LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria lulëzon në 3D”/ Qytetarët i përvishen Ramës: Shtëpia nuk ndërtohet nga çatia

9 Gusht 2021, 08:30, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me promovimin në një video 3D të projektit për Autoparkun e Elbasanit.

Një projekt i tillë është njoftuar pak ditë më parë dhe sot kryeministri e ka risjellë ne vëmendje me anë të një postimi ne rrjetet sociale.

?Mirëmëngjes dhe me një tjetër ëndërr nga ato që kanë hyrë në rrugën e realizimit, Autoparkun ultramodern të Elbasanit, projektuar në bashkëpunim me FIA-n, nën udhëheqjen e drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe, e kujdesin e Presidentit Jean Todt, ju uroj një javë të mbarë?, shkruan Rama.

Ndërkaq qytetarët, të cilët janë të shumtë që ndjekin Kryeministrin në rrjete sociale, kanë reaguar të rebeluar, jo se janë kundër projektit, por sipas tyre vendi ynë ka probleme më emergjente për t?u zgjidhur.

Ata shprehen se janë të lodhur nga propaganda 3D e kryeministrit.

Papunësia, pensionet, pagat, infrastruktura, janë vetëm disa nga shqetësimet e pakta që kanë ngritur qytetarët.

?Shiko të ndihmosh njerëzit se nuk kanë të hanë, rroga, pensioni, ndihma sociale janë shumë të ulta?Shpia nuk fillon të ndërtohet nga çatia?Komentuesit duan llaç për të ngrënë dhe jo zhvillim të vendit?Populli ka problem lidhur me sistemin ekonomik, social për atë duhet të mendosh?.

Janë këto disa nga kritikat dhe shqetësimet e qytetarëve që ngrenë në rrjetin social të Kryeministrit Rama, i cili është shumë aktiv.

Të tjera problem që i prezantohen Kryeministrit janë gjendja e spitalit të Lushnjës, mungesa e rrugës Vau i Dejës-Koman, zjarret dhe ndërhyrja e vonshme e autoriteteve për shkak të mugesës së infrastrukturës, si helikopterë edhe të tjera.

? Ëndërra e çdo shqiptari është që të bëhen rrugët sepse bie brenda në gropa..na kënaqe duke e parë Shqipërinë në 3D asgjë s?ke filluar dhe s?ke mbaruar?. edhe autoparku me një korsi?….Sa bukur duket ne 3D, jahte do ketë në lumin e Zarranikës?… Bravo për legalizimin falas të kepit të Rodonit, ia kishit gjetur pronarin?, shkruajnë qytetarët, sa duke pasqyruar realitetin dhe sa duke ironizuar viodet 3D të kryeministrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga