Ndarja nga lideri historik dhe rrugëtimi në media/ Erla Mëhilli zbulon këshillën e fundit të Sali Berishës

12 Gusht 2021, 17:03, Politikë CNA
Ndarja nga lideri historik dhe rrugëtimi në media/ Erla Mëhilli

Erla Mëhilli, ish zëdhënësja e liderit historik të PD, Sali Berisha, ka zbuluar këshillën e fundit që ish-kryeministri i ka dhënë.

Në një prononcim për revistën Bordo, Mëhilli tha se ai e priti shumë mirë zgjedhjen e saj dhe largimin nga zyra e tij drejt një studioje televizive.

Erla ishte bindur se ky ishte një largim krejt natyral, i cili herët a vonë do të ndodhte, ndaj na konfidon se pak para ndarjes, Berisha i ka dhënë edhe një këshillë.

?Edhe pse nuk isha shkëputur zyrtarisht nga posti i këshilltares së Berishës, ai e priti shumë mirë dhe më dha një këshillë; të ruaja ritmin në program. Sigurisht që kemi folur edhe pas programit të parë dhe kemi kontakte sërish, pavarësisht punës time të re?, tha ajo për revistën ?Bordo?.

Lajmet e fundit nga