LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbërthehet “skema”/ Si tentuan të arratisen Çekaj dhe Pjetri nga ‘313-a’

8 Gusht 2021, 18:57, Aktualitet CNA
Zbërthehet “skema”/ Si tentuan të arratisen Çekaj

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se dy të dënuarit për grabitje dhe trafik kokaine, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kanë bashkëpunuar në tentativën e dështuar për t?u arratisur nga burgu 313.

Sipas saj, ata dyshohet se kanë shfrytëzuar situatën e stisur nga një i paraburgosur tjetër i cili ka tentuar të presë damarët e dorës dhe ky episod ka tërhequr mjaftueshëm vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilët kanë shkuar menjëherë për t?i dhënë ndihmën mjekësore.

?Dyshohet që tentativës para arratisjes ka paraprirë një incident i kryer nga një i paraburgosur tjetër, i cili ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor?, njofton drejtoria.

Gjatë tentativës për të dalë prej aty, dy të paraburgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet theksojnë se situata në burgun 313 është në kontroll të plotë, kurse tre të paraburgosurit, që u bënë protagonistë të skemës së dështuar të arratisjes po mbahen në vëzhgim të veçantë.

Lajmet e fundit nga