
Përse SHBA i ka shpallur luftë Sali Berishës?
Nga Mentor KikiaSezoni i ri politik mund të jetë më interesa...
Nga Denis Dyrnjaja
Ky rasti i Bregoviçit dhe një vale reagimi i disa prej personazheve publikë në rrjetet sociale na tregoji qartë sesa sipërfaqësorë dhe hipokritë jemi si shoqëri në tërësi. S’dua të merrem fare me atë që përfaqëson këngëtari serb. A është ai një antishqiptar apo jo?! Në çdo rast ai në Shqipëri vjen si këngëtar, jo si paramilitar. Vjen për të kënduar dhe jo për parulla poltike. Dhe duke parë këtë debat publik që ka shpërthyer për prezencën e Bregoviçit në Shqipëri, sigurisht me ose pa dashjen e tij (nëse do e marrim në kontekst qëllimkeq ai prapë e arriti objektivin), shqiptarët po grinden mes tyre për një serb, sikurse ka ndodhur në kohëra. Në Prishtinë e Tiranë shqiptarët grinden mes tyre për serbët, e serbët shohin teatër falas me grindjen tonë.
Dua të ndalem pak te patriotët tanë të ketejshëm kufirit, të cilët e dinë fort mirë se tema të tilla kanë ndjeshmëri kryesisht populiste dhe i përdorin ato jo se ua ndjen shumë për Bregoviçin, por se kanë nevojë për vëmendje e protagonizëm.
Ta lëmë pak Bregoviçin dhe kalojmë në disa realitete që kërkojnë vërtetë patriotizëm dhe angazhim dhe jo dëngla me statuse në rrjetet sociale, sa herë vjen në Shqipëri ndonjë këngëtar grek a serb. Ku struken këta atdhetarët e patriotë, kur është fjala për problemet jetike për shqiptarët?!
Nuk pretendohet të organizojnë e dalin në protestë në rrugë, se janë të zënë tërë ditën me hallin e shtimit të ndjekësve në FB e Instagram. Fjala vjen ku është reagimi i këtyre patriotëve për sigurinë ushqimore, për ajrin e ndotur, për ujin e pijshëm, për sigurinë rrugore që po merr etë njerëzish sikur të ishim në luftë?!
Pse nuk revoltohen a solidarizohen këta pseudoatdhetarë për kushtet e pleqve në azile e për fëmijët jetimë?!
Kur ka qenë hera e fundit që të ishin bashkë për një kauzë jetike për popullin, për veten e vendin e tyre?
Personalisht as nuk kam ndonjë simpati për Bregoviç dhe as nuk e kuptoj dhe ftesën për të, se mund të kishte plot zgjidhje të tjera. Por ama kjo vala pseudonacionaliste është e neveritshme.
Ne po bëhemi njëlloj si serbët në këtë rast, po mbjellim urrejtje dhe ndasi, në vend se të promovojmë paqe e qytetari.
Arti e sporti i bashkon dhe duhet t’i bashkojë popujt e kombet, jo të mbjellë përçarje e cila induktohet në mënyrë spekulative nga politika. Në këtë valë pseudopatriotike janë përzier fatkeqësisht “kërpudhat” e rrjeteve sociale që mbijetojnë me pseudokauza dhe një pjesë tjetër që gjendet gjithnjë e angazhuar për inerci.
Patriotizmin kemi mundësi ta shfaqim për 365 ditë të vitit për një qeverisje më të mirë, por nuk e bëjmë, për një jetesë më të mirë, por nuk e bëjmë, për një siguri jete më të madhe, por nuk e bëjmë, për një ekonomi, shëndet e arsim më kualitativ, por nuk e bëjmë, për një shtet me më shumë dinjitet por nuk e bëjmë. Dhe kur nuk bëjmë asgjë nga këto kapemi pas një qimeje për ta bërë tra dhe mbi këtë tra, të rrinë sipër patriotët proletarë që i bashkon kazua si pseudoatdhetarë. Histori e pakuptimtë e paarsyeshme dhe krejtësisht e rrejshme. Bregoviç do vijë e ikë, dhe ne thjeshtë do mbetemi viktimë e shprehjes: Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve, duke i bërë një shtojcë edhe e hipokritëve dhe pseudopatriotëve.
Se desh harrova bëni ndonjë kontribut patriotik. Juve të indinuarit që keni portale e faqe me ndikim në rrjetet sociale ndërmerrni një fushatë për grumbullimin e fondeve ndërsa ju të tjerët që merreni me art organizoni ndonjë një koncert ku me te ardhurat që do grumbulloni të blini një zjarrfikëse. Ky është akt patriotik dhe një akt shumë i madh simbolik për vendin. Të tjerat janë histeri kolektive pa bereqet!/CNA.al
Nga Mentor KikiaSezoni i ri politik mund të jetë më interesa...
Nga Naser AliuUnë kërkoj ndjesëUnë nuk gjeta asnjë mendim ku...
Nga Mero BazeKa tri kategori njerëzish që po tentojnë të kri...
Nga Albert LovatoKur erdhi Nottis në Tiranë çfarë nuk...
Nga Anila JolePër shkak të debatit të ndezur së fundi bashkë...
Nga Arian GaldiniA e mbani mend sesi nisi e gjitha kjo?Pak v...
Kurrë shqiptarët nuk kanë qënë kaq të përçarë, sa kët...
Fatëkeqësisht, krahas pandemisë, RSh është duke u përballur ...
Nga Ben Andoni Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeminis...
Nga Andi Bushati Sali Berisha me sa duket ka vendosur të ado...
Eksperti i Ekonomisë Azmi Stringa ka komentuar deklaratat e ...
Nga Artur AjaziSali Berisha përfundimisht ka fundosur Partin...
Nga Habjon HasaniViti 2021 është i katërti vit i përpjekjeve...
Helikopterët i kemi në remont në kulmin e emergjencës. Kreu ...
Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një t...
E dini ju sa vjeç jam unë? Mos më shikoni kështu tê d...
Pordha nuk pirdhet dokudo. Pordha pirdhet ku pordha vlerësoh...
Nga Denis DyrnjajaAmerika e ruajti Shqipërinë shekullin e ka...
Çdokush tjetër në vend të tij të paktën do të heshte,...
Një 42 vjeçar me problem të shëndeti...
Autori i vrasjes para krimit Disa foto të autorit ...
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi N...
Policia italiane Policia italiane ka arrestuar ditë...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici ka ...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Në tregun valutor, dollari sot këmbehet në blerje me 111.8 L...
Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e r...
Parashikimi i motit Shërbimi Meterologjik Ushtarak...
Pensionistët në Postë Rreth 2 mijë...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe 1 Simptomat e p...
Shqipëria mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe ...
Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përm...
Denoncuesi Kristaq Qiqi Kristaq Qiqi ka blerë nj&e...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të M...
Foto e rrugës Alla Teksa qeveria dhe bashkia e Tir...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në S...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën ...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurin&eum...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipëri...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...