërkohë kamarieri ma bën me shënjë si për të më sygjeruar të shikoja nga një anë e murit të lokalit. Kur kthej kokën, çtë shoh?! Në mur ishte varur një portret i Klevisit, çunit të Fahriut.Çuni i Fahri Balliut mbështet Metën/ I shqetësuar që shqiptarët nuk kanë marrë sfurqet

Kush është ky” -më pyet shoku- i cili po e shikonte me habi.

Unë që nuk e njihja mirë pasi nuk më pëlqen politika, i them: “Eshtë një çun që, mesa di unë, ka ndenjur ca kohë këtej vërdallë dhe mos gaboj është marrë me ndërtimin e rrugës këtu përballë”.

Pasi hëngrem mirë e mirë, më thotë shoku i shqetësuar – i cili për momentin i kishte ngullur sytë nga televizori si shumica e klientëve- “duhet të ikim sa më shpejt, shiko ça bëhet!”. Kthej kokën nga tv dhe për çudi shikoj që ishte Klevisi i veshur me jelek punëtori duke mbajtur një fjalim i rrethuar nga disa të tjerë dhe përsëriste shprehjen “Këtu do të vdes! Duhet të kalojnë mbi trupin tim!…

LEXO EDHE:  Berisha: Lulzim Basha më futi thikën pas shpine

“Mos u shqetësoni”- thot kamarieri i cili u gjend pranë- “Nuk po ndodh tani, janë filmime të vjetra por e kemi vënë tv në youtube pasi na mungon shumë ai djalë”- dhe befas u përlot.

Nejse. Paguajmë lekët dhe dalim. Kur dalim, përpara lokalit ishte një grup, në formë rrethi, prej 20-30 vetë të cilët po firmosnin me rradhë një fletë që kishin vënë mbi një tavolinë. Nga kurioziteti u afruam pak edhe ne. “Ja pra shokë” –mori fjalën një burrë me mjekër- “ky është propozimi që nesër në mengjes do ti paraqesim kryetarit të bashkisë… u vendos pra, ne banorët e “unazës së re” kërkojmë që kjo rrugë të marrë emrin “Klevis Balliu”…”. “Mos kemi bërë një gabim?!”- thotë një nga anëtarët e tjerë të grupit- “Mos duhet që propozimi mos jetë thjesht “Klevis Balliu” por “Klevis Fahri Balliu”?!”… “Mmm.., kjo është e thellë dhe duhet menduar”- tha burri me mjekër.

Hajde të ikim, ç’pate?! – i them shokut- i cili kishte mbetur i mahnitur nga sa po shikonte. Dëgjo! –më thotë ai- “Në qoftë se Donald Trump do të kishte pasur në staf me vetë 2-3 strategë karizmatikë si ky Klevisi, kam bindjen se sot republikanët do drejtonin Amerikën”.

Mbase – i them unë- po hajde tani futemi dhe te ky dyqani ketu të të ble pak gjizë se mbase të ka marrë malli…/CNA.al

basha mbron klevis balliun
lulzim basha dhe klevis balliu

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Satire Politike

FOTO-Basha tallet me realitetin/ Rrjeti “shpërthen” në meme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të qeshurat e kreut të PD, Lulzim Basha në parlament me fjalimin e deputetit Sajmir Korreshi, janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Disa prej faqeve më të shikuara dhe njohura në rrjetet sociale, kanë realizuar meme me ndodhinë e fundit në parlament.

Teksa deputeti Korreshi tregonte situata problematike në qytetin e Lushnjes, kryetari i PD, nuk mbante dot të qeshurat.

LEXO EDHE:  Anëtari i Kryesisë akuzon Bashën/ PD-ja është marrë peng nga e njëjta dorë

LEXO EDHE:  Anëtari i Kryesisë akuzon Bashën/ PD-ja është marrë peng nga e njëjta dorë



Ky moment është kthyer në meme dhe Lulzim Basha është bërë edhe një herë tjetër “viral”.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Basha fle gjumë në këmbë/ Gazment Bardhi e sheh me ëmbëlsi

Publikuar

-

Nga

Ëndrrat e Bashës me Kryeministër/ Kreu i PD, i zhdukur që prej një jave

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shfaqur sot duke shkuar në Kuvend, i përgjumur.

Basha është fotografuar teksa ecte me sytë mbyllur, duke dhënë kështu një mesazh se të mbyllur do t’I ketë sytë edhe në Kuvend, ashtu siç ka bërë këto tetë vite kur e la PD në mes të rrugës, në Opozitë, pas asnjë lloj pushteti.

LEXO EDHE:  Basha e nis ditën me video selfie/ Duhet t’i japim fund koncesioneve

LEXO EDHE:  "Nuk donim të ishim në këtë situatë"/ Bardhi shfajëson Bashën: E ka mbrojtur Berishën para ndërkombëtarëve

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi , i cili në foto duket që e sheh me ëmbëlsi dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD, Afred Rushaj që e ndjek nga pas, Basha e ka marrë gjumin me vete në Kuvend.

Më poshtë po sjellim foton e Bashës, ku duke ecur fle edhe gjumë./CNA.al



 

 

 

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

E pabesueshme/ CNA.al letër urgjente Kuvendit të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sot në mesditë, duke parë seriozitetin e situatës në lidhje me Kuvendin dhe atë çfarë presin qytetarët, CNA.al ka vendosur të çojë publikisht këtë letër.

Të nderuar drejtues aktual të Kuvendit, zyrës së Protokollot, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryetarit në detyrë, zotit Gramoz Ruçi.

Pra, të gjithë funksionarëve që po merren me përgatitjen, e nesërme.

Pra, sesionin e 10, në datën 10, në orën 10. Ku parlamenti pret me ankth a do hyjë apo nuk do hyjë Doktori, çfarë do të ndodhë nesër.

Se Luli ka gati nja 10 ditë që nuk flet. Është mbyllur në zyrë dhe rri vetëm me Gaz Bardhin.

Por, CNA.al për të kaluar këtë situatë, ka një kërkesë.

Ju lutemi që nesër himnin në Kuvend të mos e vini me regjistrim, siç bëni zakonisht. Pra, të shtypni një kasetë, të ngriheni në këmbë dhe të betoheni për “mëmëdhenë”.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Soreca “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit

LEXO EDHE:  Anëtari i Kryesisë akuzon Bashën/ PD-ja është marrë peng nga e njëjta dorë

Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë.



Duke qënë se Luli po kthehet në parlament dhe ka dy vite që ka ikur rrugëve, ka mësuar dhe të këndojë himnin. Ju lutemi, a mundet ta këndojë Luli himnin?

Të vendoset që himni të këndohet nga kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend. Gjithashtu të ndryshohet rregullojra me një pikë shtesë.

Ne jemi të sigurt se këngetari do jetë i njëti edhe për 12 vitet e ardhshme.

Ka për t’iu kënduar një himn, që do ta qajë me lot.

Lërëni Berishën, lërini punët e tjera. Por, ju lutemi a mundet ta këndojë himnin Luli?

Kjo do të ishte një fitore e madhe për të dhe për demokracinë në Shqipëri, pas 30 vitesh tranzicion./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: