Connect with Us

Vetëm Tit Vasili mund ta anullojë koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë!

Satire Politike

Vetëm Tit Vasili mund ta anullojë koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë!

Publikuar

-

Pasi ka dështuar protesta e dyshes më qesharake të parlamentit shqiptar Gjuzi – Jenisheri, të cilës i mbaroi mandati me zgjedhjet e 25 prillit, tani ka mbetur vetëm një mundësi për ta anulluar koncertin e këngëtarit të famshëm serbo-boshnjak Goran Bregoviç në Korçë, planifikuar në kuadër të Festës së Birrës.

Kjo mundësi e ka emrin Tit Vasili.

Po, po, mos u çudisni, vetëm “ylli” i LSI-së, Tit Vasili i Monikës mund t’ia prishë koncertin Goran Bregoviçit.

Vetëm duhet që deputeti më i votuar i parlamentit që do të nisë punën në shtator, të shkojë atë natē në Korçë dhe në të njejtën orë të organizojë edhe ai një takim, ku patjetër duhet të mbajë edhe një fjalim.

Të jeni të sigurtë që mijëra qytetarët e pranishëm do ikin nga koncerti i Bregoviçit e do shkojnë të ndjekin Tit Vasilin në fjalimin e tij, pasi oratoria brilante e deputetit më të votuar të LSI-së i magjeps dhe i argëton qytetarët.

LEXO EDHE:  U kap me disa doza kokainë gati për shitje/ Në pranga një 53-vjeçar në Korçë

Petrit Vasili do të bëjë mirë që të marrë me vete edhe 362 votuesit e tij, sepse kjo do të frymëzonte edhe qytetarët e Korçës dhe shumë të tjerë nga e gjithë Shqipëria për të bërë të mundur dështimin e koncertit të Bregoviçit.

Në këtë mënyrë zgjidhet edhe halli i “patriotëve” të thekur pas patriotizmës që nuk e duan Bregoviçin në Korçë, teksa do të gjejnë si alternativë më të mirë star – simbolin e të rinjve, Petrit Vasilin e LSI-së.

Ndërkaq, Petrit Vasili jo vetëm bën një shërbim të madh patriotik duke ia prishur koncertin Bregoviçit në Korçë, por edhe i dërgon një mesazh paraprak shkollëpakut të qeverisë, që të kuptojë se çfarë e pret me fillimin e punimeve të parlamentit, pasi do të ketë përballë jo një njeri dosido, por më të votuarin e zgjedhjeve të 25 prillit me 362 vota gjithësej!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Satire Politike

FOTO-Basha tallet me realitetin/ Rrjeti “shpërthen” në meme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të qeshurat e kreut të PD, Lulzim Basha në parlament me fjalimin e deputetit Sajmir Korreshi, janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Disa prej faqeve më të shikuara dhe njohura në rrjetet sociale, kanë realizuar meme me ndodhinë e fundit në parlament.

Teksa deputeti Korreshi tregonte situata problematike në qytetin e Lushnjes, kryetari i PD, nuk mbante dot të qeshurat.

LEXO EDHE:  Konflikti/ Plagoset 35 vjeçari në Korçë, në kërkim autori

LEXO EDHE:  Konveta e LSI/Kush është personaliteti i rëndësishëm që mungoi?



Ky moment është kthyer në meme dhe Lulzim Basha është bërë edhe një herë tjetër “viral”.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Basha fle gjumë në këmbë/ Gazment Bardhi e sheh me ëmbëlsi

Publikuar

-

Nga

Ëndrrat e Bashës me Kryeministër/ Kreu i PD, i zhdukur që prej një jave

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shfaqur sot duke shkuar në Kuvend, i përgjumur.

Basha është fotografuar teksa ecte me sytë mbyllur, duke dhënë kështu një mesazh se të mbyllur do t’I ketë sytë edhe në Kuvend, ashtu siç ka bërë këto tetë vite kur e la PD në mes të rrugës, në Opozitë, pas asnjë lloj pushteti.

LEXO EDHE:  PS kryeson bindshëm në Elbasan/ LSI shkon për skrap

LEXO EDHE:  Konveta e LSI/Kush është personaliteti i rëndësishëm që mungoi?

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi , i cili në foto duket që e sheh me ëmbëlsi dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD, Afred Rushaj që e ndjek nga pas, Basha e ka marrë gjumin me vete në Kuvend.

Më poshtë po sjellim foton e Bashës, ku duke ecur fle edhe gjumë./CNA.al



 

 

 

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

E pabesueshme/ CNA.al letër urgjente Kuvendit të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sot në mesditë, duke parë seriozitetin e situatës në lidhje me Kuvendin dhe atë çfarë presin qytetarët, CNA.al ka vendosur të çojë publikisht këtë letër.

Të nderuar drejtues aktual të Kuvendit, zyrës së Protokollot, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryetarit në detyrë, zotit Gramoz Ruçi.

Pra, të gjithë funksionarëve që po merren me përgatitjen, e nesërme.

Pra, sesionin e 10, në datën 10, në orën 10. Ku parlamenti pret me ankth a do hyjë apo nuk do hyjë Doktori, çfarë do të ndodhë nesër.

Se Luli ka gati nja 10 ditë që nuk flet. Është mbyllur në zyrë dhe rri vetëm me Gaz Bardhin.

Por, CNA.al për të kaluar këtë situatë, ka një kërkesë.

Ju lutemi që nesër himnin në Kuvend të mos e vini me regjistrim, siç bëni zakonisht. Pra, të shtypni një kasetë, të ngriheni në këmbë dhe të betoheni për “mëmëdhenë”.

LEXO EDHE:  PS kryeson bindshëm në Elbasan/ LSI shkon për skrap

LEXO EDHE:  Korce/ Kandidati Gjergji Mero takim me tregetaret

Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë.



Duke qënë se Luli po kthehet në parlament dhe ka dy vite që ka ikur rrugëve, ka mësuar dhe të këndojë himnin. Ju lutemi, a mundet ta këndojë Luli himnin?

Të vendoset që himni të këndohet nga kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend. Gjithashtu të ndryshohet rregullojra me një pikë shtesë.

Ne jemi të sigurt se këngetari do jetë i njëti edhe për 12 vitet e ardhshme.

Ka për t’iu kënduar një himn, që do ta qajë me lot.

Lërëni Berishën, lërini punët e tjera. Por, ju lutemi a mundet ta këndojë himnin Luli?

Kjo do të ishte një fitore e madhe për të dhe për demokracinë në Shqipëri, pas 30 vitesh tranzicion./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: