LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkencëtarët japin alarmin/ Ngrohja globale është e paprecedentë dhe e rrezikshme për të gjithë planetin

11 Gusht 2021, 12:02, Aktualitet CNA
Shkencëtarët japin alarmin/ Ngrohja globale është e

Ditën e djeshme u publikua raporti mbi klimën dhe ngrohjen globale nga OKB dhe Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimaterike (IPCC) 2021.

Në të diskutohen të gjithë problemet mjedisore me të cilat i gjithë planeti Tokë po haset prej disa vitesh.

Një nga çështjet kryesore që shtrohet në këtë raport, është ndryshimi i paprecedentë që klima ka përsuar gjatë viteve të fundit.

Sipas ekspertëve ka qindra e mijëra vite që planeti ynë nuk ndodhet në gjendjen e tanishme dhe kjo mund të jetë vërtetë e dëmshme për të gjithë gjallesat.

Raporti i IPCC, tregon shifra alamante të cilat po ndikojnë jo vetëm mjedisin, por edhe jetën e të gjithë gjallesave në tokë.

Këto të dhëna projektojnë rritje më të shpejtë të temperaturave përgjatë viteve dhe pasoja të cilat mund të ndryshojnë përgjithnjë stilin e jetesës.

Ekspertët parashikojnë se rritja e temperaturave do të jetë 1.5 dhe 2 gradë C më shumë se tani në 20 vitet e ardhshme.

Temperaturat në tokë aktualisht vlerësohen të jenë 1.1 gradë C më të larta krahasuar me periudhën paraindustriale në vitet 1800-1900.

Sipas raportit të OKB ky ritëm i ngrohjes globale duhet të ngadalësohet e kufizohet sa të jetë e mundur.-raporton AgroWeb.

Nëse të gjithë shtetet e sidomos ato me ekonomi dhe industri të zhvilluar nuk marrin masa ndaj këtij problem, ekspertët paralajmërojnë rritje më të madhe se 2 gradë C të temperaturave.

Kjo rritje e shpjetë ndikon drejtpërdrejtë cilësinë e jetëesës në planet dhe mund të jetë e rrezikshme.

Raporti i publikuar ditën e djeshme, mbledh të dhënat botërore nga e shkuara dhe e gjithë periudha e industrializimit, duke dhënë një panoramë të qartë mbi atë çfarë servir e ardhmja për planetin.

Karakerisitikat e ngrohjes globale varen shumë nga shpejtësia me të cilën ajo ndodh, shpjegojnë ekspertët në raport.

Megjithatë ajo çfarë njerëzit mund të përjetojnë si pasojë është shumë e ndryshme nga njëri vend në tjetrin.

Një nga pasoja që është vapa ekstreme mund të jetë dyfish më e lartë në disa zona të rruzullit, por çfarë është shqetësuese për ta është fakti se këto pasoja kanë prekur në një mënyrë çdo cep të tokës.

Raporti nga OKB projekton se në dekadat e ardhshme do të përjetojmë valë të të nxehtit për kohë më të gjata dhe stinët në përgjithësi do të jenë më të ngrohta.

Rritja e këtyre temperaturave me qoftë edhe 2 gradë C, ndikon drejpërdrejtë agrikulturën dhe shëndetin e njerëzve, por edhe të gjallësave të tjera në planet.

Parashikohet rritje e nivelit të deteve, lumenjëve dhe oqeaneve të cilat më pas mund të shkaktojnë përmbytje apo efektin e kundërt të thatësirave disa mujore.

Sipas raportit një nga ndikuesit më të mëdhenj të rrezikut të quajtur ?ngrohja globale? është diksidi i karbonit CO2.

Përveç tij ka edhe një sërë gazrash dhe emetimesh të cilat vijnë nga njeriu dhe lëshohen në atmosferë të cilat ndikojnë negativisht të gjithë ekosistemin.

Ekspertët këshillojnë të ulen sa më shumë emetimet e dëmshme të gazrave në mjedis duke u zëvendësuar me energji të pastër.

Kalimi i të gjithë industrive, por edhe jetesës së përditshme në një model më ekologjik është mënyra më e shpejtë për të parandaluar katastrofat e ardhshme natyrore.

Stabilizimi i ndotjes ka pasoja direkte e pozitive jo vetëm në mjedis, por edhe në shëndet ndaj zgjidhja mbetet minimizimi i të gjithë substabcave ndotëse që shkatërrojnë planetin.

Lajmet e fundit nga