Connect with Us

Fluks emigrantësh dhe turistësh/ Euro nuk ndal rënien

Ekonomi

Fluks emigrantësh dhe turistësh/ Euro nuk ndal rënien

Publikuar

-

cna lajme ekonomi

Monedha e përbashkët ka vijuar me nënçmimin e fortë edhe në dy ditët e para të kësaj jave. Të martën, një euro u këmbye me 121.23 lekë.

Që nga fillimi i gushtit, monedha e përbashkët ka humbur 0.43 lekë. Ky është niveli më i ulët në gati dy vjet, që nga shtatori i vitit 2019.

Sipas aktorëve të tregut, arsyeja kryesore e kësaj rënieje lidhet me efektet sezonale, që këtë vit janë më të forta sesa në verën e kaluar (kur vendi po vuante pasojat e pandemisë) për shkak të gjallërimit të turizmit. Hyrjet e shtuara të turistëve të huaj dhe të emigrantëve (porti i Durrësit ka pasur trafik të rënduar ditët e fundit) kanë rritur ofertën për valutë në treg, duke ndikuar në nënçmimin e fortë të euros.

Këtyre u shtohen dhe faktorë të tjerë në kahun e ofertës, si valuta që hyn në mënyrë informale. Në të kundërt, në kahun e kërkesës ka një tërheqje të dobët të valutave, duke ushtruar më shumë presion për nënçmimin e monedhës së përbashkët.

LEXO EDHE:  Kapet 2 milionë euro drogë në Gjermani/ Tre shqiptarë të arrestuar

Euro ndërkohë është e dobët edhe në bursat ndërkombëtare. Të martën, një euro u këmbye me 1.17 dollarë, niveli më i ulët që nga muaji prill, për shkak të pasigurive që ka sjellë në ekonominë një valë tjetër e virusit, ndërsa dollari u ndihmua nga pritshmëritë se Rezerva federale do të nisë një program të blerjes së obligacioneve.

Edhe në tregun e brendshëm dollari ishte me rritje duke u këmbyer të martën me 103.39 lekë, 0.23 lekë më shumë se një ditë më parë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Pohimi absurd i një Kryeministri

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve.

E thote si justifikim, nderkohe qe vetem kaq duhet te ishte arsye shume e forte qe shqiptaret ta pushonin nga puna kryeministrin.

Nese nje kryeminister ne Europe do te guxonte ta thoshte kete publikisht, karriera e tij politike do te kishte marre fund menjehere.

Por pse rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash?

Eshte e thjeshte. Sepse qeveria ka hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes. Qeveria percaton fituesit dhe humbesit ne treg. Me pak fjale, qeveria ndan torten e mireqenies.

Kur qeveria jep nje koncesion ekskluziv, shperndan nje pjese te rritjes ekonomike ne menyre te pamerituar tek koncesionari.

Kur administrata ben nje tender korruptiv, con nje pjese te rritjes ne menyre te pamerituar tek fituesi i tenderit.



Kur shteti ben nje ligj qe favorizon nje individ ose nje grup te caktuar, e orienton rritjen ekonomike tek ata per te cilet ben ligjin.

Kur qeveria jep asete shume te vlefshme publike me 1 euro te nje oligark, e heq rritjen ekonomike nga qytetaret dhe ja con oligarkut.

LEXO EDHE:  Prag festash/ Rritet fluksi i lëvizjeve në dogana

LEXO EDHE:  Bukuritë e “Nënës Natyrë”/ Fotot mahnitëse të liqeneve më të mëdhenj në botë

Kur ministria e mbrojtjes tjeterson pronat e ushtrise, kafshon rritjen ekonomike qe duhet te shkonte tek qytetaret. Nese edhe opozita e kyc gojen si ne rastin konkret, atehere sabotimi eshte bipartizan. Konsensual dhe me baze te gjere politike.

Kur entet rregullatore behen pale me kartelet, ne vend qe te mbrojne konkurrencen, atehere instalojne ekonomine e rentes, qe thith mireqenien e qytetareve per llogari te tregtareve te miellit, oligopoleve, monopoleve.

Pra me pak fjale, qeveria dhe shteti kane hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes ekonomike, per se mbrapshti. Qeverite normale rishperndajne nga lart poshte. Pra ja u marrin te pasurve dhe ja u cojne te varferve. Qeveria jone ben te kunderten.

Kjo eshte arsyeja se pse nuk rriten rrogat per qytetaret kur rritet ekonomia. Sepse qeveria nuk le tregun te beje punen e tij, por e shperndan vete se ku duhet te shkoje rritja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rritja e çmimit të energjisë/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, kap mat Ramën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ndërsa ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ka shtruar katër pyetje.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kulluri shprehet se Rama para se të fajësojë rritjen e çmimeve të energjisë elektrike në tregun europian duhet të shpjegojë edhe disa gjëra.

Pse arkat e kompanive të energjitikës janë bosh pas “aksionit” të vitit 2014 për të rritur arkëtimet?

Pse ka dështuar totalisht me investimet në burime të reja energjitike hidrike, diellore dhe erës?

Pse shet lirë energjinë e prodhuar në vend dhe blen shtrenjtë energjinë në tregjet ndërkombëtare?



LEXO EDHE:  Valutat “fundosin” lekun/ Euro rikuperon terren

LEXO EDHE:  Ben Blushi i “paprekshëm”/Lokali i tij mbjell covid 19 dhe dhunë në qytetin e Korçës

Sa propozime ka patur për ndërtimin e Skavicës dhe pse nuk janë konkretizuar?”, janë pyetjet e shtruara nga Kulluri.

Sipas tij, ky njeri (Rama) ka dështuar 8 vite me qeverisjen e tij “të patatinave” në fushën e energjisë në një vend ku nuk mungon uji, dielli dhe era.

“Të vetmet suksese të tij në 8 vite janë prodhimi dhe shit-blerja e votave dhe manekinit Basha në krye të PD”, shkruan më tej Kulluri./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Me sa këmbehet sot euro, dollari apo paundi?/ Njihuni me kursin e këmbimit valutor

Publikuar

-

Nga

lajme cna ekonomi

Tregu i këmbimit valuator vijon të mos ketë ndryshime.

Tre ditët e fundit, blerjen dhe shitjes e monedhave të huaja kanë qenë në të njëjtat nivele pa luhatje

Edhe sot me datë 8 Tetor, një dollar blihet me 102.7 lekë dhe shitet 107.7 lekë.

Një euro blihet me 120.7 lekë dhe  shitet me 125.7 lekë.

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot



Ndërsa paundi britanik blihet me 139.8 lekë dhe shitet me 144.8 lekë.

Më poshtë po sjellim tabelën e këmbimit valuator për ditën e sotme, edhe për moedhat e tjera./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE