LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal-Shqipëria në flakë, Bledi Çuçi braktis detyrën/ Ministri ikën me pushime

10 Gusht 2021, 06:54, Aktualitet CNA
Skandal-Shqipëria në flakë, Bledi Çuçi braktis

Shqipëria është mbërthyer nga zjarret prej disa ditësh.  Vlora, Fieri, Korça, Kukësi, kanë qenë disa nga qarqet ku rreziku ka qenë më i lartë dhe shpeshherë ka qenë e vështirë për ta marrë nën kontroll situatën.

Një natë më parë, Kalimashi dhe zonat përreth tij u skuqën nga zjarri. Pamjet, të cilat ishin shokuese bënë xhiron e mediave dhe tronditën qytetarët.

Prej më shumë se dy javësh, forcat zjarrfikëse ushtria, janë përballuar me flakët edhe me mjete rrethanore.

Por, kur vendi po digjet Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ia mbath, ikën me pushime, në një situatë të jashtëzakonshme që po kalon vendi ynë.

 Çuçi ia ka deleguar kompetencat zëvendësministrit të Brendshëm Andi Mahila.

Me anë të urdhërit numër 289, datë 29.07 2021, i janë delegeuar kompetencat numrit dy të MB-së Andi Mahila, për periudhën nga data 02.08.2012-20.08.2021.

Shqipëria digjet dhe Çuçi krihet.

Nuk i kanë për gjë skandalet ministrat e ?Qeverisë Rama?, dhe në këto rrethana nuk ka përse ta ketë as Çuçi.

Madje ai ka një kartë të fortë në dorë, bashkëshorten e tij, ish të dashurën e Kryeministrit Rama, prej së cilës dyshohet se ka marrë edhe poste.

Zjarret që kanë përfshirë vendin sa nga dora e krimit dhe sa nga temperaturat e larta, nuk e kanë ndalur Çuçin të braktisë detyrën dhe të shkojë me pushime.

Ndërkohë që ka marrë pushimet dhe është zhdukur nga Ministria e Brendshme, Çuci ka tentuar të mashtrojë qytetarët sikur pu punon.

Me anë të postimeve në rrjete sociale, edhe pas datës 2 Gusht, kohë kur ka braktisur detyrën, Çuçi ka postuar foto madje dhe me 3 D sikur, po ndjek nga afër situatën e zjarreve.

Apo sikur është  shqetësuar se Shqipëria po digjet, ndërkohë nuk dihet se në ç?resort lukzos apo plazh po bën pushime.

Madje-madje në rrjete sociale është shfaqur duke bërë dhe paralajmërime me burg për zjarrvënësit.

Çuçi ka të gjithë të drejtën të bëjë paralajmërime pasi, zjarrvënësit vërtetë duhen ndëshkuar, por paralajmërimet nuk duhen bërë nga plazhet, por nga puna, nga institucioni ku merr pagën me taksat e qytetarëve.

Jo pasi të braktisësh detyrën dhe qytetarët, dhe të mashtrosh e gënjesh në rrjete sociale./CNA.al

 

07:59 Aktualitet

Test 1

Test 12...

Lajmet e fundit nga