LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Si ndryshon moti gjatë javës së ardhshme

8 Gusht 2021, 13:25, Sociale CNA
Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Si ndryshon moti gjatë

Kjo fundjavë sjell ulje të lehta të temperaturave ku maksimumet pritet që të zbresin në 37 gradë.

Meterologu Hakil Osmani bëri me dije se deri në datën 20 gusht do të mbizotërojnë temperaturat nga 37-38 gradë, duke shtuar se nuk përjashtohet mundësia që temperaturat të shkojnë sërish 40 gradë, edhe pse do të jenë ditë të pakta më këto vlera.

?Sa i përket vlerave termike në ndryshim nga mesjava që kaluam kjo fundjave ka sjellë një freskim të vlerave termike duke bërë që maksimumet të zbresin në 37 gradë celsius në territorin shqiptar.

Në fakt vlerat 37-38 mbeten deri në datën 20 gusht dhe nuk përjashtohen ditë të pakta ku vlerat termike do të shkojnë në 40 gradë celsius , por do të jenë ditë shumë të pakta dhe jo i gjithë territori shqiptar do të përjetojë ritme të ndjeshme të vlerave termike, por vetëm në disa lokalitete në zonat qendrore të territorit shqiptar.

Sa i përket reshjeve të shiut edhe kjo fundjavë ka qenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe pritet që fillim java të jetë kryesisht me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore herë pas here do të kemi kalim të vranësirave që do të jenë të përkohshme dhe që nuk do të sjellin reshje. Sa i përket ditëve të mbetura të këtij gushti, pritet që vranësirat që herë pas herë do të shfaqen në zonat malore, mund të krijojnë mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu, por shumë të pakta.

Gjithashtu mesjavën që vjen pritet të kemi një rritje të ndjeshme dhe zonat me temperatura më të larta pritet të jenë zona e qarkut të Elbasanit, qarku i Beratit.

Pjesa tjetër e vendit pritet të jetë me temperatura më komode. Pas datës 20 gusht presim që vlerat termike të afrohen shumë afër vlerave normale sa i përket muajit gusht, por nëse do të ketë ardhje të masave ajrore nga veriu i kontinentit afrikan nuk  përjashtohet mundësia e rritjes së vlerave termike në territorin shqiptar?, tha Osmani.

Lajmet e fundit nga