Connect with Us

Shtohet lista e kompanive që u kërkojnë punonjësve të vaksinohen

Bota

Shtohet lista e kompanive që u kërkojnë punonjësve të vaksinohen

Publikuar

-

/

Kompania e fluturimeve, United Airlines ka informuar punonjësit se duhet të bëjnë vaksinën deri në fund të tetorit, duke u bërë e para shoqëri e madhe fluturimesh që vendos një mandat të tillë.

Në një letër dërguar punonjësve, shefi ekzekutiv i kompanisë Scott Kirby dhe presidenti i saj Brett Hart thanë se e kuptojnë që disa punonjës mund të jenë kundër këtij vendimi, por “faktet janë të qarta: të gjithë janë më të sigurtë nëse të gjithë janë të vaksinuar”.

Punonjësit që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën do të pushohen nga puna. Kompania tha se do të lejojë përjashtime për arsye fetare apo shëndetësore, por do të kërkojë dokumentacionin e duhur që ofron shpjegime për këto përjashtime.

LEXO EDHE:  A kanë BE-ja, SHBA-ja dhe Britania një plan për Kosovën?

Kompania United ka rrreth 67,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara. Ajo thotë se rreth 90% e pilotëve dhe 80% e ekuipazhit shoqërues janë tashmë të vaksinuar.

Kjo kompani i shtohet një liste në rritje me punëdhënës që kanë vendosur mandate të detyrueshme për vaksinat. Në fillim të javës, kompania Microsoft njoftoi se do t’u kërkojë punonjësve të ofrojnë dëshmi të vaksinimit para se të futen në zyrë.

Të martën, Tyson Foods, një nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në botë, tha se u ka kërkuar punonjësve të jenë plotësisht të vaksinuar.

Qeveria federale tha në maj se ligji e lejon që bizneset t’u kërkojnë punonjësve të vaksinohen./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë/ Blinken bisedë telefonike me Lavrov, zbardhen detaje

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë të mërkurën Ukrainën. Vizita vjen në një kohë kur bisedimet e javës së kaluar me Moskën kanë arritur në një ngërç, si dhe mes shqetësimeve të Uashingtonit, se Rusia po përgatitet të sulmojë Ukrainën.

Departamenti i Shtetit njoftoi sot se kryediplomati amerikan do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Ndërkohë Sekretari Blinken zhvilloi një bisedë telefonike sot me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhej se zoti Blinken theksoi rëndësinë e vazhdimit të një rruge diplomatike për të ulur tensionet lidhur me shtimin e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.

Sekretari Blinken përsëriti angazhimin e palëkundur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nënvizoi se çdo diskutim lidhur me sigurinë evropiane duhet të përfshijë aleatët e NATO-s dhe partnerët evropianë, përfshirë Ukrainën.

Pas vizitës në Kiev zoti Blinken do të udhëtojë drejt Berlinit për një takim me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, që do të pasohet nga një takim i Katërshes Transatlantike, një format që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.



LEXO EDHE:  Tillerson: Marrёdhёniet me Rusinё nё njё “pikё kritike”

LEXO EDHE:  Lobimi rus i Bashës/ Prokuroria: Kemi 2 letërporosi nga SHBA

Zoti Blinken do të: “diskutojë angazhimet e fundit diplomatike me Rusinë dhe përpjekjet e përbashkëta për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës, duke përfshirë gatishmërinë e aleatëve dhe partnerëve për të vendosur sanksine të ashpra me kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë”, thuhej në deklaratë e DASH-it.

Ndërkohë të hënën një delegacion ligjvënësish amerikanë vizitoi Kievin, dëshmi e mbështetjes për Ukrainën.

Senatorja demokrate Amy Klobuchar, i tha Shërbimit Ukrainas të Zërit të Amerikës, se pjesë e delegacionit janë demokratë dhe republikanë me pikëpamje shumë të ndryshme politike, por që mbështesin Ukrainën. Ajo tha se nëse Vladimir Putin bën një zgjedhje të pabesë dhe antidemokratike, duke sulmuar Ukraninën, do të përballet me sanksione të ashpra e të menjëhershme.

Nga ana e tij Senatori republikan Kevin Cramer tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të qendrojnë duarkryq nëse ndodh diçka. Por ai shtoi se Uashingtoni po kërkon një zgjidhje për të shmangur konfliktin.

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Moskën se do të përballet me pasoja të forta ekonomike nëse sulmon fqinjin e saj. Rusia, e cila ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në kufi me Ukrainën ka mohuar se po planifikon ndonjë sulm./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Arrihet marrëveshja/ Bullgaria nuk do ta kontestojë emrin “Maqedoni e Veriut”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se me homologun e tij bullgar kanë arritur marrëveshje që Bullgaria të mos kontestojë emrin e shkurtër “Maqedoni e Veriut”, raporton Alsat.

“Sot arritëm pajtueshmëri se po hymë në një dinamikë të intensifikuar me qellim të zgjidhjes së çështje të hapura. Me zotin Petkov arritëm marrëveshje që Bullgaria të shfrytëzoj ermin e shkurtër Maqedonia Veriore, njësoj sikurse edhe emrin e gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se Bullgaria nuk do ta pengoj emrin e shkurtër në ndonjë proces bilateral, dhe për këtë ka njoftuar Kombet e Bashkuara”, tha Kovaçevski.

Kreu i qeverisë që mori dje votëbesimin në Parlament thekson se kjo paraqet një kapitull të ri për të ardhmen e vendit.

LEXO EDHE:  Mbrojtja nga vaksinat kineze?/ Tomini shpjegon efektivitetin e saj

LEXO EDHE:  Tillerson: Marrёdhёniet me Rusinё nё njё "pikё kritike"



“Kemi një qëllim që të krijojmë të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Kjo vizitë përkon me 30 vjetorin e njohjes së vendit tonë me emrin zyrtar nga ana e Bulgarisë”, tha Kovaçevski duke paralajmëruar njëherit dhe mbledhjen e dy qeverive e cila do të realizohet më 25 janar.

“Më 25 janar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, do të formohen grupe pune që do të punojnë në projekte konkrete dhe në ndërtimin e raporteve më të mira për një të ardhme më të mirë. Presim që së shpejti të realizohen iniciativat të cilat i ka paralajmëruar vetë Petkovi”, tha Kovaçevski.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidentohet autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë në Bullgari

Publikuar

-

Nga

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë kanë përfunduar në spital në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit, raporton Gazeta Express.

Mediat bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.

LEXO EDHE:  Lobimi rus i Bashës/ Prokuroria: Kemi 2 letërporosi nga SHBA

LEXO EDHE:  Silva Bino: Vaksina i duhet edhe personave që e kanë kaluar Covid-19



Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e goditi kamionin dhe ai doli nga rruga.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

LEXO TE PLOTE