Connect with Us

Zyrtare/ Blerim Krasniqin e prezantojnë si yll te skuadra e re

Sport

Zyrtare/ Blerim Krasniqin e prezantojnë si yll te skuadra e re

Publikuar

-

Sulmuesi Blerim Krasniqi u largua pas vetëm 1 sezoni si lojtar i Teutës teksa ditën e sotme është bërë zyrtar transferimi i tij tek skuadra e Gjilanit.

Krasniqi është prezantuar në një mënyrë spektakolare me një video mjaft të bukur të ideuar nga klubi kosovar. 25-vjeçari kaloi një sezon jo të mirë te durrsakët megjithatë luajti titullar thuajse të gjithë sezonin.

Trajneri Martini nuk e hodhi si titullarë në ndeshjet për Kupat  e Europës dhe sulmuesi zytarizoi përfundimisht largimin nga ‘’djemtë e detit’’.

Videoprezantimi nga skuadra e Gjilanit

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Tradhtia shokuese brenda familjes/ Historia shokuese e braziliani Hulk, tani pret një fëmijë me mbesën e ish-bashkëshortes

Publikuar

-

Nga

Hulk dhe bashkëshortja e tij Camila Angelo kanë njoftuar në rrjetet sociale se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. “Sot me një zemër plot mirënjohje ndaj zotit, vij të ndaj me ju se për herë të katërt jam bekuar me një fëmijë tjetër – shkroi sulmuesi brazilian në rrjetin social Instagram. “Zemra ime është e mbushur me kaq shumë lumturi dhe unë mundem të them vetëm faleminderit zot. Ne mezi po të presim, eja plot shëndet vogëlushi im”.

Hulk është duke pritur fëmijën e katërt: bashkëshortja është mbesa e ish-gruas



Marrëdhënia midis Hulk dhe Camila shkaktoi habi disa vite më parë, pasi Camila është në fakt mbesa e ish-gruas së sulmuesit të Atletico Mineiro, Iran Angelo. Të dy filluan të takoheshin në fund të vitit 2019-për t’u martuar në mars të vitit 2020-pasi 35-vjeçari brazilian përfundoi një lidhje 12-vjeçare me ish-gruan e tij vetëm disa muaj më parë.

Iran Angelo ka folur gjithmonë për “dhimbjen e madhe” që i shkaktoi marrëdhënia e ish-burrit me mbesën, duke akuzuar gjithashtu sulmuesin brazilian për tradhti. Ai gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat, duke e kritikuar gruan se “e ka trajtuar atë si një përbindësh”.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Eksperienca që as nuk filloi”, ish-futbollisti i Juventusit tregon pse nuk firmosi me Apoloninë

Publikuar

-

Nga

Një nga lajmet më të bujshme të verës së fundit ishte afrimi i një emri të njohur në pankinën e skuadrës së Apolonisë. Klubi fierak kontaktoi me Manuele Blasin, ish-mesfushor italian me një karrierë të pasur në klubet e Serisë A, mes të cilave edhe Juventusin, si dhe pjesë e përfaqësueses italiane.

Ai duhej të merrte drejtimin e fierakëve dhe në klub e bënë fakt të kryer akordin me të. Por Blasi nuk mbërriti kurrë në Shqipëri për të drejtuar skuadrën dhe si përfundim, zgjedhja e klubit ra mbi një tjetër italian, Juri Kanarsa.



Vetë Blasi ka shpjeguar shkurtimisht çfarë ndodhi dhe se ai në të vërtetë nuk kishte gjetur kurrë akordin me Apoloninë për të marrë drejtimin e fierakëve.

“Nuk ishin kushtet e duhura për të mbyllur akordin, ndaj preferova të heq dorë. Në fakt, ishte një eksperiencë e cila as nuk filloi”, thekoi ai për mediat në vendlindje, duke i vënë kapakun aventurës shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Pogba sfidon tifozin, Carrick ndërhyn për të qetësuar situatën

Publikuar

-

Nga

Një gol në minutën e 89′ dhe një penallti e humbur në të 95-ën, i ka dhënë tre pikët Manchester United në transfertën ndaj West Ham-it, megjithatë këto episode kanë qenë vërtetë të vështira për t’u kapërdirë nga tifozët vendas.

Në përfundim të ndeshjes, mesfushori Paul Pogba, teksa ishte duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes, është përfshirë në një debat verbal me një nga tifozët e “hummers”, dhe e ka sfiduar atë për disa sekonda.

Tifozi i acaruar vendas, i kërkonte francezit të mbyllë gojën, por Pogba e ka sfiduar me një mbajtje goje të hapur për disa sekonda, ndërsa më pas ka ndërhyrë ndihmës-trajneri i “djajve të kuq”, Michael Carrick, që ka tërhequr futbollistin drejt dhomave të zhveshjes, për të shmangur një acarim të mëtejshëm të situatës.



 

LEXO TE PLOTE