Connect with Us

Zjarri në Nartë/ Kryebashkiaku i Vlorës u bën thirrje qytetarëve

Aktualitet

Zjarri në Nartë/ Kryebashkiaku i Vlorës u bën thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet në oborrin e Teatrit/ Leli ikën në Itali

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli e ka konsideruar zjarrin në Nartë si të qëllimshëm.

Leli bën me dije se flakët janë vënë nën kontroll dhe krahas iu bën thirrje qytetarëve që të mos shkaktojnë më zjarre.

Një zjarrvënie e qëllimshme siç duket përsëri në zonën e depozitave në hyrje të Vlorës. Me mobilizimin e të gjitha forcave zjarrfikëse q kanë me shumë se 45 min që punojnë në territor, Policinë e Shtetit, të gjithë në krye të punëve për të fikur zjarrin.

Është venë në kontroll, ka ngelur vetëm një zonë që është në drejtim të zonës me ullinj, e cila po vihet në kontroll nga momenti në moment.

Thirrja dhe apeli ime është boll me zjarret sepse nuk ka më sens që sezon turistik papërgjegjshmëria njerëzore të shkaktojë një katastrofë të tillë dhe një situatë kaq të dëmshme në të gjitha aspektet, për punën e këtyre njerëzve që janë duke sakrifikuar nga mëngjesi në darkë prej kaq ditësh dhe mbi të gjitha për dëmin e madh që i shkaktojnë ministrisë së Turizmit“, tha Leli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja në Divjakë/ Flet vëllai i autorit: Ishin keq nga gjendja ekonomike, armën e kishte me leje

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi në familje që u shënua në Divjakë, ku burri vrau gruan dhe më pas vetën.

Vëllai i autorit ka folur për mediat duke bërë të ditur se çifti ishin keq nga gjendja ekonomike dhe kishin debatet e tyre lidhur me këto gjëra, por nuk mban mend që i vëllai të kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.



Në lidhje me armën e gjahut, vëllai i autorit tha se e kishte prej vitesh me leje.

“Punonin, por kishin ekonomi të dobët. Mua më lajmëruan hajde këtu se ka ndodhur diçka. Kishin probleme mbi ekonominë, por nuk di të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas. Armën unë di që e ka pasur me leje dhe e ka shumë të vjetër, ka vite që e ka blerë”, tha vëllai i autorit Hekuran Rrasa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Krijimi i Agjencisë për Mediat/ Reagon PD: Propagandë dhe censurë me vulë kryeministrore

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të krijuar Agjencinë për Mediat dhe Informim.

Duke e cilësuar këtë si një ogur të keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole shprehet se ky do të jetë mandati i propagandës dhe censurës se ligjëruar me vule kryeministrore.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ajo i bën thirrje shoqatave të gazetarëve, këshillit të medias që të reagojnë ndaj kësaj VKM.

Postimi i Jonila Godoles:



Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.

Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!
Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.
Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.

Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Zgërdhirja’ e deputetëve në Kuvend/ Korreshi gati fjalimi me ‘doza të forta’, leksion dhe për Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD Saimir Korreshi, fjalimi i të cilit shkaktoi të qeshura në sallën e kuvendit pak ditë më parë, mes të cilëve ishte edhe vetë kryedemokrati Basha por edhe ‘lulushjanët’ e tjerë, është përfolur sot se ka dhënë dorëheqjen.

Për këtë CNA.al, pyeti vetë Korreshin, i cili e mohoi në mënyrë kategorike, duke shtuar se ishte duke bërë gati fjalimin e radhës.

Korreshi tha se mandati është i lushnjarëve dhe dorëheqjen do e japi vetëm po e kërkuan ata, duke i dhënë kështu një leksion edhe kryedemokratit Basha.

“Nuk është aspak e vërtetë, është një triller, e para. E dyta, mandati s’është i imi, është i lushnjarëve, kështuqë vetëm kur ta kërkojnë atë do ta mund ta lë unë.

S’është diskutuar dhe as nuk e kam çuar ndonjëherë nëpër mend. Unë po bëj gati fjalimin e radhës.”

I pyetur se si do të jetë fjalimi i radhës, Korreshi u përgjigj ‘Me doza më të forta. Do të preken më fort të gjitha problematikat që ka Lushnja.

Ajo që thash unë nuk është as 0.1% e asaj prej të cilës vuan Lushnja. Lushnja është kthyer në fshatin e Fierit, që do të thotë, ka mungesë institucioni, mungesë përfaqësimi qëndrorë dhe lokal. Lushnja është lënë ‘sikur e kanë inat’, gjë që mua dhe lushnjarëve na ka irrituar gjithë kohës kjo pjesë.

Do fokusohet përsëri tek bujqësia dhe këto gjërat që prekin lushnjarët dhe që Lushnja ka zakonisht”, theksoi ai.

I pyetur nëse u ndje keq kur Basha ‘zgërdhihej’ në Kuvend, ndërsa ai mbante fjalimin, Korreshi tha se ishte keqkuptim dhe se përfaqëson vetëm ata që e kanë votuar.



Është një keqkuptim shumë i madh. Unë e kam sqaruar dhe dje, kështuqë për mua s’ka asnjë rëndësi. Unë përfaqësoj ata që më kanë votuar dhe nuk i stepem asnjë gjëje.

Ne gjatë gjithë darkës kemi pasur momente që kemi shkëmbyer batuta dhe ndoshta dhe kur hyri ato kanë qenë sipasoja. Për tjerat pyetet vetë kryetari”, përfundoi Korreshi./CNA.al

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE