Connect with Us

La shtatzanë 20 vjeçaren me aftësi të kufizuara/ Gruaja e 56 vjeçarit përgënjeshtron Policinë

Kronika

La shtatzanë 20 vjeçaren me aftësi të kufizuara/ Gruaja e 56 vjeçarit përgënjeshtron Policinë

Publikuar

-

/

Policia arrestoi pasditen e djeshme 56-vjeçarin Petrit Arapi nga Roskoveci pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të re me aftësi të kufizuara duke e lënë atë shtatzënë.

Në një prononcim për abcnews,  bashkëshortja e Arapit thekson se nuk ka dijeni për një akuzë të tillë dhe se bashkëshortin ia mori dje policia pasi kishin djegur lëndë narkotike të mbjellur në tokën e tij.

Unë nuk di gjë për këtë që thoni ju. Erdhi dje policia dhe kërkoi në shtëpi për drogë. Pastaj më thanë që e morën burrin se kishin gjetur drogë tek tokat. Nuk kam dijeni për këtë akuzë dhe ne nuk kemi një fqinje me aftësi të kufizuara këtu”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Policia Rrugore me dorë të hekurt ndaj shoferëve/ Pezullon 62 leje drejtimi

Petrit Arapi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.   “Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Merreni seriozisht, do të jem i ashpër me ata që abuzojnë”/ Gledis Nano iu “tërheq veshin” policëve

Publikuar

-

Nga

cna lajjme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave që operojnë në qarkun e Gjirokastrës.

Nano ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e këtyre strukturave dhe rezultatet e arritura në drejtim të krimeve kundër personit e pronës, në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe kontrabandës, si dhe në parandalimin e kontrabandimit të migrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit grek.

Gjithashtu Nano ka theksuar se viti 2022 është viti i sfidës për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe për këtë kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë strukturat, për të parandaluar kultivimin e kanabisit, zero kanabis në 2022, pasi kjo është sfidë personale e tij dhe e strukturave që drejton. Nano është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do të implikohet në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike apo të përkrahjes së autorëve që kultivojnë bimë narkotike, trafikojnë apo shërndajnë lëndë narkotike në doza.

Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo.

Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj. Ne jemi shërbërtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë”, ka thënë Nano.

LEXO EDHE:  RENEA “zbarkon” në Pukë/ Gjenden parcelat me kanabis

LEXO EDHE:  Kapet një zetor në Kurbin/ Ishte ngarkuar me një skaf dhe kanabis



Më tej Nano ka theksuar se parandalimi i krimeve kundër personit dhe pronës në qarkun e Gjirokastrës është shumë i rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjithashtu si shumë të rëndësishme, ka vlerësuar edhe marrëdhënien mes Policisë dhe qytetarëve.

“Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjuni në kohë, parandaloni konfliktet, parandaloni krimin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetjen maksimale të qytetarëve.

Jam i kënaqur që dëgjova nga prefekti i qarkut, që puna e strukturave të Policisë Gjirokastër është e vlerësuar nga qytetarët, besimi i qytetarëve është rritur ndaj strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Gjirokastrës dhe ky është një ogur i mirë për të vazhduar që gjatë vitit 2022, ta fitojmë akoma më shumë këtë besim, për të bashkëpunuar më mirë.

Performanca e çdo punonjësi të Policisë do të vlerësohet së pari nga qytetarët, nga mënyra se si do silleni dhe si do t’u ofroni shërbimin atyre, duke filluar nga pikat doganore, policia rrugore, patrullat e përgjithshme, pra të gjitha strukturat të jenë në unison, duke patur në plan të parë qytetarin dhe të vlerësojmë se jemi këtu vetëm për t’i shërbyer qytetarit”, është shprehur Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me thikë duke kërcënuar/ Ndalohet 35 vjeçari që po tentonte të vidhte argjendarinë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë janë njoftuar sot se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, në Durrës, nën kërcënimin e një thike.

Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

LEXO EDHE:  Ish-ministri ja thotë troç Ballës/ ‘Do të dështosh’

LEXO EDHE:  Rama i dha leje për të shëtitur/ Policia porosit pensionistët: Mos u ulni në grupe nëpër parqe



Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Blofi me Bitcoin/ Gjykata “shfryn” operacionin e Policisë

Publikuar

-

Nga

Abuzoi me vajzën e mitur të bashkëjetueses/ Lihet në burg 39-vjeçari

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë sot Rramush Dumanin, Ardian Çekiçin dhe Liserxhio Xhaferrajn, të tre të arrestuar për prodhimin e kriptomonedhave

Gjyqtarja Flora Hasimi, ka vendosur  vendosi ‘detyrim paraqitje’ përtë tre.



Ata u arrestuan me bujë nga Policia tre ditë më parë, në një kohë që nuk kishin shkelur asnjë ligj dhe kompanitë ku punonin ishin të regjistruara në QKB.

LEXO EDHE:  RENEA “zbarkon” në Pukë/ Gjenden parcelat me kanabis

LEXO EDHE:  Fundjava shton fluksin e automjeteve/ Policia bën "namin" me gjoba, arrestohen 11 shoferë

Vendimi i Gjykatës ka shfryrë “operacionin e bujshëm” të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE