LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mentor Kikia/ Përse nxitojmë drejt Ferrit, atje ka vende plot!

10 Gusht 2021, 17:20, Opinione CNA
Nga Mentor Kikia/ Përse nxitojmë drejt Ferrit, atje ka vende plot!

Kjo foto është bërë prej 24 orësh dëshmia e apokalipsit të zjarreve në Shqipëri. Është mali ku kalon tuneli i Rrugës së Kombit, ne Kalimash. Në fakt ajo që po digjet aty nuk është më një pyll, aty po digjet toka tashmë.

Kjo është një zonë malore, midis Leshës, Kukësit dhe Pukës, ku shtriheshin deri para 30 vjetësh masivet pyjore më të mëdha në vend. Ka qenë zemra e pasurisë pyjore të Shqipërisë. Kur kam kaluar për herë të parë rrugës së vjetër për në Kukës, në 1999?. çfarë barbarie. Male sa të ?hante? syri, me drurë gjigandë të prerë, të rrëzuar përtokë e të lënë ashtu. Hapësira pa fund të djegura, gjysmë të djegura?

Pyje që priteshin e më pas u vihej flaka për tu hequr nga fondi pyjor. Pri, digj, shkatërro, ngarko anijet dhe dërgo lëndë drusore në Itali… Qeveritë dhe barbarët bashkëpunonin në mënyrë të përkryer, në përpjekjen e suksesshme të shkretimit të natyrës. Asnjë armik nuk do të ishte sjellë ashtu me pasurinë natyrore të një vendi. Në kushtet e një ndryshimi dramatik të klimës, malet nuk u ripërtërinë dot më, pemët nuk mbinë dot më. Aty u gjeneruan ca shkurre, tek-tuk ndonjë pemë dhe barëra të ndryshëm.

Asnjë i ndëshkuar. Asnjë përgjegjës. As zyrtar, as druvar. Ky zjarr ishte dora e fundit e një masakre që nisi 30 vjet më parë. Tani aty ka vetëm gurë. Dhe nuk do të ketë më kurrë pyll. Do të jetë një tokë e shkretë, përjetë. Së shpejti kështu do ta bëjmë të gjithë Shqipërinë.

Forca, nxitoni drejt ferrit barbarë!

Lajmet e fundit nga