Connect with Us

Zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër/ Vihen në pranga dy vëllezërit

Kronika

Zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër/ Vihen në pranga dy vëllezërit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Policia e Shkodrës bën të ditur se ka ngjarjen e ndodhur në 09.08.2021, ku ka mbetur i plagosur shtetasi P. H., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Uniformat blu bëjnë të ditur se është arrëstuar një 38-vjeçari, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.

Gjithashtu, është vënë në pranga edhe vëllai i 38-vjeçarit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

“Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Kujtim Koçeku, 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim“ e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi më datë 09.08.2021 ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi P. H., i cili po udhëtonte me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet grupi "Bajri"/ Zbardhen detajet e operacionit

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit Nikolin Koçeku, 37 vjeç, vëllai i shtetasit Kujtim Koçeku, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Nikolin Koçeku i kishte kërkuar 600 euro shtetasit Gj. K., 28 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, me të cilin ka patur konflikt të mëparshëm, dhe ky shtetas ka qenë objekti, pasi 28-vjeçari qarkullonte me mjet pas automjetit të shtetasit P. H., në momentin kur shtetasi P. H. është plagosur me armë zjarri nga shtetasi Kujtim Koçeku.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Nxorri armën dhe u fut mes sherrit/ Nisin hetimet për efektivin e policisë në Korçë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

SHÇBA ka nisur hetimet për një efektiv policie në Korçë.

Për arsye se polici është bërë pjesë e një sherri duke përdorur edhe armën e shërbimit.

Sipas SHÇBA, ai nuk ka deklaruar se është punonjës policie dhe as nuk ka bërë raportimin e ngjarjes.



“Në vijim të informacionit paraprak datë 09.10.2021, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) filluan procedimin penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll dhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin E. J., 21 vjeç, banues në Korçë (me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Korçë).

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi A. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin E. Sh., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i policisë, E. J., duke qenë jashtë shërbimit, është përfshirë në këtë konflikt ku ka nxjerrë armën e shërbimit, pa u prezantuar si punonjës policie dhe gjithashtu nuk ka kryer raportimin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SHÇBA-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjaku kunatin/ 42 vjeçari agresor përfundon në pranga

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Rastet e dhunës në familje sa vijnë dhe shtohen. Rasti i radhës është regjistruar në Hamallaj të Durrësit, ku një 42 vjeçar është arrestuar, pasi ka goditur kunatin e tij me sende të forta në kokë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Nipi plagosi xhaxhain, shpallet në kërkim

LEXO EDHE:  Plagosja e 27-vjeçarit në Durrës/ Zbardhen detaje të reja



Ky shtetas  më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Do t’ju varim në mes të Levanit”/ Denoncimi i gruas që i vodhën paratë

Publikuar

-

Nga

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Latifi lirohet?

Është kjo pyetja që sipas BW, Floresha Kalemaj vijon t’i drejtojë gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Matilda Sholla, e trembur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të frikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë kërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit.



“Ata na kanë kërcënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na varnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi vjedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla.

LEXO EDHE:  Dekonspiroi aksionin anti-kanabis/ Arrestohet ish-efektivi i FNSH-së 

LEXO EDHE:  Dekonspiroi aksionin anti-kanabis/ Arrestohet ish-efektivi i FNSH-së 

Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dëmtuar.

Kujtojmë se 100 milion  lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u grabitën në Levan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dënuan nga gjykata.

LEXO TE PLOTE