Connect with Us

Bregoviç performon me 22 gusht në ‘Festën e Birrës”/  Bashkia e Korçës, bën lëvizjen e radhës

Aktualitet

Bregoviç performon me 22 gusht në ‘Festën e Birrës”/  Bashkia e Korçës, bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Goran Bregoviç do të performojë në eventin “Festa e Birrës” që starton prej datës 18 Gusht.

Këngëtari serb do të këndojë për pjesëmarrësit në ditën e fundit të festës. Bashkia ka vendosur që në këtë ditë (22 Gusht) hyrja do të jetë me pagesë.

Çmimi do të jetë 10 mijë lekë të vjetra për person.

LEXO EDHE:  Shiti tokat e bashkisë/Procedohet penalisht Fatmir Guda, ish kryebashkiaku i Leskovikut

E ndërsa pritet që të jetë nata më e rëndësishme për shkak të debateve të fundit rreth pjesëmarrjes se Bregoviç në qytetin juglindor./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Skandali me inceneratorët/ Akuzat e forta të deputetit, zbulohet plani i “errët” i qeverisë?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë shqiptare, në lidhje me koncesionet e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët, Këlliçi është ndalur tek koncesioni 128 milionë euro, për inceneratorin e Tiranës.

Në lidhje me këtë koncesion, deputeti theksoi se një ndër skandalet është fakti se aty nuk ekziston një incenerator, por vetëm landfill, që helmon nëntokën.

Mbeturinat kapsulohen, groposen, helmohet nëntoka dhe sot në landfillin e Sharrës nuk ka një incinerator që bën djegien e mbetjeve. As objekti i incenerimit nuk është”-tha deputeti Këlliçi.

Më tej, ai risolli në vëmendje edhe marrëveshjen me Bashkinë e Durrësit, për të sjellë mbetjet në Tiranë.

Më tej dihet presioni i kryeministrit ndaj Bashkisë së Durrësit për të nënshkruar një kontratë me inceneratorin e Tiranës për të inceneruar mbetjet.



Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi u mbush me plehra dhe në gusht të vitit 2021 qeveria i dha 32 milion euro, nga taksat e shqiptarëve, për të mbështetur bashkinë e Durrësit që kjo e fundit të paguajë inceneratorin e Tiranës”-deklaroi Këlliçi.

LEXO EDHE:  Makinën plot me klandestinë/ Arrestohet në Korçë, 31 vjeçari nga Tirana

LEXO EDHE:  Makinën plot me klandestinë/ Arrestohet në Korçë, 31 vjeçari nga Tirana

Më tej, ai hodhi edhe dyshime të forta se plani i qeverisë nuk është thjeshtë dhe vetëm trajtimi i mbetjeve në vendin tonë, por qëllimi sipas tij është të sillen edhe mbetjet e rajonit.

Këta inceneratorë duhet të furnizohen me mbetjet e rajonit. Vetëm inceneratori i Elbasanit, nëse do të funksiononte me kapacitet të plotë, është për 4.3 milionë banorë. Të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Imagjinoni të funksionojnë me kapacitet të plotë të tre inceneratorët”-deklaroi Këlliçi.

Po ashtu ai tha se “Ne do të ftojmë në komision të dëshmojnë gazetaren e Birn, por edhe media që kanë pasur guximin të shkruajnë për këtë që nga Ora neës, syri tv dhe CNA.al“.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga gjyqtari i skandalit seksual tek abuzuesit me detyrën/ Denoncimet vërshojnë në ILD

Publikuar

-

Nga

Gjatë muajit Tetor, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka administruar 99 ankesa të cilat janë paraqitur nga qytetarë dhe institucione.

Konkretisht,  89 ankesa janë depozituar nga qytetarët,  8 ankesa janë përcjellë nga institucionet për kompetencë,  2 ankesa nga organizata vendase dhe 33 telefonata me qytetarë, të cilët kanë kërkuar informacion mbi fazën e ankesave të tyre ose informacion mbi plotësimin e formularit TIP të ankesës.

Ndërsa janë realizuar 18 takime me ankues.

