LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk më ha luli për ty”/ Ish-ministri zbardh bisedën në zyrën e Merkel, degjeneron Ramën

10 Gusht 2021, 15:44, Politikë CNA
“Nuk më ha luli për ty”/ Ish-ministri zbardh bisedën

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili tha më herët se Ramush Haradinaj, gjatë kohës kur ishte kryeministër i hoqi Kosovës mundësinë e liberalizimit të vizave.

Duke mos përmendur emrin e tij, Rama iu referua Haradinajt si ?lider kosovar?, ndërsa zbuloi se në prezencë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, tha se ?mu nuk më han luli për kta?.

Ndërkohë, ish-ministri i qeverisë së Haradinajt në një postim në rrjetet sociale, ka zbardhur dialogun në versionin e tij.

?Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent: Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi. Lideri Y: Nuk asht veç pun? takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin. Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje: Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty?, ka shkruar Selimi.

Lajmet e fundit nga