LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prona me para të krimit/ Zgjerohen skandalet dhe bëmat e drejtorit të Rilindjes

7 Gusht 2021, 09:41, Aktualitet CNA
Prona me para të krimit/ Zgjerohen skandalet dhe bëmat e drejtorit

Ish-drejtori i Postës në Korçë, Valter Gora u arrestua me 15 Korrik 2021,  për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Gora dyshohet se ka përfituar 23 milionë lekë përmes kontratave fiktive të qiramarrjes të ambienteve që përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq dhe Pogradec.

Tre javë pas arrestimit të tij, drejtësia ka bërë një tjetër lëvizje ndaj Goros, i cili nën siglën e Partisë Socialiste ka mbajtur poste të ndryshme shtetërore.

Sot njoftohet, se Gjykata e Korçës, ka marrë vendim për  vendosjen e sekuestros preventive ndaj një prone në qytetin e Pogradecit.

Bëhet fjalë për një lokal shërbimi, në pronësi të shtetasit Valter Goras.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasit Valter Goro, janë investuar në blerjen e këtij ambienti, i cili ishte në përdorim të filialit të Postës Shqiptare.

Këtë ambjent ai ia lëshuar Postës Shqiptare me qira.

Ndërkaq, dyshohet se Gora mund të ketë fshehur edhe pasuri të tjera, duke i vënë me emra të tjerë si të familjarëve apo dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Valter Gora është lakuar edhe më herët për keqpërdorim detyre.

Zyrtari socialist dyshohet se i konsideronte institucionet ku punonte si prona private dhe i përdore për të shtuar pasurinë e tij.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, fillimisht i cili e ka kapur me shkelje zyrtarin socialist në vitin 2016.

Ishte koha kur Valter Gora, ushtronte detyrën e drejtuesit të Ujësjellës-Kanalizime në Pogradec. Gjetjet e KLSH-së ishin alarmante që nga punësimi i familjarëve, shpërdorimi i fondeve e të tjera.

Por në atë kohë gjithçka ra në vesh të shurdhër edhe nuk u krye asnjë hetim nga drejtësia. Përballë drejtorit të Rilindjes, drejtësia duket se i ka pasur duart e lidhura.

Jo, se sot i janë zgjidhur, por duke qenë më shumë se tetë vite në pushtet dhe korrupsioni është shtrirë në çdo institucion, socialistët po dorëzojnë njërin-tjetrin tek drejtësia.

Dy vite pas alarmit që dha KLSH, Gora, është bërë sërish objekt i mediave.

Ai u denoncua nga emisioni investigativ ?Ajsberg?, për pazare në kurriz të institucionit që drejtonte.

Një makinë Range Rover Sport, e cila ishte  blerë për 22 mijë euro në Itali nga Valter Gora dhe ?Gora sh.p.k? u shit rreth 11 mijë euro tek A. Ç., i cili më pas të njëjtën makinë ia shiti sërish Valter Gorës, por këtë herë në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujsjellës-kanalizimit Pogradec, për një çmim 5 herë më të lartë, pra rreth 75 milionë lekë të vjetra.

Më 13 gusht 2013, Gora e kishte regjistuar fuoristradën në bashkëpronësi të Gora sh.p.k. AA444IR, dhe pas më shumë se dy vite përdorim e ka shitur tek A.Ç., i cili kishte një servis elektroauto në Buçimas.

Sipas ?Ajsberg?, më 5 nëntor 2015 është bërë kërkesa drejtuar drejtorit të UKP, Valter Gora, për blerjen e një makine fuoristradë 4X4, me jo më shumë se 30-40 mijë kilometra, me qëllim transportin jo vetëm të punonjësve për në zona të vëshira malore, por edhe të materialeve të punës.

Ai e ka firmosur për të filluar kërkimet për një makinë të tillë, dhe më pas kësaj ofertuesi i vetëm ishte A. Ç., e për çudi oferta ishte ish-makina e Goros./CNA.al

Lajmet e fundit nga