Ankesat që kanë subjekt të tyre prokurorë dhe gjyqtarë janë shpërndarë tek Inspektorët dhe ndodhen në faza të ndryshme, si shqyrtim fillestar, arkivim, verifikim, me projektvendimet përkatëse

KLGJ, pranon ankesat e ILD

Në datën 11 Tetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore shkarkim nga detyra për gjyqtarin për magjistratin Roland Hysu, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kryetarja znj. Naureda Llagami njoftoi vendimin, sipas të cilit KLGJ në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të magjistratit.

Në paraqitjen e rezultatit të hetimit disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani tha se veprimet e Hysi kanë diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit, imazhin e tij në publik, si dhe kanë ulur besimin e publikut tek figura e gjyqtarit e tek gjyqësori.



Kjo pasi magjistrati ka kërkuar e pranuar ryshfet në favor të tij dhe e ka përfituar atë për shkak të detyrës së tij, si gjyqtar dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar favor seksual nga një palë ndërgjyqëse, e transmetuar nga emisioni investigativ STOP në TV Klan, c’ka coi në procedim dhe dënim penal ndaj magjistratit nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda.

Veprimet e gjyqtarit kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm, por edhe nga veprimet e vetë atij si funksionar i drejtësisë. Kjo shkelje disiplinore sipas Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është aq e rëndë sa e bën magjistratin të padenjë për të vazhduar funksionin e tij, e për pasojë masa disiplinore nuk mund të luajë më rol edukues, por merr përsipër mbrojtjen e interesit publik, duke larguar nga detyra magjistratin dhe duke u kthyer kështu në masë me natyrë të pastër ndëshkuese ndaj tij.

LEXO EDHE:  Makinën plot me klandestinë/ Arrestohet në Korçë, 31 vjeçari nga Tirana

LEXO EDHE:  Video/ Zbulohet mashtrimi radhës i Veliajt

Gjithashtu KLGJ ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj.

KLGJ vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së ILD-së, dhe caktimin ndaj magjistratit të masës “vërejtje publike”. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nënvizoi se i qëndronte propozimit, në bazë të hetimit disiplinor, për caktimin e masës “ulje page në masën 40% për 1 vit” për magjistratin Hektor Sinanaj.

Hetimi disiplinor ndaj magjistratit Hektor Sinanaj me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u krye bazuar në praktikën e nisur ndaj magjistratit në vitin 2017 nga Inspektoriati i KLD-së dhe e përcjellë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë paraqitjes në KLGJ të gjetjeve të hetimit disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani tha se në mënyrë të përsëritur magjistrati rezulton të mos ketë zbatuar legjislacionin procedurial e material, si dhe ta ketë zbatuar në mënyrë të gabuar, përmes vendimeve të konstatuara si të gabuara edhe nga një gjykatë më e lartë.

Shkelje janë kryer në të paktën gjashtë vendime – objekt hetimi disiplinor, dhe pavarësisht vendimit të gjykatës më të lartë, e cila ka konstatuar këtë shkelje, magjistrati ka kryer të njëjtën shkelje dhe një herë tjetër, gjatë periudhës kohore 2020- 2021, duke bërë që shkelja të jetë edhe vazhduese. Shkeljet proceduriale provohet të jenë kryer me dashje direkte, pasi rezulton se magjistrati ka mbajtur një qëndrim konseguent deri më sot në të tilla raste, duke mos lëshuar urdhrin e ekzekutimit për aktet e dhënies së kredive bankare, ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare, nëse nuk janë akte noteriale.

Veprimet e kryera nga ana e magjistratit, kanë sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, kanë cënuar prestigjin e gjyqtarit, si dhe kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia. Për këto arsye Inspektori i Lartë i drejtësisë i propozoi KLGJ-së caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin/ Dy të plagosura me urgjencë drejt spitalit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një tjetër aksident është regjistruar rreth mesditës së sotme në aksin Elbasan- Peqin, në afërsi të Bishqemit.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy gra, të cilat fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



Mësohet se të plagosurat, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, jane derguar ne spital, ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekesore./CNA.al

LEXO TE PLOTE